27 Dhjetor 2024

Sanxhaku është i Dardanëve

Shkruar nga Ismet Azizi

Dëshmitë të panumërta për shtrirjen e Dardanëvë në Sanxhakun e sotshëm na bëjnë të kuptojmë se jo rastësisht Sanxhaku gjatë gjithë historisë ka qenë i banuar Ilirët e mandej nga shqiptarët.

Në fshatin Pruzhanj në Rrafshnaltën e Peshterit,  në Sanxhak, arkeologët kanë zbuluar  prushin (hirin) e trupave të vdekurve të djegur, i cilit  datojnë mijëra vjet para Krishtit, që me siguri  u përkasin ilirëve. Ky fakt dëshmon për autoktoninë dhe prejardhjen ilire të kësaj popullate.

Në këtë zbulim të madh arkeologët serbë kanë hasur  në ekzistimin e provave materiale të jetës të sllavëve të shekullit të X –të, të erës së re. Papritmas është  shfaqur prushi –hiri, i mbetur nga trupat e djegur të të vdekurve, i cili  është dy mijë vjet i vjetër, dhe bashkë me të edhe vendet e varreve të mesjetës.

\"Ky është edhe një konfirmim se kjo trevë ka qenë  e banuar që në kohët e lashta dhe se nuk është gjë e vogël se në këtë trevë  i keni  tri vende me prushin –hirin e dikurshëm,  të cilat vende   datojnë nga koha e tre mijë vjet më parë,\" tha drejtoresha e  Muzeut Ras të Pazarit të Ri, Dragica Premoviq-Aleksiq, transmetojnë mediat lokale.

Edhe hulumtimet e  më hershme arkeologjike në këtë rajon tregojnë për ekzistimin e Dardanëve në këtë periudhë, potencon Premoviq, e cila tregoi se ata ishin popull jashtëzakonisht i fuqishëm ilir, me   të cilët është e  lidhur legjenda e themelimit të Trojës.

Premoviq-Aleksiq tha se janë  zbuluar varrezat e të vdekurve të djegur, i cilët,  pasi  janë djegur në turrën e druve janë depozituar në formë të prushit.

Këto, tha ajo, ishin  vende të varreve, dhe në bazë të karakteristikave të prushit, mund të thuhet se këto varre i përkasin epokës së bronzit të vonshëm. Në epokën e bronzit, banorët e parë të kësaj treve  kanë qenë ilirët.

\"Ky është një fis i cili ka jetuar në territorin e Maqedonisë, Serbinë Jugore, Kosovëse, e  deri tek  ne këtu, ku ne jemi kufiri jug-perëndimor.  Ilirët ishin popull  i madh dhe i fuqishëm, një nga më të vjetrit në Ballkan \", tha Premoviq-Aleksiq.

Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkelogjike: Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit \"Rashka\"; mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve te Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e së cilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur

Rrafshnalta e Peshterit, (njihet edhe si vetëm Peshter), është rrafshnaltë karstike me një lartësi mbidetare prej 1250 m në veriperëndim të Kosovës, gjegjësisht veriu i trojeve shqiptare. Rrafshnalta e Peshterit është e pasur me kullosa kurse popullsia kryesisht merret me blegtori.

Janë të njohura prodhimet e qumështit, sidomos djathi i Sjenicës, si dhe të mishit të terur. Në kuadër të Rrafshnaltës së Peshterit është edhe Fusha e Peshterit (lartësia mbidetare e së cilës është 1150 m), më një sipërfaqe prej 65 km2.

Popullsinë e Peshterrit, në lashtësi e banuar nga Dardanët, e përbëjnë kryesisht boshnjakët që janë pasardhës të shqiptarëve por ka edhe të tillë që deklarohen ende shqiptarë e të cilët jetojnë në pjesën e kufirit me Kosovë ju jetojnë edhe një numër i vogël i serbëve.

Emri Peshter rrjedh nga fjala shqipe peshë - rëndë, ter - thatësi ,tersi, tersi e rëndë.

Lugina e lumit Rashka me rrethinën e vet, e cila i takon komunës së Pazarit të Ri, paraqet njërën ndër hapësirat më interesante ballkanike për shkencën e historisë së mesjetës.

Procesi i kolonizimit të sllavëve në këtë hapësirë nuk është hulumtuar sa duhet nga historianët tanë. Kolonizimi është bërë në etapa kurse kolonozimi kryesor është bërë përgjatë luginave të lumenjve. Në fillim të shek. të VII-të sllavët depërtuan në këto vise, pasi që sundimi i bizantit gati nuk ekzistonte.

Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkelogjike: Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit \"Rashka\"; mandej të mbeturat nga ari dhe qehlibari të gjetura para shum viteve te Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e sëcilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.

Toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimet për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Peshter, Bishevë,Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë, lim-Lumi; Ibër- i bardhë; Vapë - vapa,-ë; Peshter: Pesh- peshë; ter- terr (terësi), ter - thatësi.

Kur serbët u vendosën në luginën e lumit Rashka, e detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Natyrisht, vendasit nuk janë tërhoqur të gjithë por një numër i tyre kanë mbetur në viset malore përeth duke vazhduar të merren me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise dhe kjo  gjë na bënë me dije edhe për prezencën e tyre të sotshme në këto vise.

Ndërsa për ekzistencën e Stari Rasit serb, gjegjësisht për Arsën , qytetin e vjetër të mbretërisë ilire,  Myftiu i Madh i Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer Zukorliq, në një konferencë, kishte deklaruar:

“Ne boshnjakët jemi me prejardhje ilire. Nëse dikush ju pyet prej nga doli kjo tash, lirisht përgjigjuni: “na ka thënë Myftiu “. Dhe ajo kalaja mbi Novi Pazar, për të cilat ata pretendojnë se ishte selia dhe djepi i shtetit serb, në fakt është Arsa, kryeqyteti i vjetër i ilir dhe nuk ka lidhje me kurfar Rasi dhe me shtetit e vjetër serb “.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)