Servilizëm, hipokrizi, oportunizëm!
Nëse sot dëshironi te keni pozite te larte bni lajka. (B.Metge)
Gjatë kohës kur president i Kosovës ishte Fatmir Sejdiu,me kujtohet shpeshherë kur bisedoja me disa deputet të Kuvendit te Kosovës nga radhët e LDK/së rreth raporteve mes Thaçit e Sejdiut , kishte mjaftë prej tyre që në besë thonin se Sejdiu është fajtor kryesor që LDK-ja nuk po mund të forcohet, reformohet dhe fuqizohet.
Sipas tyre këta dy liderë i lidhte interesi personal , marrëveshjet mes tyre që rezultojnë me poste ministrore,emërime ambasadorësh, tendera por edhe marrëveshje tjera që sjellin përfitime materile për të dy palët.
Në shikim të parë, e në veçanti me mllefin që shprehnin derisa pinin ndonjë kafe apo pije tjetër në bufen e Kuvendit, por edhe gjesti kulimit e mimikës që shfaqnin , fitohej përshtypja se vërtëtë këtyre deputetëve u kishte ardhur në maje të hundës gjendja në LDK/ë , dhe se kjo do të shpërthente shumë shpejtë, e që kuptohet për ne gazetarët që përcillnim punën e Kuvendit dhe rrjedhat politike ,ishte me interes por edhe lajm atraktiv për opinionin e gjerë.
Më kujtohet se njëri prej ish deputetëve për të treguar se sa është militant i LDK/së në prezencë të Kryetarit të Forumit të të rinjve te LDK/së pos që e kërcënoi atë duke i thënë se ai është pengesë për reforma dhe se po e shantazhon edhe ate në degën e LDK/ së në vendlindjen e tij , me një agresivitet të shtuar tha se do të ballafaqohen së shpejti gjithë krerët e LDK/së me rebelizëm por edhe me veprime konkrete për të shpëtuar këtë subjekt politik.
Meqë kisha raporte te mira me njërin nga njerëzit e afërt të Fatmir Sejdiut,gjatë një takimi me të(shoqërishtë) ia shpreha këtë shqetsim të disa deputetëve me qëllim të vetëm që të dij opinionin dhe reagimin e tij për fenomenet me të cilat po ballafaqohej LDK/ja.
Përgjegjia e tij edhe me këtë rast por edhe në biseda të mëvonshme ishte se vërtetë ka dobësi dhe mangësi, ka defekte sa i përket funksionimit dhe reformave por nuk është |Fatmir Sejdiu që po i pengon ato procese por shumë rrallë ndodhë që të hapen tema që preokupojnë deputetët për gjendjen në LDK..
Posa hynte Fatmir Sejdiu në takime më besoni thekson edhe tani ish deputeti të gjithë heshtnin, dëgjonin se çka u thoshte dhe u sugjeronte ai dhe pothuaj të gjithë pos që nuk kundërshtonin ,tumirnin diskutimet dhe propozimet , jo vetëm me ngritje gishtash por edhe duke lëvizur kokën e disa edhe duke iu përkulur.
Kur përfundonin takimet me Sejdiun tregon ish deputeti bëhej|garë cili po i tregon diçka personale Presidentit e që lidhej kryesisht me komplimente dhe lëvdata për te.
Për disa deputetëtë zhurmshëm edhe atë kohë më patë thënë se janë afër Thaçit dhe është skenar i tij,( cka u dëshmua)për disa se më shumë e furnizojnë me informata për qëndrimin e tij gjatë ndonjë prononcimi apo deklarate për media kurse për ish deputetin që patë paralajmëruar termet reformash në LDK ,tha se ai të vetmin angazhim dhe shqetësim e ka pasur si të bëhet pjesë e stafit të Universitetit dhe atë duke lavdëruar Presidentin.
