Sebia dhunon monumentet, kujtesën, lirinë dhe krenarinë shqiptare
Shkruar nga Xhevat Bislimi
Dhuna, terrori, gjenocidi dhe holokausti ishin dhe mbetën bashkudhëtarë të përjetshëm të Serbisë.
Nishi, Leskoci, Vraja, Toplica, Medvegja, Prokupla, Kurshumlia
, bashkë me fshatrat e tyre (rreth 700 vendbanime) janë vendbanime shqiptare që u spatruan dhe u serbizuan me dhunë, terror, gjenocid dhe holokaust të organizuar shtetror serb.
Popullsia e atyre vendbanimeve u vra, u masakrua dhe u dogjë e shkrumua nga forcat shoviniste serbe, kurse pasuria e tyre u plackit, u grabit dhe përvetësua nga kolonët serbë që u sollën në ato vendbanime për tI serbizuar.
Ata pak shqiptarë që shpëtuan nga gjenocidi dhe holokausti serb u vendosën në thellësi të tokave të Shqipërisë dhe në Turqi.
Edhe sot në Kosovë (atëherë ishte pjesë e pandarë e Shqipërisë, prandaj duhet të ribashkohet) jetojnë familje dhe vendbanime të tëra, të cilat u krijuan nga shqiptarët që shpëtuan nga gjenocidi serb gjatë atyre viteve (1878-1881).
Këto familje dhe vendbanime, kjo pjesë e popullatës shqiptare prej atëherë vazhdon të quhet muhaxhire.
Të drejtat e tyre për tu kthyer në tokat dhe pronat e veta nuk janë realizuar deri më sot. Dhe, ajo që është më cuditshme, Tirana zyrtare dhe tash edhe Prishtina, vazhdojnë të heshtin për këtë cështje!
Në vend se kjo të ishte cështje (bashkë me Kosovën Lindore) e pazgjidhur dhe cështje për bisedime midis shqiptarëve dhe serbëve, është bërë cështje bisedimesh Veriu i Kosovës, super të drejtatë e pakicës serbe dhe trashëgimia serbe në Kosovë!!
Shqiptarët e Kosovës Lindore edhe kësaj here u gjendën të vetëm përballë fazhizmit serb, përballë atyre që duan ta shkulin me rrënjë kujtesën kolektive dhe cdo shenjë e gjurmë shqiptare edhe në ato pak vendbanime që kanë mbetur pas spastrimeve të organizuara dhe të kryera nga shteti serb vetëm gjatë këtij një shekulli e gjysmë.
Heqja vandaliste e monumentit të UCPMB-së dhe dëshmorëve të kombit shqiptar, që kishin rënë për mbrojtjen dhe clirimin e tokës së tyre shqiptare dëshmoi për të njëmijtën herë se Serbia është ajo që kanë njohur shqiptarët dhe Evropa gjatë shekujve: Serbi shoviniste dhe fashiste.
Ky karakter i Serbisë nuk ka ndryshuar në asnjë kohë, në asnjë sistem politik e shoqëror dhe me asnjë nga ata që kanë drejtuar deri më sot Serbinë.
Kot cirren politikanë, analistë e gazetër shqiptarë se në Serbi është e gjallë trashëgimia Milosheviciane
, etj. E vërteta është se Miloshevici dhe icët tjerë ishin dhe janë trshëgimi dhe pjellë e shovinizmit dhe fashizmit serb.
Tirana dhe Prishtina zyrtare u mjaftuan me nga një deklaratë patriotike, por nuk ndërmorën asnjë hap konkret.
Madje, Sali Bersiha nuk bëri as atë që do të bënte cdo shtet për mbrojtjen e një pjese të popllit të vetë, nuk kërkoi një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit për Kosovën Lindore dhe kërcënimin që po i bënte asaj Serbia fashiste!
Edhe Brukseli e inkurajoi fashizmin serb, duke deklaruar se Kosova Lindore është cështje e brendshme e Serbisë!
Pse jo? Përderisa Tirana dhe Prishtina jepnin mesazhe se nuk ishin të interesuara ti acaronin marrëdhëniet me Serbinë dhe miqtë tanë (më shumë të Serbisë) për një MONUMENT dhe për një grusht shqiptarësh!
