Sërish sulmohen udhëtarët kosovarë në rrugët e Sërbisë
Shkruar nga Selatin Kaçaniku dhe Konsumatori
Mbrëmë, dy ditë para fazës përmbyllëse të negociatave Kosovë - Sërbi në Bruksel, 1 km nga vendkalimi kufitar Merdar në brezin kufitar të territorit të Sërbisë, është sulmuar me gurë e me drunjë një autobus nga Kosova me udhëtarë turistë shfrytëzues / konsumues të shërbimeve transportuese por edhe të shërbimeve të rendit e të sigurisë.
Udhëtarët turistët u maltretuan psiqikisht, humbën ditët e të drejtat e punës dhe u traumatizuan ndërsa vozitësi i autobusit mori lëndime trupore dhe ndodhet i shtrirë në QKUK për shkak të dy plagëve të thella me thikë një në afërsi të zemrës.
Sulmi ndodhi në brezin kufitar ku kontrollet, siguria dhe vigjilenca ( parimisht ) janë në shkallë më të lartë. Policia e Sërbisë bëri vendshiqimin me ç rast me reagimet e vrazhda dhe me rrefuzimin e përcjelljes dhe të sigurimit të autobusit me 55 udhëtarë ( fëmijë, gra, burra e pleqë ) dëshmoi se akoma vuan nga urrejtja dhe logjikat fashizoide të programuara vite më parë nga Beogradi zyrtar.
Ky sulm është vazhdimësi e sulmeve, e uzurpimit, e bllokimit të rrugëve si pronë dhe e mire në shfrytëzim publik në Anën Veriore të Kosovës si dhe pengim i qarkullimit të lirë që po bëhet me organizimin e Beogradit zyrtar me të cilin, të ambalazhuar në petkun e engjullit të djallzuar, po negociohet ndërsa faktori ndërkombëtar, të paktën ashtu po na duket, po lozë rol inferior e neutral të sponzorit të bllokimit të rrugëve.
Si gjithëherë deri më tani edhe ky sulm ndodhi në prag të ngjarjes diplomatike shumë me rëndësi që do të mbahet në Bruksel; Si gjithëherë deri më tani, në prag të vizitave ose ngjarjeve me rëndësi politike e diplomatike ca sërbë të rebeluar tërheqin vëmendjen me një porosi të veçantë drejtuar temës së ngjarjes dhe opinionit vendor e ndërkombëtar.
Sulmi ndodhi tre ditë pasi që është vizituar e kontrolluar brezi kufitar në Anën Veriore të Mitrovicës e Kosovës, pikat doganore 1 e 31, në aspektin e zbatimit të Projektit për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.
Përkundër premtimit dhe marrëveshjes, përkundër faktit se na siguruan se ky Projekt do të fillojë së zbatuari më 10, janar. 2013 kjo nuk po ndodhë akoma?!
Sulmi ndodhi një ditë pas manifestimeve të Car Llazar-it , të Civillna zashtita-s dhe të Ambasadorit të Rusisë në Beograd si dhe të ngritjes së përmendores së kanxhallozit rus në Anën Veriore të Mitrovicës të vrarë para para 130 vitesh në Mitrovicë për shkak të sjelljeve të tija gjakatare ndaj popullatës civile në Rajonin e Mitrovicës.
Nuk është hera e parë që udhëtarëturistëshfrytëzues / konsumues të shërbimeve transportuese por edhe të shërbimeve të rendit e të sigurisë po sulmohen, po maltretohen e traumatizohen fizikisht e psiqikisht, po i humbën ditët dhe po pësojnë lëndime psiqike e trupore në rrugët e Sërbisë.
Dihet se në rrugët e karakterit ndërkombëtar udhëtarët - turistët mbrohen e garantohen edhe me Ligjet ndërkombëtare.
Për fat të keq as Ligjet vendore as Ligjet ndërkombëtare nuk janë në gjendje ose nuk duan t i mbrojnë e zbatojnë as Institucionet e Organet ndërkombëtare në Kosovë, as ato në Sërbi e as ato në Europë?!
Po i njëjti Ligj kudo tjetër në Europë, në veçanti në vendet e BE-së do të gjente zbatim menjëherë dhe do të ndërmerrej masa e duhur.
Nuk kemi informata që ndonjë Institucion, Asociacion ose Mekanizëm i Shtetit të Kosovës të ketë reaguar ndonjëher. Nuk kemi dëgjuar që këtë ta ketë bërë MTI-ja ku mbrohen të drejtat e konsumatorit(?!), aty ku regjistrohen bizneset
aty ku ekziston Drejtorati i Turizmit?!
Nuk kemi informata lidhur me reagimin ose jo të Asociacioneve të bizneseve dhe të Shoqatave të turizmit, të operatorëve turistik ose të transportuesve të udhëtarëve.
Nuk kemi informata se çfarë pozicionimi kanë pasur Institucionet, Organet dhe Forcat ndërkombëtare lidhur me rastet e sulmeve ndaj udhëtarëveturistëveshfrytëzuesve / konsumuesve të shërbimeve transportuese por edhe të shërbimeve të rendit e të sigurisë që po sulmohen, po maltretohen e traumatizohen fizikisht e psiqikisht në rrugët e karakterit ndërkombëtar në territorin e Sërbisë.
Nuk kemi informata as për pozicionimin ose reagimin e Sistemit dhe të Organeve të drejtësisë e të rendit dhe të sigurisë. Nuk kemi njohuri të kenë reaguar ndonjëherë asociacionet vendore, Rajonale e ndërkombëtare të turizmit ose Shoqëria Civile.
Nuk dimë të kenë reaguar ose jo Asociacionet, Forumet, Agjensionet vendore, rajonale ose ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Çuditërisht as ndërmjetësuesit e as ekipi negociator i Kosovës asnjëherë nuk e kanë përmendur problemin e përsëritur dhe me pasoja të shumta e të mëdha të sulmeve, të pasigurisë së shtetasve të Kosovës në rrugët e Sërbisë.
Nuk është paralajmëruar se do të jetë temë shqyrtimi as në takimin e nesërm përmbyllës mes Kosovës e Sërbisë në Bruksel.
Institucionet e Kosovës, por edhe ato ndërkombëtare në Kosovë e Sërbi duhet të kërkojnë nga autoritetet e Sërbisë që të ofrojnë e garantojnë rend e siguri fizike maksimale në rrugë. Nëse është e nevojshme ato duhet të sigurojnë çdo automjet, në veçanti automjetet e transportit të grupeve edhe me përcjellje nga policia.
Sërbia duhet t i demoblizojë të gjitha forcat e t i ç montojë të gjithë e mekanizmat e angazhuar dhe të trajnuar për t i sabotuar proceset pozitive në Kosovë dhe për të bërë diverzione të natyrave të ndryshme.
Institucionet e Kosovës, por edhe ato ndërkombëtare në Kosovë e Sërbi duhet t i kërkojnë Sërbisë t i zhdëmtojë e kompensojë udhëtarët dhe transportuesit për të gjitha sulmet e ndodhura deri më tani.