Samiti i KPJ dhe Diplomacia Parlamentare
Shkruar nga Bahri Bivolaku
Kosova nuk ka më kohë që të humbet. Partitë politike duhet të lirohen nga mendimet e vjetra e të shpenzuara, të cilat edhe e kanë lodhur qytetarin e vendit.
Është koha për tu hapur derën mendimeve të freskëta, kreative, të cilat nxisin shpresën, besimin e dashurinë për të nxjerrë më të mirën për momentin dhe që i shërben Kosovës, zhvillimit dhe perspektivës së saj.
Ne në Kosovë të gjithë jemi fitimtarë karshi gjendjes se ku ishim, porse duhet hapur rrugën mendimit pozitiv për të ndërtuar qëllimin se ku duhet të shkojmë.
Politika ka kuptimin më shumë se pushteti. Nuk kemi nevojë të themi vazhdimisht se gjërat e mira janë për të ardhmen. Sot, kemi nevojë si kurrë më parë për të krijuar gjërat e vlershme për vendin tani e jo në të ardhmen.
Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Kosovës me punën, përkushtimin dhe objektivën e qartë, po tregon të jetë funksional dhe me vizion për objektivat e së tashmes politike dhe të së ardhmes.
Edhe oganizimi që do të fillojë në Prishtinë i Samitit të Komisioneve për Punë të Jashtme të shumicës së vendeve europiane, por edhe jashtë saj, tregon për këtë qëllim.
Izolimi e barrikadimet duhet zëvendësuar me hapje të vendit për të tjerët, e veçanërisht për përfaqësues të popullit.
Ky komision parlamentar, me punë e aktivitete po dëshmon se gjërat e vlershme për vendin mund të bëhen.
Në një forum të tillë dhe në Prishtinë është mirë të flitet për perspektivën e zgjerimit të BE-së dhe hapjen e dyerve për vendet e Ballkanit dhe temat tjera që do të jenë në fokus të paneleve e diskutimeve në këtë samit.
Zhvillimi i diplomacisë parlamentare ekonomike, kulturore, të demokracisë etj
Vendi ynë, e mbase së bashku edhe me Shqipërinë mund ta zhvillojnë diplomacinë parlamentare ekonomike, kulturore, të sundimit të ligjit etj. Komisioni Parlamentar i yni duhet ti shtyjë këto procese.
Për të arritur që në vendet tona ti kemi kompanitë e mëdha europiane e gjetiu, apo të degëve të tyre ekonomike dhe e cila nuk mund të ndërtohet pa specialista dhe njerëz të pajisur mirë, përfaqësues të aftë, të edukuar e mbi të gjitha patriotë.
Duhet ecur në zhvillimin e diplomacisë ekonomike dy palëshe dhe bërë advokacinë për të sensibilizuar investimet po aq sa edhe krijimit të imazhit pozitiv të vendit. Çasje e tillë duhet të ndodhë edhe në fushat tjera.
Mendoj që sot në pozitat ku jemi, politikat tona duhet të zhvillohen në këtë drejtim, duke u larguar nga folklori dhe popullizmi.
Kosova nuk guxon ta humbë betejën politike për të tashmen e krijuar, pasi humbja e të sotmes të kthen gjithnjë në të djeshmen, gjersa e kemi kohën për të punuar për të nesërmen.
Qëllimi si vlerë politike, në vitin e fundit po zë vend në punën e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme.
Kosova nuk guxon ta humbë betejën politike për të tashmen e krijuar, pasi humbja e të sotmes të kthen gjithnjë në të djeshmen, gjersa e kemi kohën për të punuar për të nesërmen.
Qëllimi si vlerë politike, në vitin e fundit po zë vend në punën e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme.