29 Dhjetor 2024

Sa e madhe dashuria për pushtet dhe e vogël për shtet

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Një anekdotë tregon se si Nastradini hapi një dyqan për ngjyrosje të rrobave. Një ditë atij i vjen një myshteri mbase për ta tallur dhe i thotë ngjyrose këtë pallto.

“Po në ç’ngjyrë?”- e pyet Nastradini. “Po ja, ngjyra të mos jetë as e kuqe, as e zezë, as gri, as e gjelbër, as e verdhë dhe as e bardhë.” – i përgjigjet myshteriu. “Shumë mirë. Do ta zbukuroj siç do ti.” – ia kthen Nastradini.

“Kur duhet të vijë që ta marrë?” – e pyet myshteriu. “Eja atë ditë që kur të mos jetë as e hënë, as e martë, as e mërkurë, as e enjte, as e premte, as e shtunë dhe as e dielë!” – i përgjigjet me shaka Nastradini.

Kështu mu duk çasja e anëtarëve të opozitës në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës me mos gatishmërinë që bashkarisht të dilet me një draft deklaratë, e cila synonte t’i animoj vendet e BE-së që të mbështesin liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kjo deklaratë synonte të ishte vetëm fillimi i një ideje, gjersa përfundimi kishte të bënte me angazhimin e një diplomacie parlamentare në këtë fushë.

Qëllimet e opozitës në këtë takim ishin të qarta, e veçanërisht ato të Vetvendosjes. Donin një deklaratë të ngjajshme me kërkesën e myshteriut të Nastradinit.

Çasja e tillë mbase është e njohur në politikën e Kosovës, për të kundërshtuar gjithçka për të arritur tek caku i dëshiruar, e që është beteja për pushtet, apo sipas tyre nevoja që vendi të çohet në zgjedhje të lira nacionale.

 Është e qartë se Grupi Ballkanik për Hulumtim të Politikave po merret tash e sa kohë me mundësinë e gjetjes së zgjedhjes për arritjen e marrëveshjes në mes të akterëve politik, për demarkacionin me Malin e Zi, porse dyshoj në rezultatin pozitiv duke parë e dëgjuar qëndrime politike që kryesisht kanë të bëjnë me motive të dëshirës për demonizimin e kundërshtarit e jo të zgjidhjes së çështjeve.

Në Bruksel dikush për të kërkuar zgjedhje e dikush për Trepçën

Këtyre ditëve në Bruksel qëndroi një delegacion i Lëvizjes Vetvendosje dhe sipas vet kumtesës së kësaj partie, del se në fokus të angazhimit të saj kishte të bënte me lancimin e idesë për “Zgjedhjet në Kosovë si e vetmja zgjidhje për krizën ekonomike e politike nëpër të cilën po kalon vendi.”

Në Bruksel qëndroi edhe një zyrtar i Kosovës së paku formalisht dhe ai ishte zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç.

Përfaqësusi i serbëve të Kosovës në Bruksel nuk kërkoi zgjedhje, por u angazhua për të penguar zbatushmërinë e vendimit të Ligjit për Trepçën dhe mundësisht që për Trepçën të bisedohet në Bruksel.

Eh, kjo na qenka politika, gjersa partitë politike në Kosovë merren me gjëra sekondare, që kryesisht tregojnë etjen e madhe për pushtet.

Një politikan i ri serb i Kosovës merret me thelbësoren dhe bënë hapat politik drejt një qëllimi të tyre, gjersa nuk e kam të qartë se si liderët e Vetvendosjes në Bruksel nuk e folën as një fjalë për Trepçën, por për zgjedhjet.

Patriotizmi nuk është popullizëm e as veprim politik që frymëzohet me vendosje të flamujve kombëtar, që nxitet me veprime të emocioneve e që thirret në të kaluarën e lavdishme. Thonë që ai që i shërben mirë atdheut, nuk ka nevojë për stërgjyshërit.

Kosova sot ka nevojën për politikë pragmatiste, patriotë që i shërbejnë mirë atdheut në të tashmen. Sa për zgjedhje, vërtetë unë se kam të qartë se si ato zgjidhin problemet në të cilat ndodhet aktualisht vendi.

Ato, vetëm prolongojnë e i fshehin problemet për një kohë të caktuar. Konsideroj që zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale me vullnet të partive edhe mund të mbahen, porse rezultatet do të jenë të përafërta dhe prapë do t’i kemi të njejtit akterë dhe prapë do të përballemi me demarkacionin, asociacionin, Trepçën, betejën në luftimin e korrupsionit e kriminalitetit, zhvillimit ekonomik etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)