21 Prill 2025

Sanxhak, në radhë edhe ndryshimi i emërtimit të shkollave

Shkruar nga Ismet Azizi

Këshilli Kombëtar Boshnjak (KKB), pas iniciativës për heqjen e prapashtesave ić dhe vić, së fundmi  ka  vendosë  t’i  ndryshoj edhe emrat e shkollave në Sanxhak. Ka indikacione se në radhë do të vijnë edhe  ndryshimi i emrave të vendbanimeve.

Pas iniciativës për ndryshimin e mbiemrave dhe për tua heqë prapashtesat ić, dhe vić, kryetari i  KKB-së, së fundmi ka dalë me një iniciativë të re, për ndryshimin e emërtimeve të shkollave. Nga mbledhja  e fundit e Këshillit Kombëtar Boshnjak, të cilën e kryesoi Esad Džudže (vić) doli iniciativa për ndryshimin e emrave të tetë shkollave fillore në Novi Pazar të cilat mbajnë emrat e personaliteteve serbe.

Këto do të zëvendësohen me emra të personaliteteve  të shquara, siç thonë ata, “boshnjake” nga Sanxhaku. Shkolla fillore  “Aleksa Đilas Bećo” në të ardhmen të quhet  “ Fehrat–beg Draga”, mandej, ajo që sot quhet “Desanka Maksimović”  do të ndryshohet në  “Musa Qazim Çatiq” , “Jovan Jovanović Zmaj”  do të quhet  “Ahmet Ali Gurbi” kurse “Vladimir Perić Valter” do të zëvendësohet me  “Murat effendi Sheqeragiq”, etj.

Shkollat janë shpallur si institucione të rëndësisë së veçantë për myslimanët (Sanxhaklinjtë-Boshnjakët), ndërsa  iniciativën në fjalë e kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe në administratat e këtyre shkollave. Propozimi ende nuk ka arritur të shqyrtohet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, e cila e jep fjalën e fundit për ndryshimin e  emërtimeve të institucioneve arsimore.

Si duket një ndryshim i tillë nuk është i pa mundur. KKB e ka vërejtur me kohë këtë gjë. Sipas ligjeve të Serbisë, vendimin për të ndryshuar emrin e institucionit arsimor së pari e bën organi  menaxhues, në këtë rast Këshilli  i Shkollës.

Mendimin për ndryshimin e emrit të shkollës do të duhet ta jap edhe  Këshilli i Arsimtarëve dhe Këshilli i Prindërve, si dhe qeveria lokale. Pas kësaj, kërkesa për rishikim i dorëzohet  Ministrisë, përmes administratorit të shkollave i cili  duhet ta jap mendimin e tij,  duke arsyetuar procedurën formale në Ministrinë e  Arsimit. Nëse  kërkesa i  kalon të gjitha këto procedura, Ministria do të duhej të sjell vendimin e vet.

 Lista me emra të personaliteteve  serbe siç janë Karaxhiqi, Shantiqi, Zmaji,  Maksimoviqi, etj,  do të zëvendësohen me emra të figurave të shquara myslimane të Sanxhakut që janë poetë, politikanë, gjykatës, profesorë universitar etj.

Më i vjetri është nga shekulli XIV, e deri te personaliteti që ka vdekur kohëve të fundi. Kjo nismë është krejt në fillim dhe nuk ka arritur  as në shkollat  të  cilat është  kërkuar riemërtimi nga KKB.  Drejtorët nuk janë  shumë të gatshëm për të komentuar për këtë iniciativë. Mundohen të gjinden disi, gjëja se nuk kanë dëgjuar, nuk  kanë marrë kërkesa  zyrtare, dhe se nuk kanë dëgjuar  zyrtarisht, e kështu me radhë.

Ndoshta do të ishte shumë më mirë sikur KKB të ndërmerrte iniciativë në ndryshimin, gjegjësisht kthimin e emërtimeve - toponimve të mëhershme të cila i ka ndryshuar Serbia me rastin e okupimit të Sanxhakut në vitin 1912. Novi Pazari, dikur është quajtur Pazarishte, mandej Yeni Pazar, Pazari i Ri,  kurse vendbanimet fshatare si Ugao - Uglla, Bandžovi-Buxhovi, Mur-Muri, Orle-Orli,  Dacići- Dacajt. Toponimet; Ibar- I bardhë, Lim –Lum, Vapa –Vapa, Peshter,- Peshterr, Raska-Rrasa, etj. Mandej mbiemrat si Ljajić-Lajqi, Ṡalići-Shala, Ugla-Uglanin, Gusinac-Gucia etj.

Departamenti për Arsim i Bashkësisë  Demokratike të Sanxhakut, duke analizuar iniciativën për ndryshimin e emërtimeve të shkollave në Sanxhak, ka lëshuar këtë deklaratë për shtyp:

“Kërkesa për riemërtimin e shkollave fillore në Novi Pazar, Tutin dhe Sjenicë bazohet në të drejtën legjitime të boshnjakëve se institucionet arsimore, në vendbanimet ku ata janë shumicë, të emërtohen më emrat e personaliteteve të shquara  nga radhët e popullit të Sanxhakut

Ministria e Arsimit duhet t’i shqyrtoj seriozisht dhe t’i merr në konsideratë sepse  këto kërkesa rrjedhin nga idetë e thella  humanitare dhe nuk prishin marrëdhëniet ndër njerëzore dhe nuk kanë për bazë urrejtjen nacionale dhe as fetare apo ndonjë diskriminim tjetër.”

Në mënyrë që këto kërkesa të marrin epilog pozitiv zyrtar, është e nevojshme që të harmonizohen me  të gjithë faktorët politikë, etnike dhe sociale të boshnjakëve në Serbi. Në këtë drejtim në të ardhmen duhet koordinim  para se të parashtrohen  kërkesat e tilla apo të ngjashme për autoritetet kompetente që kanë të bëjnë me të drejtat kolektive të boshnjakëve.

“Urban in”, një organizatë joqeveritare, e cila në fakt është është pro qeverisë së Serbisë, propozimin e KKB për ndryshimin  emrave të shkollave në Sanxhak e ka vlerësuar si (s’ka si mos ta vlerësojnë ndryshe) “ vazhdimësi e sjelljes së papërgjegjshme të udhëheqësish së këtij këshilli”.

Të gjitha këto iniciativa, kërkesa për ndryshime të gjendjes aktuale në Sanxhak, kanë duke shkuar në drejtim të një autonomie kulturore dhe territoriale, për të cilën myftiu M. Zukorliq pat deklaruar: “ Ne nuk do ta shpallim autonominë. Ne do ta krijojmë autonominë”. Tek e fundit e ardhmja është e popujve që kanë zhvillim pozitiv demografik. Vlen të përmendet në vazhdimësi se shtim pozitiv  të popullsisë kanë pikërisht komunat e këtij regjioni dhe ato të Luginës së Preshevës.  Nataliteti  më i lartë është në komunën e  Tutinit me  16.2 ‰, N, Pazar 15.6 ‰, mandej vjen Presheva  me 13.6 ‰. Autoritete serbe duket se e kanë kuptuar që këto shkolla u takojnë këtyre fëmijëve që sa po kanë lindur dhe që do të lindin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)