Sa pjesë i ka kjo lojë Kryeministër...?!
Është kënaqësi e dyfishtë të mashtrosh mashtruesin (J.de La Fontaine)
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Sikur në lojëra sportive të cfardo lloj dicipline qofshin ato, kur të dy palët apo më tepër akterë - pjesëmarrës të atij derbi janë seriozë, të diciplinuar dhe të përgatitur mirë profesionalishtë, edhe rezultati është i pritur dhe i pranuar, dhe pa marrë parasysh se cila palë fiton, edhe kundershtari pajtohet me realitetin dhe faktin se fitoi më i miri.
E njejta gjë dhe rregull, përafërsishtë, vlen edhe per subjektet politike që garojnë për të mbajtur primatin e të parit të një vendi, dhe kuptohet i pari që rangohetë zgjedh edhe partnerët dhe aleatët me të cilët dëshiron të qeverisë një vend.
Pa elaboruar, se si u zhvillua gara zgjedhore në zgjedhjet e fundit, dhe sa u respektuan rregullat dhe kodeksi zgjedhor, pasi që për fenomente me të cilat u përshkruan këto zgjedhje ka pasur shkrime e opinione të ndyshme edhe nga vendorët edhe nderkombëtarët, pjesëloja pasezgjedhore e partisë e cila u rangua e para u karakterizua me befasira dhe sfida të cilat jo vetem që hapën tema dhe dilema të mëdha, por në vazhdimësi tensionuan situatën në Kosovë, me veprime, të cilat mund të quhen edhe "eksperimente" për "shpërlarje truri".
Cka ndodhi ,dhe pse ndodhi ?!
Siq dihet, Partia Demokratike e Kosovës, edhe në këto zgjedhje nacionale (për herë të dytë) doli e para dhe më e votuara, dhe (domosdoshmërishtë) lidhi kolaicion me një subjekt tjeter politik, i cili falë vetëm disa koalaicioneve parazgjedhore me disa subjekte tjera, arriti që edhe kësaj here të jete pjesë e Parlamentit, jo vetëm që bëri hap të pa matur dhe me pasoja , por karshi elektoratit të vet dhe opinionit të gjërë, uli shumë poshtë pazarin dhe "lëshoi pe" dhe e"rahatoi" Akr-në, me benefite dhe peshqeshe, që befasuan dhe joshën edhe shumë lakmitarë të pushtetit të cilët nuk ishin më në këtë subjekt politik.
Ky veprim, jo vetëm që vlersohet i ngutshëm dhe me pasoja, veprim që gjatë këtyre ditëve po e paguan në lëkurë e gjithë Kosova, por e veqanta, është se ne masë te madhe, krijoi edhe hasmëri, inate, konfrontime, e edhe tensionim, jo vetëm mes këtyre partnerëve, por edhe bllokut opozitarë, liderëve partiakë e bashkëpartiakë,medias e shoqërisë civile......!.
Nëse, nje subjekt politik, që në opinion prezentohet dhe paraqitet si më i organizuari, (sipas liderit te këtij subjekti, njëherit edhe Kryeministër vendi - Hashim Thaqi) dhe promovohet se edhe gjate 2o viteve të ardhëshme do të jete i pari dhe pa konkurencë, atëherë të lidhësh koalicion(domosdoshmërishtë) me një subjekt politik i cili në zgjedhjet e fundit ka fituar vetem 3% të votave dhe ta ulësh "në krye të vendit" duke i ofruar hiq më pak se 15 pozita ministrore, është non sens dhe një lojë e pa menduar dhe analizuar mirë ,një skenar që më shumë i bënë dëmë dhe e damkos PDK-në, dhe nje kalkulim i cili mund të jëtë i favorshëm dhe i pranueshëm vetëm për inetresa apo interesin përsonal ,të një, apo disa individëve, (pse jo edhe të disa ndërkombëtarëve) gjë që edhe (ndoshta ) nuk është larg të vërtetës.
Po e përsërisë, edhe një herë, (e kam cek edhe ne nje shkrim tjetër) Kryemisnistri Thaci, apo edhe ndonjë tjetër, përsonalitet me peshë në Pdk, nëse i lidh interesi biznesorë me liderin e AKR-së, dhe nga këto marrëveshje fillimisht u përcaktuan për postin e Presidentit, i cili siq dihet u kontestua dhe u zhbë nga Kushtetusja por pa kaluar as tri ditë, u spostua me postin e te dytit në Qeveri, është mirë të sqaroj para opinionit edhe një gjë (ndoshta) spekulim se sa i ka kushtuar Pacollit posti e Presidentit, për vetem 1 muaj, dhe edhe sa është borgji që i është mbetur për tia larë Pacollit...?!
Një militant i PDK, në lokalin e të cilit vitin e kaluar, gjatë natës u pat prish kolaicioni PDK-LDK dhe pat ra Qeveria, paksa në hajgare ,tha se Pacolli ka shpenzuar një shifër disamilionshe (shumë që vështirë mund të bësohet), por ky militant, tha se kjo është vetëm nismë, pasi që nëse dëshiron Pacolli të jetë pjesë e lojës shtesë, edhe më duhet hap kuletën, duhet paguar edhe shumë para për tu ulur në fotelet( që po i blen vetë), por që po menagjohen nga dikush tjetër.
PDK-ja ne ruandin e parë Pacolli dështoi, (po flitet se ka qenë skenar i përgatiur me kohë)dhe mund të themi se me mjaftë paqartësi po pritet edhe pjesëloja e dytë, e cila nuk dihet akoma se si do të zhvillohet dhe sa do të zgjasë, por një gjë duhet të thuhet haptas:nese nuk ka përforcime dhe ndryshime nga "Kryetrajneri" dhe "Stafi udheheqës" rezultati domosdo do të jetë dëshpërues.
Topi si gjithnjë është te Kryeministri Thaci, nga i cili varet, se a do të përmbyllet me këtë takim kjo lojë me rëndësi apo do të ketë lojë shtesë.
Na kujtohet disa herë pas përfundimit maratonik të zgjedhjeve të fundit kur kryeministri Thaci pat deklaruar se i ka numrat, dhe se për te nuk ka problem për të bërë Qeverinë, por edhe institucionet tjera, dhe se Kosovaeuropiane do të shkoj e papenguar drejt Perendimit dhe botës së zhvilluar demokratike, por nga gjendja në të cilën po kalon vendi ynë, sinjalet nga Perendimi nuk janë shpresëdhënëse dhe optimiste....!