31 Dhjetor 2024

Sa janë të të guximshëm njerëzit për të ndjekur idealin e vet

Shkruar nga Edona Prebreza

Sa nga masa e gjerë e njerëzve qe e popullojnë botën, janë të aftë, të denjë e të guximshëm për të ndjekur idealin e vet?  

Njerëzit bien pre e mëdyshjeve të veta, se kush janë ata dhe cili është roli i tyre si individ në shoqëri.

Duke e nënvlerësuar vetën dhe duke e rritur mbidozën e vlerësimit për të tjerët shpesh herë humbasin kurajën për të bërë atë janë të destinuar të bëjnë.

Bota është e stërmbushur me njerëz që jetojnë jetën që kurrë nuk kanë ëndërruar ta kenë. Bëjnë punë që nuk iu pëlqejnë, udhëtojnë sepse janë të detyruar ta bëjnë dhe në fund ndihen fajtorë për kohën që e kanë shpenzuar në dëm llogari te vetvetes.

Si pasojë e kësaj hasen shoqëri që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën dhe me te tjerët, shkaktohen probleme që do të mund të mënjanoheshin, nëse gjërat do të menaxhoheshin në kohë.

Roli i prindërve në shoqërinë moderne është i atillë që t’ua tregojë hapat e duhur, por janë të  rinjtë ata që marrin vendime për jetën e tyre.

Mund të paramendoni një shoqëri ku secili është i lumtur dhe I privilegjuar të bëjë atë që ndihet i ngazëllyer ta bëjë !

Atëbotë do kishte sistem rrënjësisht tjetër vlerash dhe kaosi e rrëmuja që ekziston do të shfaroseshin.

Çdo ditë në rrjetet sociale, apo në mediat e shkruara si dhe ato elektronike qarkullojnë lajme të tilla si dhuna, narkomania, sëmundjet shëndetësore, të gjitha këto që si bazë kanë sistemin nervorë që është përgjegjës dhe rregullator për organizmin.

Një jetë pa stres do ishte e mirëpritur për secilin në dinamiken e kohës, ku jetojmë do mirëpritej si dhe do fillonte të bënte ndryshime rrënjësore në shoqëri.

Ndonëse duhet kohë qe njeriu te gjejë  qëllimin, arsyen e ekzistencës së vet,medoemos do ta gjejë një ditë. E gjitha që duhet është shumë studim për çdo lëmi të jetës dhe informimi i gjithanshëm.

Duke filluar qysh nga kohët më të lashta, kanë ekzistuar grupe racionale që gjërat i kanë parë me një këndvështrim  të duhur, të tillët kanë arritur ta ndryshojnë botën, sepse është dija,arsyeja dhe logjika ato qe bëjnë që bota të sillet në drejtim  të duhur.

Gjithsesi rruga për tek e vërteta, rruga për tek e ndriçuara do te jete përplot me pengesa, por me mekanizmat e duhur do të mund të shkohej më lehtësisht.

Mure të larta mund të murosin ‘’Mendjet e Arta’’ dhe si pasojë e kësaj qeniet humane do mund të bien viktimë e pesimizmit, viktimë e frikës …armikut më të madh.

Do ketë nga ata që do të përbuzin potencialin tënd vetëm e vetëm sepse e dinë që mund të synosh Yjet!

Dëshmo të kundërtën  dhe në çdo aksion që merr kujto ku ishe në fillim, kujto sa e sa herë ke menduar që horizonti  të ishte zvogëluar aq shumë sa qëmendoje që gjithmonë do ishte I tillë.

- Shumë studim do të të lehtësoj ty rrugën , do të bëj të kesh perceptime nga këndvështrime të reja, nga dimensione qe s’kishe menduar qe ekzistojnë më parë.

Çdo kryevepër më parë ka qenë thjeshtë një copë skice ku askujt s’do t’i shkonte mendja se do arrinte te bëhej aq e famshme, aq e njohur, saqë çdo kush do të dinte ta identifikonte ! Bëj hartën e veprimeve tua, do shohësh që në fund do arrish tek destinacioni, edhe pse rruga mund të duket pambarimisht e gjatë dhe çuditërisht e pabesueshme, megjithatë ajo ekziston dhe ti je atu duke lënë gjurmë në çdo qoshe të saj.

Atëherë kur duket se boshllëku po mbizotëron, pikërisht atëherë është koha kur‘’Bing Bangu’’ po starton. Me miliona gjëra që më parë ke menduar që nuk ishte i aftë t’i bëjë, ta dëshmoj të kundërtën.

Një qenie humane mund të jetë tmerrësisht e vogël, ndoshta si një mikro grimcë në hapësirën e pafundme, megjithëse me vullnet të mirë mund të arrijë të zbulojë gjëra gjigante, që do lënë shenja te pashlyeshme në çdo epoke, në çdo gjeneratë.

Njeriu është krijesa e vetme që është i privilegjuar të dëgjojë zërin e ndërgjëgjiës, të kuptojë atë që e dëgjon dhe të identifikojë atë që sheh. Pra, është në gjendje të jetë përgjegjës për veprimet e veta dhe assesi nuk mund të jetë përgjegjës për veprimet e tjetrit.

‘’Gjithçka fillon nga diçka shumë e vogël dhe vazhdon e rritet pambarimisht, siç ndodh me Universin’’, kështu që potenciali që njerëzit zotërojnë do ishte në gjendje te bëhej i pa arritshëm nëse ne çdo ditë të jetës së vet do kontribuonte në të.

Aftësitë e njeriut i përngjajnë një kopshti që rrit shumë lloje bimësh, për atë të cilën kujdesesh më shumë dhe  që e trajton përplot me dashuri do të të jap rezultatet finale të dëshiruara.

Kështu që nëse edhe njëherë i bën pyetje vetës se kush je ti dhe për çfarë do të mund të arrije të ndërmerrje me jetën tënde. Do kuptosh që mundesh gjithçka .



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)