23 Dhjetor 2024

Sekretari i "Vetevendosje" në Viti vazhdon të genjej

Shkruar nga Xhevat Bislimi

Kryetari i mepareshem dhe tash sekretar i "Vetevendosje" per Viti ka botuar sot nje shkrim me plote genjeshtra dhe dezinformata ne ate dyfleteshin e Levizjes "Vetevendosje" per partite politike ne Viti.

Ky njeri genjen dhe dezinformon kur shkruan se PDK-ja eshte ne pushtet dhe ne koalicion me AAK-ne dhe AKR-ne, genjen dhe dezinformon kur thote se ne PDK nga njera ane eshte Xhevat Bislimi dhe Daut Xhemajli e ne anen tjeter Nexhmedin Arifi dhe Avdyl Bajrami.

Tashme dihet boterisht se Dega e PDK-se ne Viti nuk eshte ne pushtet dhe as ne koalicion me AAK-ne dhe AKR-ne. PDK-ja ka qene ne pushtet dhe qeverisje gjate dy viteve (nje mandat dy vjeçar) dhe nuk eshte me.

Kryetari aktual i Komunes, qe ishte kandidat i PDK-se, ne momentin qe ka marre mandatin e dyte ka ikur nga PDK-ja me vetedeshire dhe nuk ka pranuar te zbatoje programin dhe premtimet zgjedhore te PDK-se.

Pas deshtimit te shume perpjekjeve per ta bindur qe te qendroje ne PDK dhe t'u permbahet politikave dhe programit te PDK-se, Dega e PDK-se e ka "liruar" nga radhet e saj dhe e ka shpallur publikisht dhe zyrtarisht qendrimin e saj: Kryetari i Komunes se Vitise, Nexhmedin Arifi, nuk e ka mbeshtetjen dhe perkrahjen e PDK-se dhe se kjo parti nuk merr asnje pergjegjesi per politikat dhe veprimet e tij ne (keq)qeverisjen e Komunes.

Kjo Parti, gjithashtu, ka bere publike edhe ikjen e tij (N. Arifit) nga PDK-ja dhe angazhimin e tij te paskrupullt kunder kesaj Partie (Deges se PDK-se ne Viti). Kjo Dege e PDK-se ne Viti edhe zyrtarisht eshte terhequr (e ka prishur) nga koalicioni me AAK-ne dhe AKR-ne. Kjo eshte botuar dhe publikuar edhe ne shume media te shkruara dhe elektronike.

Kete te vertete e dine edhe Arton Musliu (tash sekretar i "Vetevendosje"), por me qellimet e tija te ulta dhe si servil dhe sherbetor i bindur Avdyl Bajramit perpiqet te perhape dezinformata dhe genjeshtra qe nuk i hane as lopet e fshatit te tij.

Arton Musliu genjen dhe dezinformon kur flete per "ndarjen" e PDK-se midis Daut Xhemajlit e Xhevat Bislimit, nga njera ane, dhe Avdyl Bajramit e Nexhmedin Arifit, nga ana tjeter!

Ky fare çuni, qe ka "guximin" ta genjeje dhe mashtroje edhe organizaten e tij, e dine me mire se çdokush tjeter se "shefi" i tij, Avdyl Bajrami, nuk eshte anetar i PDK-se, por kryetar i Deges se PSDK-se, se ka qene kandidat per deputet i Aleances Kosova e re (PSD, AKR...) dhe e dine sa vota ka marre.

Ky e dine mire se Avdyl Bajrami eshte nje uzurpator, trafikant dhe hajdut i zakonshem, ne bashkepunim me N. Arifin, i votave dhe mandateve te PDK-se ne Viti. Ky fare djali i "Vetevendosjes" e dine mire qe N. Arifi ka ikur tash dy vjet nga PDK-ja dhe po e lufton ate, duke keqperdorur mandatin dhe postin zyrtar te Kryetarit te Komunes.

Arton Musliu e dine me mire se te tjeret, meqe pretendon me u marre me politike, se Daut Xhemajli eshte Kryetar i Deges dhe Zevendesminister i Drejtsise, e dine, gjithashtu, se Xhevat Bislimi eshte anetar i Kryesise qendrore te PDK-se, prandaj nuk mund te vendoset shenja e barazimit midis D. Xhemajlit e Xh. Bislimit dhe A. Bajramit e N. Arifit, qe nuk jane fare anetare te PDK-se dhe qe jane kundershtaret me te medhenj te kesaj partie ne Viti.

Ky mashtrues ordiner, qe fshihet pas "Vetevendosje", e dine mire se e vetmja opozite ne Komunen e Vitise eshte PDK-ja, e cila nuk eshte pajtuar dhe nuk mund te pajtohet kurre me korrupcionin, shperdorimet, trafikimin dhe kontrabandimin e mandateve. te pronave, te parase publike, zenies me pune, etj. PDK-ja nuk pajtohet kurre me kete qeverisje mafioze dhe banditeske qe ka instaluar N. Arifi, i ndihmuar edhe nga "shefi" i Artan Musliut, Avdyl Bajrami, nga LDK-ja(de jure ne opozite!), AAK-ja dhe AKR-ja.
 
Levizja "Vetevendosje" eshte mire ta marre vesh dhe ta dij se "shef" i Artan Musliut nuk eshte Albin Kurti, por uzurpatori dhe xhambazi, Avdyl Bajrami, i cili nuk ka lene parti as organizate politike e jopolitike pa i fut hundet...

                                                       
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)