Sfida e pandemisë si mjet vetëdijesus për çështjet ekonomike tek komunitetet e margjinalizuara
Shkruar nga Shpresa Agushi
Shoqëria kosovare shënon një nivel të ulët të konsensusit për të kaluar paragjykimet ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Është më se e nevojshme që për një të ardhme më të qëndrueshme dhe demokratike të rriten kampanjat e vetëdijesimit dhe sensibilizimit ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe të rriten urat e bashkëpunimit, integrimit dhe përkrahjes së këtyre komuniteteve.
Si rezultat i qasjes së pamjaftueshme gjithëpërfshirëse, mund të thuhet që investimet për të integruar komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në shoqëri dhe treg të punës janë shumë të vogla apo nuk ekzistojnë fare, që shton perceptimin që komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë harruar nga institucionet dhe shoqëria kosovare.
Ballafaqimi me pandeminë COVID-19 për komunitetetrom, ashkali dhe egjiptjan në Kosovëe ka rënduar më tej gjendjene tyre duke pasur parasysh situatën e këtyre komuniteteve para pandemisë- gjendje e rëndë me mungesë të kushteve elementare tëjetesës,duke prodhuar një situatëqëmund të jetëalarmante.
Situata e rëndë socio-ekonomike dhe pjesëmarrja shumë e ultë në tregun e punësvjennë mungesëtë nxitjes si pasojë e paragjykimeveduke lënëjashtëintegrimit shoqëror dhe privuar ato nga të qenit pjesë e punësimit në sektorin privatdhe atë tëvetëpunësimit.
Kosova ka një bazë të fortëligjore e cila garanton barazinë e komuniteteve në shoqëri, megjithatë, të rinjtë romë, ashkalinj dhe egjiptianë kanë shkallën më të lartë të papunësisë, jo-aktivitetit dhe përfshirjessë ulët në shkollë, punë dhe aftësim profesional.
Me fjalë tjera, komuniteti rom, ashkali dhe egjiptianballafaqohet me nivele të larta të varfërisë, arritje të ulët arsimore dhe qasje të ulët në shërbime të tjera publike në krahasim mepjesën tjetër tëpopullatësnëKosovë.
Hulumtimi i fundit nxjerr se 82përqind e respodentëve të aftëpër punë janë deklaruar se nuk janë në marrëdhënie pune, të cilëttregojnë se kanë kualifikimete duhura ose janë dukendjekurkualifikimet e nevojshme qëdo mundësojnë përfshirjene tyre në tregun e punës.(RROGRAEK,2019)
Komunitetetrom, ashkali dhe egjiptiansi pjesë e shoqërisë kosovare kanë nevojëpër përkrahje drejt integrimit në shoqëri. Gjendja në terren dëshmonpër kushtet e vështira socio-ekonomike, varfërisë dhe papunësisë së tyre.
Këto komunitete, pa dallim moshe,gjinie, e në veçanti të rinjtë, kanë nevojë për përkrahje drejt promovimit të tyre në tregun e punës.
Këto komunitetekrahasuar me popullsinë tjetër në Kosovë përballen me nivelin më të lartë të papunësisë dhe nivelet më të ulëta të punësimit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.
Rreth 95 përqind të grup moshës 18-24 vjeç nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë të papunë, pavarësisht arsimittë lartë të arritur, dhe vende të lira të punës në sektorë të ndryshëm(Organizata Ndërkombëtare e Punës, 2019).
Ajo çka vlen të përmendet është fakti i mungesës së komunikimit ndërmjetakterëve- sektorit publik, privat dhe komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian - dhe prezenca e paragjykimeve qëkanëkontribuar në njëhendek më të madh të përfshirjes në tregun e punës.
Për më tepër, edhe pse në mungesë tëtë dhënave, sipas bashkëbisedimeve me anëtarët e këtyre komuniteteve, shkalla e papunësisë dhe varfërisëështë rritur edhe më tej gjatëpandemisë COVID-19. Besimi në këtë hipotezë rritet kur kemi parasysh se kjo kategori ka qenëe përfshirëkryesisht në tregun joformal të punës.
Si në gjithë Kosovën, gratëkanë një pozitë të pafavorshme në tregun e punës, me gjendje të rëndë dhe me një pjesëmarrje shumë të ulët në tregun e punës.
Ky trend i papunësisë se gruas ështëvalid edhe për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.Se gjendja e grave të këtyre komuniteteve është e pa lakmuar flet fakti se vetëm gjatëpandemisë rreth 60 përqind enumrit te të gjithë punëkërkuesve janë gra (Instituti GAP, 2020).
Arsyet për një gjendje të tillë mund të jenë të ndryshme. Një ndër to është që komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë ballafaqohen më rëndë si rezultat i mungesëssë trajnimeve, gjë qëprivon të rinjtë e këtij komuniteti, dhe jo vetëm, të mos jenë në trend me zhvillimet e teknologjisë përkundër pjesëmarrja dhe aplikimet për punë në sektorin publik dhe privat.
Pavarësisht ideve të mira, të rinjtërom, ashkali dhe egjiptianderi më tani nuk kanë gjetur mbështetjen për start-up-a nga institucionet e Kosovës,dhe kishin një përkrahje simbolike nga organizatat dheagjensionetndërkombëtare.
Arsye tjetër është qëbizneset e pakta të këtyre komuniteteve ballafaqohen me mungesë tëbashkëpunimit me kompanitë tjera vendore në Kosovë.Hezitimi i popullatës tjetër për të blerëproduktet apo shërbimet e bizneseve tëkomuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian vetëm për arsye paragjykimi rëndon edhe më tej situatën.
Pakoja Emergjente Fiskale e Qeverisë së Kosovës nuk ka përfshirë sa duhet nevojat e komuniteteve në kohën e rëndë të krijuar gjatë pandemisë. Kjo ka ardhur si pasojë e mungesës së informacionit dhe udhëzimeve tëpamjaftueshme dhe burokracisë së tepërt duke ndikuar qënjënumër i madh i tyre mos tëarrijë tëaplikojë për këto përfitime, edhepse të realizuara në mënyrë gjysmake për shkak të krizës politike.
Ky editorial është pjesë e projektit “Përgjigje e shpejtë ndaj pandemisë COVID-19 – mbështetja e grupeve më të cenueshme te grave” i iniciuar dhe financuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, që implementohet nga Forumi Ekonomik i Grave