Sheshi i pavarësisë
Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli
I kamë përcjell me vëmendje zhvillimet hapësinore dhe urbane në tërë Kosovën si edhe në kryeqytetin e saj Prishtinën,posaçërisht pas vitit 1999.
Lojërat e pa pranueshme që janë bërë këto dymbëdhjetë vite,nga aspekti profesional me qendrën e kryeqytetit nuk do ti shërbejnë për nderë askujt,por ato po ndodhin dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen,nëse ndiqet kjo politikë urbane në kryeqytet dhe nuk ndryshohet diçka në qasjen ndaj këtyre problemeve jetike për funksionimin urban të kryeqytetit.
Kur në qershor 2008 Kryetari aktual i Kuvendit Komunal organizoi një takim me arkitektët,urbanistët dhe të tjerët, në sallën e vjetër të Komunës e cila ishte e mbushur me profesionist të ndryshëm,çka tregonte interesimin e madh të tyre pasi shkas ishte rregullimit të qendrës së Prishtinës.
Mendova se ma në fund strukturat e reja komunale do të punojnë ashtu si punon e tërë bota e civilizuar,por kjo nuk ngjau !. Kishte propozime,sugjerime konstruktive nga shumë pjesëmarrës atëherë,se si duhej trajtuar problematikën komplekse të qendrës së kryeqytetit të Kosovës.
Gati të gjithë u pajtuan se duhet përgatitur dhe shpallur një konkurs ndërkombëtarë për projektin arkitektonik urbanistik të rregullimit të qendrës së Prishtinës. Kjo është një praktik e rëndomtë në qarqet intelektuale të kohës së sotme.
Pas tre viteve nga ai takim,Komuna na prezanton një projekt të një sheshi i cili mund të jetë vetëm një fragment i një tërësie urbane të qendrës së qytetit të cilën me siguri do të trajtojnin në konkurs së bashku me të gjitha monumentet e tjera të cilat janë të vendosura ne qendrën e vjetër të kryeqytetet (downtown). Kjo ide as që ka lidhje me konkurs të hapur ndërkombëtar,të thirrur apo të nivelit kombëtar,përndryshe duhej anuluar,pasi kishte vetëm një propozim projekt ideor.
Thjesht ia kanë ndërruar vetëm emrin nga tenderi në konkurs,me arsyetime të ndryshme se nuk po lejohet nga dikush i imagjinuar çka fare nuk përket me të vërtetën. Për të gjitha këto çështje kamë reaguar publikisht disa herë,përse arkitektët dhe urbanistët si tërheq qendra e Prishtinës,por e tëra si duket ishte e kotë.
Filluan lojërat tre vjeçare me publikimin e tenderëve për tre sheshe mu në qendrën e kryeqytetit thua se ajo nuk duhet të ishte një tërësi urbane e studiuar për të pasur një zgjidhje të dëshiruar. Si është e mundur të kemi tendere ndaras për sheshet Adem Jashari,Zahir Pajaziti,Sheshin e Pavarësisë që së bashku me përmendoret e Skënderbeut dhe të Nënë Terezës,duke harru se ato janë një tërësi të cilën e kemi trashëguar dhe të cilat duhej inkorporuar dhe harmonizuar. Kjo nuk mundet të arrihet me tendereapo konkurse alla kosovarçe.
Me shumë pak para ka pasur mundësi me vlerësuar kreativitetin e projektantëve urban e jo duke kushtëzuar shpërblimin e vendit të parë qesharak e me projektin kryesor,kjo praktikë nuk ka sens artistik dhe është nënçmuese për projektantët. Sheshi i pavarësisëduhej të ishte një fragment I qendrës së kryeqytetit Prishtinës e cila duhej të trajtohej si një tërësi së bashku me monumentet tjera cilat vetëm ekzistojnë apo do të vendosën.
Elementet e mobiliarit urban të qendrës duhej të funksionojnë dhe të duken si një tërësi urbane në kryeqytet. Ketë e kamë kërkuar që disa vite,përndryshe do të krijohet një mish-mash urban dhe ai mu në qendrën e kryeqytetit,të cilit askush nuk mundet ti bjerë në fije në të ardhmen.
Sheshi i pavarësisë Ibrahim Rugova duhej të ishte një ndërmarrje shumë e rëndësishme,bartës duhet të ishte Kuvendi i Republikës së Kosovës gjegjësisht Qeveria me organet ekzekutive të sajë e jo të lejohet komuna e Prishtinës kështu të veproi me tenderomani apo konkurse si i quajnë ata,nuk është ky shesh i vetëm një partie politike por i tërë Kosovës. Natyrisht edhe kontributi i shoqërisë civile duhet të ishte i domosdoshëm dhe i mirëseardhur. Duhej të ishte shpallur konkurs ndërkombëtar,mirë i përgatitur me një juri gjithashtu ndërkombëtarë i cili do të zgjidhte punimin ma të mirë për realizim.
Domosdo kjo do të merrte pak kohë por do të fitojmë një zgjidhje të qëndrueshme për Sheshin e pavarësisë si kompleks,ku do të përthekoheshin të gjitha elementet historike,hapësinore,urbanistike, arkitektonike,arkeologjike,skulpturore,që do të përmbyllën me identitetin e Kosovës.
Shpenzimet materiale do të jenë minore në krahasim me efektet e arritura. Kjo procedurë njëherë duhej të afirmonte shtetin e Kosovës në qarqet shumë të rëndësishme politike dhe intelektuale në botë.
Gjithnjë nga mjetet e informimit të shkruara dhe elektronike,kuptoi së në ketë shesh është kuptuar se sa është i rëndësishëm identiteti urban i një vendbanimi dhe së ma në fund ka filluar edhe në Prishtinë të trajtohet kjo problematik ma seriozisht. Në vitet e fundit kemi pasur shumë rrënime,djegie të objekteve të cilat ma së miri tregojnë ekzistencën e popullit shqiptar me shekuj në këto territore,e të cilët aq lehtë i kemi harruarduke punuar kundër vetvetes.
Edhe një qasje pozitive e komunarëve të Prishtinës duhet përshëndetur lidhur me rrethojat ekzistuese para disa objekteve shtetërore (Kuvendi i Kosovës,Qeveria) dhe ndërkombëtare (Bashkimi Evropian).
Jemi duke jetuar në shekullin XXI,ku sigurimi i objekteve askund nuk bëhet me rrethoja të hekurta dhe të larta,si në sistemet totalitare dikur nëpër botë.
Sot mundësit teknologjike për siguri janë aq shumë të përparuara sa që ekzistimi i këtyre rrethojave vetëm pengon. Ketë iniciativë të komunarëve dhe detyrës projektuese duhet përkrahur,në mënyrë që sheshi i ri të kryej funksionin e vet.
Uroj që ky fragment i qendrës të filloi të realizohet,edhe se kamë rezerva reale në deklaratat e zyrtarëve të lartë komunal të cilët nuk munden të jenëprofetpër të ditur vlerën e përafërt (90%) në para të këtij projekti,pa u bërë projekti detal apo ekzekutiv arkitektonik dhe urbanistik.