Serbët, një komb në zhdukje
Shkruar nga Ismet Azizi
Vitin e kaluar OKB kishte paralajmëruar se Bota duhet të përgaditet për t'u përballur me pasojat e plakjes së shpejtë të popullatës, sidomos në vendet në zhvillim. Për dhjetë vjet numri i njerëzve të moshës mbi 60 vjet do të kalojë një miliardë, thuhet në raport Fondit popullativ i OKB-së.
Ky ndryshim demografik do të jetë një sfidë e madhe për sistemet shtetërore , sigurimet sociale, sigurimit pensional dhe kujdesit shëndetësor. Agjencia e OKB-së gjithashtu ka informuar se duhet të përballemi me "shpërdorimin, neglizhencën dhe dhunën ndaj personave të moshuar," kishte raportuar BBC.
Numri i njerëzve të vjetër po rritet më shpejt se çdo grup tjetër në të gjithë botën. Raporti i titulluar "plakja në shekullin e 21-të: Sfida dhe festimi", është llogaritur se çdo i nënti njeri në botë është mbi 60 vjet. Pritet që numri i njerëzve të moshuar rritet për 200 milionë gjatë dekadës së ardhshme për të arritur në një miliard, dhe të arrijë dy milijrd në vitin 2050.
Nga vendet e ish Jugosllavisë, por edhe të gadishullit Ballkanik në gjendje më të rënd sa i përket trendeve demografike është republika e Serbisë.
Ndërsa në gjendje më të lakmueshmë janë Shqipëria dhe Kosova, por edhe Mali i Zi dhe Maqedonia, pikrisht për sshkak të prezencës së shqiptarëve në këto dy shtete.
Gjithnjë e më shumë fshatra dhe qyteza në Srbi janë të zbrazura, Serbia është në prag të kolapsit demografik, për dhjetë vjet do të ketë vetëm gjashtë milionë banorë. Efektet e para nëse nuk ndërmerret menjëherë diqka në këtë drejtim mund të vërehen qysh në vitin 2050.
Serbia në vitin 2030 do të ketë vetëm diq më shum se gjashtë milion banorë, prej të cilëve dy të tretat do të jetojnë në Beograd, Nish, Novi Sad dhe në disa qytete të tjera.
Shumica e fshatrave jashtë Vojvodinës dhe luginës së Moravës do të braktisen. Papunësia për herë të ë parë nuk do të jetë një çështje e nxehtë, sepse Serbia do të humbasë fuqinë punëtore.
Prandaj, fondet shëndetësore dhe sociale do të jenë në kolaps, sepse pothuajse dy herë më shum do të ketë të vjetër (pleq) se të rinjtë të cilët punojnë dhe krijojnë.
Në këtë skenar , bile edhe më të zymtë në një të ardhme të afërt do të gjendet Serbia nëse në vitet që vijnë vazhdojnë këto trende negative demografike. Situata aktuale është e vështirë, por më e keqja është në prag.
Ekspertët vlerësojnë se pas dy dekadave dy dekadave Serbia do të marrë shuplakën demografike, e cila do të shkaktoj alarm në shoqëri. Sipas të gjith gjasave atëherë ajo do të jetë tepër vonë për të ndryshuar diqka, sidomos pasi të gjitha parametrat tregojnë se situata është duke u përkeqësuar.
Regjistyrimi i popullësisë, statistikat, studime demografike dhe vlerësimet pajtohen në një konstatim të vetëm- për shkak të shtimit negative të popullësisë, popullësia e Serbisë shënon rënje të përditshme me më shumë se 80 njerëz.
Sot, Serbia ka 311.139 banorë , më pak se në vitin 2002 . Pra nga këto të dhëna shihet se Serbia në çdo dhjetëvjetësh e humb nga një qytet të madhësisë së Kragujevcit.
Mosha mesatare e popullsisë në Serbi është 42.2 vjet, ndërsa në disa fshatra në lindje dhe në jug të Serbisë mosha mesatare është mbi 50 vjet. Serbia radhitet në vendin e pestë në Evropë për nga vjetërsia mesatare e popullsisë, para saj janë: Gjermania me moshë mesatare 44 vjet, Italia 43, Finlanda 42, Austria dhe Greqia 41,7.
Ndërsa mosha mesatare e popullësisë në Kosovë sipas publikimeve të fundiut te Entit të Statistiave është 29 vjet. Serbia radhitet në grupin e popujve të vjetër, shkruante vitin e kaluar e përditshmja prestigjioze "Politika.
Në hartën e e Republikës së Serbisë në 1458 vendbanime në këtë vit nuk është lindur asnjë fëmijë. Në dhjetë vitet e fundit kanë shkuar jashtë vendit për të jetuar dhe punuar kryesisht të arsimuar më se 146.500 përsona në kulmin e pjekurisë riprodhuese.
