Serbia, për dallim nga Mali i Zi nuk do kërkojë 8000 h, por 25% të territorit të Kosovës
Shkruar nga Fadil Maloku
Në Kosovën e pasluftës, shkaqet e (mos)integrimit të serbëve dhe të ndërtimit të shoqërisë multietnike (Projektit të UNMIK-ut) do të duhej kërkuar në disa rrafshe, të cilat kalimthi vetëm do të mund t’i identifikonim me logjikën rregulloreve dhe dekreteve që deri më sot nuk e kishin fuqinë e ligjit për ta iniciuar frymën integruese në praktikë;
1. nivelin e rrafshit të mungesës së (Projekteve, ideve dhe shkurt strategjisë së detajizuara) interesimit jo edhe aq të theksuar të politikes dhe institucioneve kosovare për ta bërë atë me sinqeritet më të madh ;
2. nivelin e rrafshit të manipulimit sistematik të qeverisë së Beogradit me serbët lokal, vetëm e vetëm që të shantazhohet ideja e integrimit të tyre në institucionet e Kosovës. Shkak dhe mision ky që e ka Lista “Srpska” sot.
3. nivelin e rrafshit të neglizhencës së qëllimshme, të faktorit ndërkombëtar (ne këtë rast Brukselit, jo edhe aq të Uashingtonit), i cili me shume është i interesuar që me “pazarin” e integrimit te serbeve kosovar, të loz “lojën” e integrimit të Serbisë ne BE-ne. Gjë që duket absurde, kur e njëjta aleancë Serbinë ne vitin 1999 e kishte bombarduar rrufeshëm, ndërkaq, tani pas dy dekadave t’i bëjë ofertë (para Kosovës?!) integruese?!
4. Çështja e mbrojtjes së minoriteteve me fuqinë e ligjit, është një kërkesë e arsyeshme dhe e rekomandueshme, që ndërlidhet edhe me standardet ndërkombëtare, mirëpo kur ajo fillon të ngrihet në nivelin e sistemit të privilegjeve (çfarë në të vërtetë është rregulluar edhe me Kushtetutë), atëherë ajo dinë të bëhet edhe pengesë serioze për rregullimin e raporteve ndëretnike.
5. Në rrafshin ndërkombëtar sot për sot ekzistojnë nisma dhe modele të llojllojshme të cilat janë në raporte konkurruese njëra me tjetrën, por për mbrojtjen e pakicave me së largu kane shkuar shtetet perëndimore, ndërsa Evropa Lindore dhe ajo Juglindore ende janë në fazën e konstituimit të legjislacionit për grupimet pakicë etnonacionale.
6. Në Dokumentin e OSBES, në Kopenhagë të mbajtur më 29 qershor të vitit 1990 , psh. krijimi i “administratave lokale e autonome rekomandohet si mjet mjaft efikas për sigurimin e identiteteve etnike, kulturore, gjuhësore, dhe fetare për pakicat kombëtare“.
7. Në të vërtetë, numri i rekomandimeve dhe i Projekteve, apo ideve lidhur me rirregullimin e statuseve minoritare, sidomos kur janë në pyetje grupimet etnike të dala nga dy perandorit e fundit në Evropë(asaj jugosllave dhe asaj sovjetike) tregon se tani për tani ende nuk ekziston ndonjë formulë magjike e cila do të mund ti rregullonte këto raporte të ndjeshme mes komuniteteve të ndryshme etnike, në jetën reale.
8. Sot p.sh. jo shumë rrallë rekomandohet që për integrimet lokale e rajonale të grupimeve etnonacionale, të merret modeli i ashtuquajtur i ’intervenimit ekonomik’, i cili është dëshmuar se ka një përmbajtje shumë joshëse dhe integruese. Por, qe në rastin e Kosoves, eshte shkuar me ate te diskriminimit (une e kam identifikuar, si: superdiskriminim pozitiv, edhe për shkakun se eshte unik ne mbare boten e civilizuar!) pozitiv. Që për imperativ nuk e ka synimin integrues, por, atë të krijimit të paradispozitave: morale, demografike, e ligjore për një lloj autonomia (në fazen embrionale) territoriale e personale, të shkëputjes nga Kosova, dhe të bashkëngjitjes me Serbinë.
9. Meqë, na është imponuar modeli (Ahtisarian) de facto i autonomisë territoriale (për serbet lokal), do theksuar që ky model në pamje të parë është aq i sofistikuar për ta bërë integrimin e grupimeve pakicë në sistemin e organizimit tonë shoqëror, lë përshtypje që tani ai pas gati dy dekadash tentativash për t’u implementuar, është tepër vonë të ndalet si i tillë.
10. Në rastin e Kosovës, ai ka mund të kontestohet nga të gjitha këndvështrimet e mundshme (juridike, sociale, demografike, e historike), por, shkaku i servilitetit të tejskajshëm i politikanëve pa vizion dhe pa interesa kombëtare e shtetërore, ka mbetur kështu pezull. Kontestimi anipse i vonshëm, që tani mund t’i bëhet është se; kompaktësia demografike e gjeografike e grupit etnik minoritar (në rastin tonë serbëve) që kërkohet si alibi kryesor, thjeshtë mungon, ngaqë serbët nuk kanë dhe as që kanë pasur ndonjë kompaktësi etnike përgjatë gjithë historisë së Kosovës.
11. Në një situatë të tillë, kur grupimi etnonacional serb është i shkapërderdhur në shumë agjenda lokale e rajonal, autonomia e synuar territoriale që atyre ua kanë fut në mendje ekspertët e “trurit serb” (lexo: Memorandumit të parë dhe tani të dytit me radhë) nga Beogradi, është tejet diksutabile edhe me një fakt të ri që politikanët tanë pak ose hiç se përdorin si argument të fuqishëm.