Shembulli i Final-Four-it dhe rruga deri te ndërkombëtarizimi
Basketbolli i Kosovës është një hapë pranë ndërkombëtarizimit pa kushte, ku kontribut të madh në këtë drejtim ka jep edhe organizimi i Final-Four-it të Ballkan Ligës në Prishtinë.
Ky organizim nga të gjitha aktorët e rëndësishëm është vlerësuar si një e arritur shumë e madhe për basketbollin, por edhe për sportin e Kosovës në përgjithësi.
Sa i përket organizimit që është bërë nga klubi i basketbollit Sigal Prishtina, lirishtë mund ti themi fantastik. Çdo gjë ka qenë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Ekipet, gjyqtarët, zyrtarët, dhe ajo çka është më e rëndësishmja shikuesit dhe tifozët ishin në nivelin e detyrës.
Thënë të drejtën Kosova ka pasur nevojë imediate për një organizim të tillë, i cili kalon përmasat e një organizimi miqësor apo edhe atij kombëtar.
Ne me këtë dëshmuam që dimë të jemi organizator shumë te mirë, që jemi më te civilizuar se vendet e rajonit dhe ajo çka kryesorja, dimë të luajmë basketboll.
Edhe pse nuk arriti të fitoj S. Prishtina, fitoj Kosova dhe basketbolli kosovar!
Por çfarë na mbetet neve tjetër që të përmbushim, para se të ndodh ndërkombëtarizimi i basketbollit? Në cilësinë e basketbollit rol të rëndësishëm kanë disa faktorë, ku ndër ta mund ti përmendim: Infrastruktura në ambientet sportive, investitorët, si dhe organizmi dhe referimi.
Sa i përket dy faktorëve të parë, mund të themi se pak a shumë janë të ndërlidhur, por jo plotësisht. Të infrastruktura në ambientet sportive, rol vendimtar mund të luaj shteti me investime në ambiente sportive. Kjo pasi që e dimë se gjendja në palestrat tona, nuk është as për së afërmi në përputhje me standardet e kërkuara.
Ndërsa kur është fjala për investitorë, mendoj se e para që duhet të bëhet është se duhet të nxirret ligji për sponsorizim, pasi që edhe ata sponsorë që i kishim dhe kemi po ikin nga investimet ne sport në përgjithësi.
Kur vije fjala te referimi vendor i cili nuk do shumë për tu komentuar, pasi që thënë troç lëre që nuk i plotësojnë kushtet për arenën ndërkombëtare, por as për atë vendore thjeshtë kemi 1 apo maksimumi 2 referë të cilët meritojnë të referojnë dhe ndoshta në të ardhmen mund edhe ti plotësojnë kushtet për referim ndërkombëtar.
Këtu duhet të bëhet punë më e madhe nga FBK-ja, ku referët të cilët dëshirojnë të merren me këtë zeje të ju nënshtrohen trajnimeve dhe testeve në mënyrë të mirëfilltë.
(Autori është Master për Kulturë Fizike, Sport dhe Rekreacion)