Megjithatë , nga LDK/ja gjatë qeverisjes Sejdiu ka pasur lëvizje dhe largime pos kuadrosh te LDK edhe deputetë të cilët nuk janë pajtuar dhe i janë bashkuar kryesisht AAK /së, por gjithashtu edhe të tillë që janë kthyer në këtë subjekt çka mund të themi se ka pasur një tolerancë dhe demokraci të brendshme .
Gjarpëri dhe bretkoca!
Lideri i PDK/së dhe Kryeministri aktual Hashim Thaçi, sa i përket mbajtës së gjendjes nën kontroll të subjektit që drejton ,deri më zgjedhjet e fundit, mund të mburret dhe krenohet,përkundër zërave se diçka e madhe po zihet në këtë subjekt politik i cili në opinion njihet edhe si krahu i stupcave.
Një njohës i mirë i gjendjes në këtë subjekt politik para disa ditësh tregoi diçka shumë interesante dhe provokuese. Ai tha se Hashim Thaçi rastësisht nuk e ka marrë emrin konspirativ Gjarpri .
Sipas tij është vërtetuar shkenctarishtë se bretkoca është ushqim shumë i preferuar i gjarperit dhe se 5o.... metra kur afrohet gjarpëri afër kësaj gjallese , b retkoca gjenetikishtë bllokohet dhe nuk levizë fare dhe pa kurfarë rezistence pret gjarpërin pa pasur mundësi të largohet nga vendi.
Është e vërtetë kjo që tha ky person apo jo vetëm ata që kanë studiuar këto fenomene janë kompetentë të flasin por bazuar në gjendjen në të cilën gjindet PDK/ja e në veçanti veprimi i pjesës dërmuese të deputetëve , por edhe anëtarëve të Kryesisë e të Këshillit Drejtues të PDK/së e që u dëshmua edhe me ngjarjet e fundit flet se gjarpri i Pdk/së, apo Hashim Thaçi, akoma pa hyrë në takime e tubime po del fitues,po realizon atë çka po dëshiron dhe po e luan lojën që po e planifikon vetë apo po ia përgatisin të tjerët.
E deshëm apo jo, e pranuam apo jo, mirë apo keq, me apo pa pasoja ,pse po ndodhë kjo dhe deri kur do te vazhdojë kështu , është vështirë të ipet përgjegjie, por Kryeminstri Thaqi dhe njeherit i pari i Pdk/së pos pjesës dërmuese të anëtarëve, deputetëve,Ministrave dhe zyrtareve tjerë e që janë pjesë e PDK/së edhe të gjithë ministrat, zyrtarët e lartë por edhe përfaqësues të subjekteve tjera politike i ka spostuar në pozitën e bretkosave..
Hajredin Kuqi i cili gjithnjë është afër gjarprit, që nga Qeveria e Zanzi Barit disa herë më ka treguar se ka probleme me kërkesat që ka nga shumë deputetë, zyrtarë të lartë të të gjitha subjekteve politike , por edhe gazetarë e pronarë mediash , analistë e struktura tjera gjinore e moshash për të qenë pjesë e struktuarve të Qeverisë Thaqi.
Është edhe një rast që dua ta ceki në këtë shkrim.Deputetja e AKR/së ,Myzeine Selmani në legjislacionin e kaluar kur ish deputetët , Naim Rrustemi dhe Driton Tali, patën iniciuar kërkesën drejtuar Kushtetueses, për shkarkimin e Fatmir Sejdiut , ajo fillimisht patë nënshkruar kërkesën dhe nuk ngurronte të rrahte gjoks se është burrneshë, por shumë shpejtë i hëngri fjalët dhe terhoqi nënshkrimin, dhe po kjo deputete në Seancën e udhëhequr nga Dell e PushKar pas votimit më demokratik jo vetëm që fluturoi nga gëzimi për fitoren e Pacollit por edhe derdhi lot e nuk përmbahej para kamerave dhe opinionit..
Nuk është rastësi kur ne kuluare por edhe ne ndeja publike, shitore e kafiteri thuhet se punët i kemi ashtu si jemi.