Vitin e kaluar në një shkrim analitik për lëvizjen e popullësisë në Serbi autori i këtij shkrimi lexuesëve u pat prezentu edhe këto të dhëna krahasuese : Sisipas vlersimeve të vitit 2010, struktura moshore e popullsisë në Serbi ishte : nga mosha 0-14 vjet : 15,2 % (në Kosovë 27.2%), nga 15-64 vjet : 68,1 % (në Kosovë 66.1%). Ndërsa 65 vjeç e më tepër: 16,6 % (në Kosovë 6.7%).
Të gjitha këto numra dhe shkronja në mënyrë të qartë tregojnë se Serbia është në prag të rënies demografike e cila pasqyrën e vërtetë do ta tregoj brenda njëzet viteve. Edhe pse lufta kundër murtajës së bardhë, duke stimuluar lindjet dhe gjallërimin e fshatrave janë tema kryesore-kujdestare në opinion, sidomos para zgjedhjeve, potezat e vërtetë ende në Serbi mungojnë konstatojnë ekspertët e demografisë.
Lufta për të ardhmen tash për tash bëhet vetëm me paralajmërimet nëpërmjet statistikave dhe shkruarjes së strategjive byrokratike të pafuqishme, planeve të veprimit dhe planeve tjera të cilët harrohen qysh në javën e parë pas miratimit.
Përgjigja e thjeshtë në pyetjen se si të zbutet shkatrrimi demografike i Serbisë, sipas ekspertëve, nuk ka. Politika poopullative për të ndalur shkujën (promajën) që fryn në mesin e popullatës gjithnjë e më të rralluar duhet të përfshijë angazhime më serioze për qytetarët për tiu siguruar standard më të lartë dhe kushte më të mira të jetesës. Kjo do të zvogëlonte migrimin jashtë vendit, por edhe për njerëzit në fshatrat me toka të shkatrruara pa shkolla dhe ambulanca t iu mundësohet qëndrim aty ku janë dhe një jetë të mirë.
Profesoresha e Historisë në Univerzitein e Novi Sadit, Latinka Peroviq vitin e kaluar , kur edhe iu pat bashkuar kërkesë për pavarësimin e Vojvodinës nga Serbia , pat vlerësuar se Serbia "rrezikoi" shansen e sajë evropiane dhe shtoi se ky komb është i kërcënuar me zhdukje.
Mandej pat shtuar : "Ne nuk duhet të jemi naiv. Në histori vlerësohet të jetë normale që disa popuj të zhduken. Nuk mund të gjejnë vendin e tyre në një botë të caktuar, shkojnë në vetëmbyllje dhe zhduken ", dhe pat përfunduar me konstatimin se se Serbia, përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nuk ka asnjë alternativë tjetër.
Vendet më të zhvilluara të Evropës problemin e rënies së numrit të popullsisë mund ta zvoglojnë me migrime, por se si do të përfiton shteti serb nga migrimet koha do ta tregojë. Në të ardhmën prioritet i shumë vendeve ballkanike me përjashtim të Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë problem i zvogëlimi të numrit të popullsisë sepse pa njerëz, nuk ka mundësi të zhvillimit rajonal.
Dikurë vendet me numër më të madh të popullësisë të ish-Jugosllavisë - Kroacia dhe Serbia po ballafaqohen me rënje të lartë të natalitetit.
Statistikat kombëtare të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kroacisë, vendet me numër më të madh të popullsisë të dala nga e ish-Jugosllavia, nga aspekti nacional edhe më homoxhene, tregojnë se të dy vendet po përballen me shkallë shumë serioze negative të rritjes natyrore të popullsisë, lajmëroi vitin e kaluar agjencia e lajmeve Anadolia (AA).
Rritja negative e shtimit natyror prej 4.8 për qind, i cili trend ka vazhduar nga viti i kaluar edhe në këtë vit, në ekpozenë , me rastin e emërimit të qeverisë së re serbe, kryeministri serb Ivica Daçiq kishte paralajmëruar se një nga detyrat e para të administratës së tij do të jetë lufta me "murtajën e bardhë".
Ngjarjet e fundit na bëjnë të kuptojmë se vrejtjet e profesoreshës Peroviq, Drejtorit të Departamentit për demografi Gordana Bjelobrk, Vladimir Nikitoviq të Qendrës për Hulumtime Demografike, dhe ekspertëve të tjerë, qeveria e Serbisë i ka marrë në konsideratë, për dallim nga qeveritarët tanë , që javën e kaluar e akuzuan Entin e Statistikës për shtrembërim të të dhënave.