Shenjat e lindjes së një diktatori
Shkruar nga Faik Krasniqi
Njeriu nuk lind diktator qysh në momentin e parë që vjen në jetë, ditën që lind, por ai formohet ideologjikisht me kohën.
Edhe Hitleri, po të lexosh mbi jetën e tij ose të shohësh dokumentarë, nuk lindi diktator por u formua gjatë jetës.
Shembull: Në kohën kur ai nuk fitoji të drejtën për të filluar studimet në fushën e pikturës, pati një demoralizim të theksuar.
Në atë kohë, ai, pa asnjë të ardhur financiare, përfundoji në lypës nëpër Vienë
..po, po në lypës rrugësh.
Po në ato momente, një shok-mik i njohur i tij që ishte çifut e merr strehon në dhomën e tij.
Duke qenë shok me këtë çifutin, ai hyri në shoqërinë dhe merrte pjesë në aktivitetet që organizonin këta!
Më pas, e dimë të gjithë nga historia se si veproi ai me çifutët!
Dhe, një individ, ka forcë të madhe të ndryshojë, për mirë apo për keq, sistemet!
Rastet nuk janë pak në historinë botërore, duke marrë si shembull vitet e fundit, fillimin e viteve 1900, filluar qysh nga diktatori-vrasësi në masë të 8 Milion Rusëve (e thotë historia) të Leninit- kamufluar në të ashtuquajturin Revolucion të Sindikatave e më pas të Musolinit, Hitlerit, Stalinit, Frankos, Mao Ce Dunit, Enver Hoxhës, Pinoçetit dhe shumë të tillë që janë akoma në vitet që jetojmë në shtete të ndryshme!
Edhe këta diktatorë, si pa kuptuar e filluan karrierën e tyre, masa e popullit nuk e ndjeu qysh në fillim se çfarë e priste nga këta individë. Por ja që, këta arritën të bëjnë e të ndryshojnë rrjedhat e historisë sipas tekave të tyre.
A ka Hashim Thaçi, mundësinë, kapacitetin ideologjik të sipërpërmendurve? JO. Ai nuk mund të influencojë në botë, por, atij i mjafton thjeshtë Kosova.
Dhe shenjat janë që ai, deri në një masë të madhe procentuale, ia ka arritur qëllimit me Kosovën-popullin shqiptar!
Janë me dhjetëra veprime dhe ngjarje në këto vitet e fundit, të bëra nga Hashim Thaçi që tregojnë frymën diktatoriale të tij.
Kush e nënvleftëson, është i gabuar.
(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme \'\'Lajm\'\')