29 Dhjetor 2024

Sfidat koalicionit PDK-LDK

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani 


Grupet  e themeluara  për finalizuar marrëveshjen PDK-LDK ndërmjet tyre nuk janë ende  transparent për opinion.

Nëse veç dëshirojnë të ndalin praktikën e keqe të qeverisjes së shtetit do të kishin hartuar një program për të dal nga kriza e vlerave brenda shtetit tonë. Ky program pak a shumë mundet te duket kështu:

1.    Ky koalicion do ta lente  gjyqësorin dhe prokurorin me punuar në mënyrë të  pavarur.
 
Gjyqësori deri me tash  në vazhdimësi është proklamuar si  i pavarur, por me dilema dhe dyshime se ky gjyqësor dhe prokuroria ende po ka telashe të shumta me politikën, e pjesa politike po e ka shumë të vështirë të shkëputet nga ndikimi në të ,”vështirë me u bërë imun prej institucioneve te drejtësisë  “, pasi qe  një numër i madh i njerëzve dikur të varfër e tash të pasuruar  nga politika nuk munden lehtë me ndal procesin e interferimeve në variante te ndryshme në gjyqësor dhe prokurori. Të gjithë këta politikan kishin përmendur pa ndal korrupsionin , asnjëri subjekt politik nuk kishin  bashkëpunuar me prokurorin e shtetit për të dorëzuar keqbërësit e buxhetit të shtetit, madje asnjeri nuk kishte pushuara fare për të iu dhënë punë militantëve politik për ti  futë në borde , për të i vendosur në pozita të sekretarit të përgjithshëm , ne nivele të drejtorëve madje edhe shërbyes civil  në range më të ulëta.  Subjektet  politike  nuk kishin hezituar për të dërgua njerëz të shumët nëpër ambasada   dhe shërbime konsullore anë këndë botës madje edhe përkthyes  të dikurshëm. Strategjia e Gjyqësorit 2014-2019 pa e heq politikën prej sistemit të drejtësisë  s’ka gjë prej kësaj teme.
Se besojë se këta munden me ndal këtë trendë dhe të gjithë  militantët e tyre ti largojnë si dhe kunatat e dajallarët prej pozitave të shumta. Deri me tash politikanët e tillë ,dihet këta  që janë duke u marr më  këtë zanat e tash a janë a nuk janë të gjithë e dimë se pak prej tyre marrin vesh në këtë punë a hiq , por megjithatë  e bartin epitetin politikan së paku te   anëtaret e familjes së tyre dhe  i njohin si të tillë, e më së paku opinioni publik. Unë jam shumë skeptik se këta njerëz do ti largojnë përkthyesit e tyre prej ambasadave , se këta  do të luftonin korrupsionin, do të ndalnin rritjen e pagave pa kuptim dhe do ti ndalnin privilegjet e tyre të deri tashme të shumta të shëtitjeve  në emër të lobizimit për shtetin e shumë gjera tjera. Kisha pas dëshirë që të befasohem dhe se do të reflektojnë tërësisht në përputhje me interesin e shtetit.

Mos me ta marr mendja?

Mos me të marr mendja se  këta do të  bashkëpunojnë me prokurorin për të denoncua njerëzit e tyre të inkriminuar në vepra të ndryshme penale, as nuk kanë guxim e as vullnet , një pjesë e tyre janë bërë biznesmen të mëdhenj  nga politika janë marr dhe merren edhe sot me naftë, me ndërtim banesave si në Prishtinë dhe komuna tjera  , paramendoni kanë mbërri qe prej rrogës së ministrit më bërë komplekse banesash e me shit, kuptohet këto janë dyshime natyrisht se të gjitha këto gjera edhe shumë vepra tjera që përfliten duhet të sqarohen nga prokuroria dhe gjyqësia, pak e hiq s’ka shpresë se këta  do të bashkëpunonin me institucionet e rendit e ligjit për të iu konfiskua pasurin e paligjshme që kanë bërë që 14 vjet. Kush do ta merr këtë guxim në këtë koalicion për të bërë këtë?   


