Serbia vazhdon të jetë çuni i lazdruar i Ballkanit
Fillimi i ndërtimit të një lagjeje në Zveçan nga Serbia dhe pa përfilljen institucionale të shtetit të Kosovës dhe marrja e vendimit për ngritjen e përmendorës së Knjaz Milloshit në Qendrën e Mitrovicës së Veriut, e bëjnë të domosdoshëm çasjen ndryshe të politikës së Kosovës, por edhe asaj ndërkombëtare karshi Serbisë
Bahri Bivolaku
Një nga anekdotat shqiptare thotë: Një vajzë shkoi të vizitohej tek doktori. Pas vizitës, doktori e pyeti: Sa vjeçe je, se siç e di ilaçet jepen sipas moshës. Ajo iu përgjigjë: Jam 22 vjeç, por ilaçet mi jep për 30.
\'
Në Ballkanin Perëndimor, Europa dhe SHBA-ja ka kohë që për shtetet anëtare po shkruajnë ilaçe, por siç duket nuk e kanë gjetur formulën ende se për cilën moshë tiu jepen. Ilaçet e dhëna pa e ditur moshën e pacientit, dikë e çojnë peshë e dikë e vënë në gjumë. Serbisë, si duket terapia nuk po i përshtatet dhe paraqitet shumë e djallëzuar dhe për të mos qenë e tillë, duhet rritur doza e ilaçeve se ndryshe do të prodhoj trazira në rajon.
Marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës e Serbisë, të arritura qoftë në bisedimet e Vjenës, Planit të Ahtisarit, por edhe ato në Bruksel, precizojnë qartë mënyrën se si Serbia mund të investoj në Kosovë dhe karshi marrëveshjeve këtë rrugë ajo duhet ta ndjekë, ndryshe nuk kanë kuptim apo humbin kuptimin marrëveshjet e arritura.
Edhe garantuesit ndërkombëtar në këtë mes kanë obligimet e tyre, ndryshe regjioni i Ballkanit Perëndimor gradualisht po shndërrohet oazë e realiteteve të krijuara dhunshëm. Mbase qëllimet e tilla e determinojnë edhe ndërmarrjen e hapave politik edhe nga shteti i Shqipërisë si dhe ai i Kosovës për të krijuar realitete ekzistuese të këtij rajoni, duke përfshirë edhe territorin aktual të Serbisë.
Lajmi se në ndërtimin e Lagjes së Diellit në Zveçan me fonde milionëshe do ta ndihmon edhe shteti i Kinës, vërtetë e bënë inferiore konstruktivitetin e politikës së Kosovës. Diplomacia e vendit tim duhet të lëvizë siç duhet të lëvizë shteti, për të treguar se Zveçani është komunë e Republikës së Kosovës dhe se cilido shtet në botë mund të investoj atje, por marrëveshjet sipas të drejtës pozitive të vendit të bëhen në Prishtinë e jo në Beograd.
Politika në Kosovë, pozitë e opozitë ti lëshojnë shkëndijat e ndryshimit.
Politika në Kosovë, por edhe shoqëria ka vite që po jeton me ëndrrën e një lufte të fituar dhe produktit që dha ajo. Po i numërojnë veteranët, gjersa të tjerët vazhdojnë luftën, por me metoda tjera. Është koha e fundit që kjo politikëbërje të lëshoj shkëndijat e ndryshimit për të qenë e bashkuar në ndërtim të një kauze të përbashkët për ta fituar paqen. Lideri i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, me veprimet e tija politike po dëshmon se di dhe është për ta ndërtuar një kauzë të përbashkët politike, e cila i dedikohet vizionit për të ardhmen e vendit.
Politika në Kosovë, këtë konsensus duhet ta kërkoj edhe në raport me kërkesat ndërkombëtare për detyrat e shtëpisë, qoftë ajo edhe për veriun e vendit dhe i cili nuk mund të identifikohet si një pasqyrim i ecjes si i vetëm, por së bashku me miqtë tanë e jo me idealizëm të tepruar.