Sfidat e femrës shqiptare
Shkruar nga Aurora Pllana
Të izolohesh apo të çlirohesh! Të verbohesh apo të shohësh ! Të luftosh per fitore apo për humbje ! Të rrezikosh apo të vazhdosh mjerimin e njejtë !! Janë pyetje qe në mjediset shqiptare rrallë here gjejne pergjigjje!!!
Femra shqiptare një krijese e brishte por e fortë ne të njejtën kohë arrin të ju bëjë ballë sfidave te mëdha që ua ka vërtitur jeta. Të jetosh në izolim me friken e ballafaqimit me jeten dhe dinamiken e re.
Të zhvillohet jeta ne një shtepi me kater mure ku rruga ma e gjatë është ajo mes shtëpis dhe kopshtit , ku kuzhina është vendi i shfryerjeve te mllefit dhe vuajtjeve.
Të kalosh gjdo dite ne \"Ferrin \" e Dante Aligerit e të mos kesh mundësi ti tregosh botës për vuajtjet e vazhdushme që ke!
Të qash me dënese e nga frika se të tjeret do të shohin ti largosh lotët nga fytyra , të urresh gjitheqka e çdokënd ndonjëherë edhe pa arsye!
Por duhet të pajtohesh, kjo është jeta qe të tjerët zgjodhen për ty, kjo është ajo qe të ra hise e fatkeqësisht nuk mund ta ndryshosh.
Këto përjetime janë të shumta e të shpeshta pothuajse ne gjdo të dyten familje, sidomos në zona te larta rurale ku Kanuni i Leke Dukagjinit ka zënë vend.
Ky kanun i cili anatemoj femrën shqiptare e diskriminojë e dhunoj dhe e zhveshi plotësisht nga të drejtat e saj.
Ndonëse në ligjet e shtetit shqiptare femra ka të drejta të plota e të barabarta me atë të meshkujve , ajo vazhdon të shkelet , të shahet e të perbuzet...
Gjatë shumë shekujve ky kanun arriti të shkaktoje gjakderdhje , vuajtje e vrasje në shume breza. Femra një krijese e butë por e perdhosur shumë rende nga disa rregulla të shkruara qe i njohim si\" tradita shqiptare\" arriten që femren nga një qenje te butë ta kthenin në një shërbetore kokeulur e cila iu bindej urdherave të gjinise së kundert...
Femra shqiptare e gjendur në mes dy botëve, në boten e shoqëris perendimore ku femra gëzon të drejta të plota dhe botës së vjeter ku femra poshtrohet , shahet e urdherohet...
Femra shqiptare ne vendimarrje e në perfaqesim prapë vazhdon të mbetet në një numer jo te kenaqshem.
Edhe pse në shekullin e 21-të ajo po vazhdon të shahet e të perbuzet si në shekujt e mëparm.
Disa raste i kemi tashmë të fresketa edhe me vrasjet e tyre që ndodhen nje ne Prishtine vite me pare ku jeta e të bukurës Dianë përfundojë në mënyrë tragjike dhe tashmë zonjës fatkeqe nga Suhareka përfundojë në mënyrë të njejtë, vrasjen e saj.
Vrasjet dhe abuzimet ndaj femrave si duket nuk po kane ndalese.
Vjedhja,perdhunimi dhe vrasja e vajzes se re Donjeta nga qyteti i Deqanit eshte i fundit qe ndodhi e i shokoi te gjithe.Ndonese ne situata te ndryshme , jeta u perfundoje ne menyre te njejte.
Ato u vrane !Rinia e vendit shqipëtar duhet t\'i ruaje armet per ti mbrojtur trojet e tyre jo ti perdorin ato ne vrasjen e atyre qe konsiderohen si shtylla e paluajtshme e shoqerise.
Te u mesojne edhe perfaqesuesve tane ne institucione se nuk mjafton vetem denimi i ketyre akteve , por te gjithe ne duam zbardhjen e fatit te tyre.
Te filloje vleresimi i saj e te perfundoje njehere e mire epoka e sharjeve dhe e perbuzjeve ndaj saj.
Eshte koha te themi \"Mjaft\" !