Ky koalicioni e ka fuqinë për ndryshime rrënjësore dhe luftimin e korrupsionit

Në këtë temë besojë fuqishëm se ky koalicion mund të ndal trendin negativë të zhvillimit të paligjshëm përmes pasurimit pa bazë ne emër  të ndërtimit të shtetit, ky koalicion gjithashtu ka fuqinë të ndal punësimin partiak në shërbim civil dhe  të militanteve partiak nëpër ambasada dhe shërbime konsullore të  Kosovës,  si dhe të bëjë  reforma të thella në administratën publike, ndryshime kushtetuese , dhe zgjedhore  si dhe të vendos disiplinën ne shëndetësi ku mbretëron gjendje e rëndë kaotike dhe biznes i rrezikshëm me jetën e qytetarëve.

Ndërtimi i fondit për zhvillim ekonomik të vendit është i rëndësisë së veçantë dhe trajtimin e personave ne varfëri ekstreme sociale dhe invalidët e luftës. Unë vazhdoj të jem optimist që së paku disa nga këto tema do te jenë pjesë e një programi të kësaj qeverie që po konstituohet. Kush e merr MPB dhe zbaton politika vendore dhe ndërkombëtare për të ndal korrupsionin dhe kriminalitetin si dhe të ndjek keqbërësit e deri tashëm të shtetit ?

A kanë guxim këta ?Mund te ketë i vetmi z.Thaçi , këta tjerët fare se besojë se mund të hyjnë  në këtë temë , e di që nuk është lehtë se barrikadimi për interesa financiare është mjaftë i madh brenda partive të ndryshme politike në Kosovë.


 2.Të distancohen prej njerëzve që  janë të dyshuar për vepra t ë ndryshme penale dhe dosjet do ti kishin dorëzuar  apo do  të bashkëpunonin me EULEX dhe Gjykatën Speciale.

Së paku distancomi prej këtyre njerëzve prej miqve të tyre të sotëm biznesmen të “parës publike“, ata duhet të bëjnë diçka konkrete për të bindë popullin dhe bashkësinë ndërkombëtare se nuk ka nevojë të kërkojnë shpëtim nëpër kampe të ndryshme   refugjatësh të Evropës, por nëse këto gjera vazhdojnë edhe me keq, atëherë unë nuk kuptojë më se çfarë janë duke bërë  këta, qytetarët kanë pritur gjatë për të parë ndryshime , tash është rasti ideal të gjendet zgjidhje për të ndal krimin e organizuar me parën publike.

Se ata a do te kenë këtë guxim të denoncojnë njerëzit e tyre në këtë gjykatë është pikëpyetje e madhe edhe pse këtë e kërkojnë qytetarët , ata duhet të binden se po vjen koha kur  do të ndalen veprimet e paligjshme ne vend, pak ka vullnet për këtë , ose shumë vështirë për të besuar.

3. Të zgjedhin në pozita ministrore njerëz që nuk kanë qenë deri me tash në pozita dhe ata  te jenë teknokratë  profesionist.

Njerëzit e deritashëm që kishin pozita të larta në dikastere qeveritare nuk do të duhej të ishin më, ata janë provuar e sprovuar një kohë të gjatë në shumë mandate të këtyre partive , por  duhet të angazhohen  emra të rinj në kabinete qeveritare ,pse jo edhe njerëz ekspert që nuk janë fare në parti politike dhe që nuk   ishin pjesë e kabineteve të dikurshme të partive politike.

Ky koalicion duhet bërë përpjekje që të gjejë fuqinë për të kapërcyer interesin ndërpartiak dhe për t ë kërkuar një rrugë që shpie ka zhvillimi dhe ndërtimi i shtetit dhe funksionimit te rendit ligjor. Po që se ka vullnet politik kjo është e mundur gjithsesi. Pse mos të  mos të mblidhet një trung profesional i cili shtetin do ta dërgoj drejt reformave të mëdha  dhe për t ë pastruar institucionet prej keq qeverisjes.

4.Do të shpallnin konkurs për të gjitha pozitat e ambasadoreve jashtë vendit për këtë të ndërtonin panel profesional për përzgjedhje.

Duhet ndjekur praktika të mira ndërkombëtare për të ndërtuar një shërbim diplomatik dhe konsullor apolitik jo partiak, për të bërë t ë mundur që njerëz të shumtë që fare nuk janë në subjekte politike të iu epet rasti të jenë shërbyes të shtetit nëpër shërbimet diplomatike, madje një herë të bëjmë një punë që duhet bërë për shtetin e jo për partin.

