Shantazhimet “moderne” apo “vrasjet” primitive përmes rrjeteve sociale
Shkruar nga Ahmet Pllana
Sot është shumë e lehtë të shantazhosh dikend. Këtë e mundësojnë rrjetet sociale, në të cilat mund të shkruajë kushdo dhe çkado. Shantazhimet janë të llojeve të ndryshme.
Sot në kohët moderne shantazhimet mund të bëhen edhe në rrjetet sociale, sikurse në google, facebook, instagram, twiter, etj.
Shantazhimet bëhen për para, duke i kërkuar x personit para, njëmijë, dymijë, tremijë, pesë mijë, madje deri në dhjetë mijë euro, përndryshe do t’ia publikonte fotot e turpshme që ia ka “huazuar” apo krjuar vetë përmes foto-montazheve.
Shantazhimet bëhen përmes rrjeteve sociale edhe për inat dhe urrejtje që ka shantazhuesi ndaj x personit
Ato bëhen në mënyrë aq profesionale përmes foto-montazheve, sa që njeriu mund të besojë në to.
Ato bëhen për t’ua ulë autoritetin, moralin, integritetin, personalitetin dhe prestigjin individual që kanë ata në shoqëri.
Të shantazhuarit shpeshherë janë persona publikë dhe të njohur e me vlera të larta njerëzore dhe bëhen me qëllim, si thonë shantazhuesit, “për t’ia marrë fytyrën” x personit.
Prandaj, shantazhimi është krim, është vepër penale, ndërsa shantazhuesit janë kriminelë, sidomos shantazhuesit përmes internetit, përkatësisht përmes rrjeteve sociale. Shantazhimet përmes rrjeteve sociale janë shantazhime “moderne” dhe janë “vrasje” primitive, të vrazhda, tinëzare dhe të mshefta!
Ata nuk e tregojnë emrin e as fytyrën e vërtetë. Në fakt, ata nuk kanë fytyrë, janë të pafytyrë apo janë fytyrë e zezë dhe dorë e zezë e zgjatur e dikujt që nuk ia do të mirën kombit tone. Ata përmes rrjeteve sociale janë asgjë tjetër, përveç se kriminelë të fshehur, të cilët duhet të zbulohen dhe të dalin para drejtësisë.
Shantazhuesit i shantazhojnë njerëzit e pafajshëm, vetëm për inat dhe urrejtje që kanë ndaj tyre apo ndaj x personit, pa pasur fakte, por duke krijuar “fakte” të rreme.
Është më se e nevojshme që krimet kibernetike dhe shantazuesit të zbulohen, kurse drejtësia, përkatësisht gjykatat të merren me ta.
Një shantazhim i tillë i është bërë një personit ditë më parë në rrjetin social Google, ku shpifet për personin se “masturbon para një vajze 8 vjeçe”, që është një gënjeshtër e kulluar dhe një absurd, sepse për të bërë një veprim të tillë, personi duhet të jetë i çmendur, psikopat, maniak!
Personi i cili dëshiron të mos e thotë emrin, pohon se “kurrë në jetë nuk ka masturbuar në rrjete sociale e madje aq më keq, ndaj një vajze tetë vjeçe! Një veprim të tillë e bën vetëm një maniak, një i sëmurë psiqik.
Ai pohon se ky është një krim i cili është bërë ndaj tij dhe pyet: Si ka guxuar që një rrjet social me nam botëror, siç është Google, të publikojë të pavërteta dhe foto-montazhë të tillë???!!!
Ai ka vendosur ta padisë Google në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe do t’i kërkojë një milion euro dëmshpërblim.
“Google i ka shkelur të gjitha të drejtat elementare të njeriut, ndërsa mua më ka sjellur dëme të pariparueshme, sepse më ka prishur imazhin në shoqëri, miqësi, farefis, në familje, më ka ndarë nga gruaja, nga fëmijët, nga të gjithë! Më është marrë fytyra në mënyrë të paskurpullt, në mënyrë idioteske, nga një shantazhues, nga një kriminel!
Mirëpo, befasia më e madhe për mua është se si ka guxuar Google t’i publikojë gënjeshtrat e dikujt! Më kurrë në jetë nuk i besoj Googles e as nuk duhet t’i besojë më askush”, ka thënë i dëmtuari.
Gjithmonë shantazhuesit janë tendeciozë. Kjo vërehet menjëherë, sepse fillojnë me gënjeshtra, me insinuate të palejueshme, të pajustikueshme, të pabesueshme, të pabazuara dhe pa asnjë fakt real! Pra, bëhen me foto të vjedhura intime ose foto-montazhë. Kjo dihet botërisht, andaj nuk duhet besuar apsolutisht shantazheve të tilla absurde!
Këtë më së miri e dijnë dhe e kuptojnë lexuesit, sepse askush nuk u beson shantazhimeve të tilla, por më tepër i beson sjelljeve të mira dhe me edukatë, moral dhe kulturë të lartë të personit të shantazhuar, se sa një shantazhi të gënjeshtërt.
Ka mundësi që shnatazhimet e tilla t’i bëjnë edhe ata që na kishin robëruar me qindra vjet. “Lumi fle, amiku nuk fle”, thotë populli.
Edhe pas 20 vjetësh nga çlirimi, të zinjtë, korbat, bëjnë shantazhime ndaj ndokujt që nuk është fajtor për asgjë dhe që kurrë në jetën e vet nuk ka bërë asnjë veprim më të voglin të turpshëm, por posedon një moral të lartë.
Prandaj, shantazheve të tilla nuk duhet besuar, ngase lexuesi i kupton qartë që janë shantazhe të turpshme, andaj janë edhe të montuara.
Shantazhuesit duhet të zbulohen dhe të dihen kush janë ata, sepse janë anonim dhe të dënohen për vepër penale dhe të marrin dënimin e merituar sipas ligjit!