26 Dhjetor 2024

SHBA-të duhet të ndërhyjnë

Fareed Zakaria, Washingtonpost

Për vite me radhë, Bashkimi Evropian ka mbajtur një qëndrim të dyzuar kundrejt Ukrainës, çka ka shkaktuar paqëndrueshmëri në këtë vend dhe kundërvënie nga Rusia.

Burimi kryesor i fuqisë së unionit është perspektiva për anëtarësim që ai ofron. Ky magnet i ka transformuar shoqëritë në Evropën jugore dhe atë lindore, duke krijuar stabilitet, modernizim të ekonomisë dhe demokraci. Për këto arsye, ajo është një armë që duhet përdorur në mënyrë strategjike dhe serioze.

Në rastin e Ukrainës nuk ndodhi kështu. Ukraina është vendi më i rëndësishëm në erën post-sovjetike të cilin Rusia kërkon ta dominojë politikisht.

Nëse Evropa donte të ndihmonte Ukrainën të ecte drejt Perëndimit, do të duhej që të planifikonte një strategji të guximshme, bujare dhe të shpejtë për tërheqjen e saj.

Në vend të kësaj, BE-ja udhëhoqi negociata të gjatë dhe me shumë hallka me Kievin, duke i ofruar eventualisht atij një marrëveshje asociimi mbushur me kërkesa sipas të cilave vendi duhet të bënte reforma të shumta ekonomike dhe politike përpara se të fitonte diçka në rrugën e hyrjes, tregtisë apo edhe ndihmës nga Evropa. Por nuk duhet të këmbëngulim edhe se lëvizjet e Moskës kanë qenë strategjikisht brilante.

Në shkurt, Vladimir Putini duhet të vështruar me një ndjenjë të madhe frustrimi sesi rrëzohej një qeveri pro-ruse dhe sesi Ukraina po rrëshqiste nga duart e tij.

Pasi lojërat olimpike përfunduan, ai veproi shpejt duke dërguar forcat e veta në Krime. Kjo ishte një gafë. Duke marrë Krimenë, Putini humbi Ukrainën. Që në vitin 1991, Rusia ka ndikuar mbi Ukrainën përmes politikanëve pro-rusë, të korruptuar nga Moska me synim bindjen ndaj diktatit të saj.

Ai shteg tashmë është mbyllur. Stephen Kotkin, profesor në Princeton, nënvizon se në zgjedhjet e fundit në vitin 2010, Viktor Yanukovich, që përfaqëson në njëfarë mase forcat pro-ruse, fitoi në Krime me 1 milion vota, që është edhe arsyeja pse fitoi zgjedhjet në tërësi.

Me fjalë të tjera, në momentin kur e nxjerr Krimenë jashtë Ukrainës, që Putini e ka bërë, bëhet virtualisht e pamundur për një ukrainas pro-rus që të fitojë ndonjëherë presidencën. Kujdes: Ukraina është e ndarë por jo përgjysmë.

Pa Krimenë, vetëm 15% e popullsisë do të jenë rusë etnikë. Në fakt, shpresa e vetme Rusia të ndryshojë kursin në Krime, vjen pikërisht sepse Putini mund të kuptojë që i vetmi shans që ai të ruajë ndikimin në Ukrainë, është që ta ketë Krimenë- me shumicën e saj ruse - brenda saj.


Putin ka nxitur gjithashtu një nacionalizmi të thellë anti rus përqark kufijve të tij. Ka rreth 25 milionë rusë etnikë që jetojnë jashtë Rusisë. Vende si Kazakistani, ku jetojnë minoritete të mëdha ruse, duhet të pyesin veten nëse Putini mund të nxisë lëvizje secesioniste brenda tyre-dhe mandej të përdorë ushtrinë që të “mbrojë” pakicën ruse.

Në çdo rast, Rusia duhet të korruptojë shtetet me ofertat e shitjes së gazit me çmim të lirë që ato t’i bashkohen “Bashkimit Euraziatik”. Dyshoj se kostoja për Moskën në këtë drejtim së fundmi ka pësuar rritje.

Përtej fqinjëve kufitarë, raportet e Rusisë me vende si Polonia dhe Hungaria, dikur të ngrohta, tashmë janë të tendosura dhe me kundërshti. NATO-ja, e cila është përpjekur t’i japë vetes një rol në periudhën e pas-Luftës së Ftohtë, duket se ka fituar një arsye të re për të ekzistuar.

Moska do të përballet me disa sanksione nga Washingtoni dhe është thuajse e sigurt edhe nga BE-ja. Ishte një rast i rrallë thyerje mes Kinës dhe Rusisë, kur në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, Pekini refuzoi që të mirëkuptonte lëvizjet e Moskës në Krime. Aneksimi i Abkazisë dhe Osetisë Jugore nga Moska u njoh nga Nikaragua, Venezuela dhe dy shtete ishuj në Paqësorin e Jugut. Kaq mund të jenë edhe shtetet që do të njohin aneksimin e Krimesë gjithashtu. 


Unë kam qenë përgjithësisht i kujdesshëm dhe i tërhequr ndaj thirrjeve për ndërhyrjen e SHBA-ve në ndonjë apo çdo konflikt përqark botës. Por në këtë rast është ndryshe. Kriza në Ukrainë është problemi më domethënës gjeopolitik që nga koha e Luftës së Ftohtë. Në ndryshim nga luftërat tragjike civile apo etnike që shpërthyen përgjatë tri dekadave të kaluara, ky i tanishmi implikon një fuqi të madhe globale, Rusinë dhe si i tillë, mundet dhe do të ketë pasoja të mëdha. Konflikti në fjalë përfshin edhe një parim qendror: atë nëse kufijtë nacionalë mund të ndryshohen me forcë.

Nëse kjo bëhet e pranueshme, atëherë çfarë do të ndodhë në Azi, ku aktualisht ka me dhjetëra rajone me kufij të kontestuar dhe disa fuqi të mëdha që duan t’i rishikojnë ato? Obama duhet të organizojë botën, të nxisë evropianët dhe të negociojë me rusët. Në këtë krizë, SHBA-të janë me të vërtetë kombi i domosdoshëm. /Shekulli Online

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)