Këtë poshtërim që Serbia ua bëri shqiptarëve (jo vetëm atyre të Kosovës Lindore) është mirë (se mos është i pari!) që Prishtina ta shfrytëzonte si pretekst për pezullimin e bisedimeve me Serbinë dhe të niste rishikimin e extra të drejtave që i ka garantuar pakicës serbe.
Madje, do të duhej të rishikohej edhe statusi i Kishës Ortodokse, që padrejtësisht quhet serbe dhe trashëgimia serbe në Kosovë. Rol të rëndësishëm duhet të marrë (e ka dertyrim) Tirana zyrtare.
Shtetet fqinje, që mbajnë të pushtuar një pjesë të mirë të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë po mohojnë dhe nëpërkëmbin cdo të drejtë dhe liri demokratike, kombëtare, kulturore e politike.
Këto shtete po lejojnë (pa asnjë kufizim) dhe po inkurajojnë, nxisin e stimulojnë vetëm një të drejtë për shaiptqrët e pushtuar: Të drejtën e fesë, xhamisë, ferexhes dhe thirrjes së ezanit pesë herë në ditë me altoparlanta!!
Kjo e drejtë po lejohet dhe stimulohet në formën e një të drejte dhe besimi që ushtrohet në gjuhën arabe dhe sipas mënyrës arabe!
Ndryshe, edhe besimi, po të ushtrohej në gjuhën dhe kulturën shqiptare do të ndalohej dhe persekutohejë! Për këtë fajin më të madh e ka Tirana zyrtare dhe tash edhe Prishtina dhe vetë Bshkësia (Shqiptare) Islame.
Në shek XXI më shumë se gjysma e shqiptarëve vazhdojnë ti luten Zotit, të falen e të thërrain ezanin në gjuhën arabe!!
Kjo nuk bënë të kuptohet se kemi ndonjë urrejtje për gjuhën, kulturën apo qytetërimin arab. Në asnjë mënyrë. Por, shqiptarët do të duhejë më në fund të respektonin vullnetin e Krijuesit, të Zotit që na fali shqiptarë e jo arabë, turq, amerikanë, italianë
Më shumë se gjysma e shqiptarëve vazhdojnë edhe në shek XXI ti varrosin prindërit dhe të afërmit e tyre në një gjuhë të huaj dhe me rituale të huaja për ta!!
Kjo po shfrytëzohet dhe përgëzohet tmerrsisht nga pushtuesit dhe armiqtë tanë për të na mbajtur në injorancë dhe errësirë, të ndarë, të përcarë dhe copë-copë në shumë shtete.
Në rrugë të njëjtë janë angazhuar dhe po ecin edhe politikanët, shefat e partive dhe të institucioneve, ata që kanë kapur shoqërinë shqiptar edhe në Tiranë e Prishtinë!
Me të gjitha mjetet dhe mënyrat që të jep pushteti ata kanë luftuar dhe po luftojnë për ta mbajtur të gjallë përcarjen ndërpartiake.
Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, klasa politike, sidomos SHEFAT, hapin frontin dhe mbjellin përcarjen brenda partive të tyre!!
Kështu segmentimi i shoqërisë shqiptare thellohet e thellohet
Armiqtë tanë dhe miqtë e armiqëve tanë fërkojnë duart nga kënaqësia se investimet e tyre nuk po u shkojnë huq!
Kurse shqiptarët e udhëhequr nga shefat e tyre (inteligjencia është dorëzuar kaherë
) rrisin inatin deri në urrejtje për njëri-tjetrin, deri në përpjekje për ta eliminuar njëri-tjetrin
A duhet të vazhdojmë kështu?
Njeriu i thjeshtë shqiptar dhe shqiptarët që e duan këtë tokë dhe këtë popull më shumë se privilegjet e pushtetit (shpeshherë të dhuruara nga të huajt!), më shumë se pasurinë dhe paranë që japin të huajt (armiqtë tanë) për të na përcarë dhe për të na mbajtur të copëtuar në shumë shtete nuk janë pajtuar dhe nuk do të pajtohen kurrë me këtë gjendje poshtëruese, por nuk e kishin dhe nuk e kanë të lehtë luftën në shumë fronte (sidomos me tanët) dhe me armiqtë e padukshëm, që dinë të vishen me rroba të partive, ideologjive, feve dhe ndonjëherë edhe me rroba kombëtare