Kjo është e mundur por a janë në gjendje që këta njerëz të heqin dorë prej interesave partiake e familjare për të ndal degradimin e këtij shërbimi shumë domethënës për shtetin. Se rrokë , këto njëherë me u bërë te mençur dhe me ndal trendin e punësimit të njerëzve dhe fëmijëve të tyre nëpër këto shërbime.

Pak ka shpresa , por natyrisht se këto mund t ë bëhen të gjithë dihen emra mbiemra madje edhe kush i ka dërgua atje ,e listë, prandaj vetëm a ka vullnet që shërbimi për shtetin jashtë tij të ndalet prej degradimi.

5.Të punojnë në drejtim të rimëkëmbjes ekonomike  të shtetit pra të formojnë Fondin për Zhvillim Ekonomik të vendit

Fondi për zhvillim Ekonomik i përfolur shumë gjatë fushatës së fundit mund të bëhet realitet, e tërë fuqia jonë buxhetore duhet të vendoset në shërbim të klasës së biznesit nëse veç dëshirojmë të kem prosperitet ekonomik, për t ë hap rrugën dhe përkrahur të gjithë klasën e biznesit në të bërit biznes për të ndihmuar ata të gjejnë rrugët më të drejta të zhvillimit te biznesit të tyre, a do te ketë guximin që ky koalicion të ndërtojë një  fond të tillë ku do të përkrahen bizneset  në vend.

Ky fond duhet të ketë një buxhet mjaftë të lartë për të përkrahur biznesin. Të gjithë ministrat e ky i fundit i zhvillimit ekonomik ishte aq i dobët sa që nuk vërehej se ky shtet a ka a s’ka fare ministër, i cili shumë pak ishte marr me këtë temë dhe shpesh fliste për ligje dhe rregulla e më se paku për zhvillim të sektorit privat, as ai tjetri që erdhe pas tij i një subjekti të vogël nuk u  vërejt fare , por ndoshta ky ministër që është ne  ikje nuk kishte as kohë për të treguar gjë në këtë temë, sidoqoftë shkuan katër vjet me përralla të shumta pa dukje në horizont të një zhvillimi ekonomik përveç që shteti i ynë u rangu në procedura të regjistrimit të biznesit më mirë e do që nuk dinë se çka po thonë , thoshin Kosova ka përparuar në të bërit biznes, e realisht s’ka kurrfarë biznesi këtu por vetëm shkurtim të procedurave të regjistrimit të ndërmarrjeve private.

6.Të vazhdojnë dialogun me Serbinë , për të arrit në fund  një marrëveshje për fqinjësi të mirë.

Dialogu është i domosdoshëm në drejtim të arritjes së një marrëveshje për fqinjësi të mirë me Serbin, që hap rrugën e dy shteteve për në BE, duhet patjetër të arrihet aty ku ka synuar BE drejt shtensionimit të raporteve në mes dy shteteve ku fitues do te  janë të dyja shtetet sepse do te jen pjesë e BE , të dy palët duhet  të punojnë në drejtim të ndërtimit të raporteve normale ne mes tyre.

Ky koalicion duhet të nxjerr bartës të rinj të këtij dialogu të përbërë nga profesionist të fushave t ë ndryshme por jo me njerëz që dalin e flasin shkurt e trup , e shkojnë me asistent e pa profil se çka po thonë e as çka po bëjnë atje.

7. Të punojnë në drejtim të rimëkëmbjes së sistemit shëndetësor.

Sistemi shëndetësor më shumë probleme dhe paligjshmëri në dëm të pacientëve, shumë institucione private janë përfshirë në një biznes jo human për përfitime të shumta materiale nga tragjedia e pacientëve të sëmurë.

Nuk duhet të iu epet kjo ministri me , kjo duhet ti takojë LDK, me siguri se ka shumë punë për të bërë, pasi qe prapa kësaj ministrie katër vjet e fundit ishte ballafaquar me probleme të mëdha dhe korrupsion në të gjitha nivelet , ish ministri kishte punuar në drejtim të reformimit kishte centralizuar/e decentralizuar duke ia humbur përgjegjësin e qëndresë prej lokalitetit institucional dhe  ka shkapërderdhë dhe humb përgjegjësit brenda QKUK, asgjë më mirë s’ka vepruar në nivelin nacional më shumë probleme të mos diturisë për procesin e decentralizimit të shërbimeve shëndetësore.

Shkarravitjet administrative ne organo-gramin e e QKUK dhe niveleve regjionale ka shkaktuar probleme serioze  në trajtimin e këtij sektori, si rezultat i një sistemi të dobët shëndetësor dhe jo përgjegjës,  qindra pacient shërim gjejnë në vendet e regjionit, shumë mjek të QKUK dhe regjioneve marrin pushim pa pagesë në institucione publike dhe shkojnë në sektorin privatë duke bërë para industriale për përfitime personale .

Mungesa e buxhetit adekuat për QKUK mbetet problem dhe sfidë e vazhdueshme për këtë institucion. QKUK gjendet jashtë sistemit të mbikëqyrjes institucionale , atë  e mbikëqyrin “parat e pacientëve “ të cilëve u merren në secilin hap që ndërrojnë brenda këtij institucioni.

8.Të punojnë në drejtim të konsolidimit të sistemit arsimor në vend.

Kërkohet një reformë adekuate dhe korrigjim i sistemit të edukimit në shtet, nuk ka pas nevojë fare për të krijuara paralelisht shumë institucione të  edukimit të lartë, ajo që është e dëmshme politikat nacionale arsimore kanë lënë sistemin e edukimit pa kuadër të lartë, kështu që mos shpallja e vazhdueshme në UP konkurs për doktoratë ka bërë një monopol dhe po pengojnë në mënyrë esenciale ngritjen e kapaciteteve mësimore në shtet kjo ka bërë që sot te ketë eksperiencë 15 e më shumë në ligjërim dhe te mos kenë grada akademike , këtu duhet të gjendet një rrugë, edhe kolegjeve private në mënyrë të mbikëqyrur ne duhet dhënë mundësi shpallje të konkursit për doktoratë për nevoja të tyre të brendshme në fund të fundit por jo me ardhë deri këtu gjendja, UP ballafaqohet me kushte të  rënda teknike, universitetet tjera me tepër janë të karakterit politik e më së paku ka pas nevojë për to, andaj duhet  futur si degë të UP një numër të madh të këtyre universiteteve , Kosovës i mjaftojnë UP dhe tre universitetet tjera publike.

9. Të mbrojnë kategoritë e varfra dhe invalidët e luftës në mënyrë adekuate dhe institucionale.

Invalidët e luftës duhet të trajtohen në mënyrën serioze dhe sipas nevojës kërkohet pra një politik e mirëfilltë për trajtimin e kërkesave të tyre, duhet institucionalizohet secila ndihmë dhe të jetë e bazuar në ligj dhe programe specifike. Kategoritë e varfra  veçmas te varfrit ekstrem, duke mbledhë një fond sa do të vogël brenda një viti buxhetor për ndërtimin e shtëpive  si dhe te kenë përparësi në punësim kjo kategori e varfër për të lehtësuar gradualisht skema sociale.

10. Ta rishikojnë procesin e privatizimit.

Ky proces në masë të duhur duhet rishikuar, veçmas kompensimin 20% për punëtoret e  ndërmarrjeve te   privatizuar. Disa procese të kundërligjshme duhet të zbardhën që kanë ndodhë me herët në këtë proces. Të korrigjohet çka të mundet dhe të shikohet se kush ka fituar prej këtij procesi më së shumti ku thuhet fituesit më të mëdhenj janë njerëzit e partive politike , kuptohet kjo duhet te verifikohet.

11.Te  bëjnë reformën kushtetuese  dhe reformën zgjedhore

Këto dy reforma janë jetike për shtetin, kushtetuta duhet të pësoj ndryshime kualitative dhe të shkojë në drejtim të forcimit të shtetit dhe sovranitetit të vendit. Duhet sa më parë rregulluar statusin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si dhe të ndodhë reforma zgjedhore, edhe pse  është punuar në të dy këto tema kërkohet ende punë për të bërë , mjaftë shumë se askush nuk ishte i kënaqur me punën e grupeve punuese për këto dy tema.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)