Sadizmi, ligësia dhe amoraliteti i KTV-së ndaj Bajrush Xhemailit
Shkruar nga Xhevat Bislim
Fushata e ligë, kundërnjerëzore, amorale dhe e shëmtuar e KTV-së ndaj njeriut, atdhetarit të dëshmuar e ridëshmuar, Bajrush Xhemailit, vazhdoi edhe sonte nga një medium, nga një televizion, që quhet KTV! Ta (keq)shfrytëzosh, ta (sh)përdorosh fatkeqësinë dhe tragjedinë e tjerëve deri në këtë shkallë dhe në këtë mënyrë duhet të jesh KTV, duhet të jesh soj i surrojve... Bajrush Xhemajli pati një fatkeqësi tragjike në komunikacion.
Nga kjo fatkeqësi (përplasje makinash) humbi jetën një i ri, humbi birin e saj një familje. Shumë e dhimbshme, plagë që nuk shërohet kurrë në zemrën e familjes.
Vetë Bajrushin e dërguan në spital për të vdekur, por s\'kishte qenë e thënë (e shkruar) të vdiste. Nuk e besoj kurrë që edhe familja, që humbi birin e saj në këtë fatkeqësi komunikacioni, do ta dëshironte vdekjen e Bajrushit.
Vetë Bajrushi do të jepte gjithçka po të kishte mundësi ta zhbënte këtë aksident, fatkeqësi me pasoja tragjike. A mund ta besojë dikush që njeriu, i cili \"shkriu\" rininë e tij burgjeve të Serbisë (14 vite burg) për lirinë dhe lumturinë e këtij populli dhe të kësaj rinie do t\'ia dëshironte vdekjen një njeriu, një të riu shqiptar?
Kurrë, kurrë dhe njëmijë herë kurrë... Këtë gjë mund ta nxisin dhe ta \"besojnë\" vetëm KTV-ja dhe soji i surrojve, këtë mund ta dëshirojë nga zemra dhe me shpirt vetëm soji i Adem Salihut, i cili vazhdonë të ëndërrojë zgjedhjet, siç i ëndërronte dhelpra k... e dashit, të cilët Bajrën dhe shokët e tij mund t\'i duan dhe i duan vetëm në burg. Këtë e duan vetëm ata qe kanë shpirt sadist, që kënaqen me dhimbjen, fatkeqësinë dhe tragjedinë e tjetrit...
Ndoshta u vie keq që Bajra dhe shokët e tij shpëtuan të gjallë nga torturat dhe tmerret serbe... Kjo KTV me të gjitha komentet e saj deri tash kishte vetëm një qëllim: Ta thellonte \"hendekun\" dhe ta shtynte \"pajtimin\" midis këtyre dy familjeve shqiptare, të krijonte mendimin e rrejshëm dhe kundërnjerëzor se Bajrushi e paska shkaktuar gati si me qëllim dhe nga mendja e \"madhe\" këtë tragjedi...
Prandaj, KTV-ja dhe soji i surrojve janë mobilizuar dhe po bëjnë presion mediatik edhe mbi organet e drejtësisë, po u bëjnë thirrje publike këtyre organeve që ta (ri)burgosin Bajrushin (të hakmerren) se u bënë kaq vite që ky njeri i mirë, ky shqiptar atdhetar nuk është mbyllur në burg!!! Turp, turp, njëmijë herë turp!
Ky popull ka përjetuar kaq shumë tmerre (golgotën) vetëm pak vite më parë, gjatë luftës... Sa të vrarë, të masakruar, sa gra e vajza të dhunuara dhe poshtëruara edhe në sytë e prindërve, vëllezërve dhe burrave të tyre... I keni lexuar dëshmitë e tyre rrënqethëse para ca dite te \"Bota sot\"?
Megjithatë, nuk i kemi dëgjuar deri më sot këtë media dhe as këtë Adem Sali (prodhues i njohur i CD-ve) të bëjnë thirrje për \"hakmarrje\"... Të paktën të kërkonin nga drejtësia që të hakmerrej për këto krime, dhunime dhe për këtë gjenocid që përjetuan shqiptarët e pafajshëm. Përkundrazi. Hakmarrjen ndaj serbëve që i kryen këto krime, këtë gjenocid dhe holokaust ndaj shqiptarëve soji i surrojve dhe mediat e tyre i kanë kualifikuar si \"fashizëm\"...
Po të nisim me hakmarrjen që po përpiqen të nxisin KTV-ja dhe soji i surrojve ndërmjet shqiptarëve, po të hakmerreshim ndaj shqiptarëve të sojit të surrojve, që na morën nga duart e nënave tona, na mbyllën në burgje, na torturuan dhe dënuan me vite të tëra burg, madje edhe na vranë gjatë torturave apo gjatë rrethimit në tokën dhe shtëpitë tona për hesap të Jugosllavisë (Serbisë) ku do të përfundonte kjo puna jonë, ku do të na shpinte mushka? I kishte hije kësaj medie (KTV-së) dhe çdo mediumi, personaliteti, partie, shoqate dhe institucioni që të angazhohejë për pajtimin e këtyre dy familjeve, të angazhoheshin që familja që humbi birin e saj ta falte këtë burrë, këtë njeri që me krejt jetën e tij (pa marrë parasysh fatin e familjes dhe të fëmijëve të tij) u përpoq për lirinë, paqen dhe lumturinë e këtij populli.
Ftoj publikisht të gjithë miqtë, shokët, dashamirët dhe bashkëkombësit e mi që të kritikojnë dhe të mbajnë qëndrim kundër këtij mediumi antinjerëzor dhe të ndihmojnë për pajtimin e këtyre dy familjeve, të cilat KTV-ja dhe soji i surrojve i duan të \"hasmuara\" me qëllimin e vetëm që Bajrushi të (ri)përfundojë në burg...
Çfarë do të përfitonte familja që humbi djalin e saj edhe po të dënohej me njëqindë vjet burg Bajrush Xhemaili? Vetëm soji i surrojve dhe KTV-ja e tyre do të kënaqeshin...!!!
Edhe njëherë, turp! Cili prej nesh, cili ngasës makine është i sigurtë se nuk mund t\'i ndodhë një aksident ose tragjedi në rrugët tona ose diku jashtë?
Askush, askush, askush... Prandaj, falje, pajtim, falje, pajtim, falje dhe njëmijë herë falje për Bajrush Xhemajlin dhe për të gjithë ata fatkqinjë që mund ta kenë \"fatin\" e Bajrush Xhemajlit...
Shqiptarët gjatë historisë, më tha miku im, H. S., janë të njohur për heronjtë e tyre të pajtimit dhe faljes, por asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kishin patur heronj të urrejtjes dhe përçarjes... Për ta populli dhe gjuha jonë kishin dhe kanë emra tjerë...