Sa do të jetë numri i banorëve në botë në vitin 2100
Shkruar nga Ismet Azizi
Natyralisti i shquar Sir David Attenborough para disa ditëve deklaroi se popullsia e planetit tashmë është "rritur jashtë kontrollit", por një ekspert thotë se numri i njerëzve në planet të arrijë kulminacionin për 40 vjet. Kujt t'i besojmë?
Në 60 vitet e fundit popullsia e planetit është trefishuar, "thot Sir David Attenborough për BBC.
Nga viti 1950 kurë Sir Attenborough filloi karrierën e tij, në botë kishte 2 530 000 000 njerëz. Gjashtëdhjetë e tre vjet më vonë, ka rreth 7 160 000 000 banorë.
Pretendimi 'Jashtë kontrollit' është e vështirë të konstatohet, por mund të kuptojmë se ky pretendim bazohet duke marrë parasysh rritjen e popullsisë së planetit nëse rritet me të njëjtin ritëm, e cila do të trefishohet pas 60 viteve.
Nëse kidshte me ndodhë kjo deri në fund të shekullit në planetin Tokë kishin me jetuar pothuajse 40 miliard njerëz.
Por, parashikimet e fundit të Kombeve të Bashkuara thonë për një numri rreth 11 miliard njerëz të së njëjtës periudhë. Ky numër është dukshëm më i madh se sot, por qartë tregon se OKB-ja pret rritje shumë më të ngadalshme të popullsisë në dekadat që do të vijnë.
Megjithatë, dikush mund të mendojnë se 11 miliardë njerëz deri në vitin 2100 ëshë një rritje 'jashtë kontrollit'.
Por disa ekspert nuk pajtohen me parashikimet e OKB-së, për të cilat besojnë se janë shumë të larta.
"Kur kam shikuar këto të dhëna, kam konstatuar gati se të gjitha janë të pasakta," tha Sanjeev Sanyal, njëri nga strategët global i bankave gjermane, me rastin e publikimit të të dhënave në fund të muajit qershor.
Në të vërtetë, rritja e popullsisë është e varur nga një gamë e gjerë e faktorëve si përdorimi i energjisë, dhe profiti i korporatave. Kjo është arsyeja pse njerëzit si Sanyal shifrat për rritjen e popullsisë i marrin me rezervë. Ai beson se parashikimet e OKB-së vështirë arsyetohen për disa arsye.
"Nëse shikoni fertilitetin - numri i fëmijëve të cilët gratë i kanë gjatë jetës, në pjesën më të madhe të botës sot është më i vogël dhe i pamjaftueshëm për një rritje aq të madhe të popullsisë e planetin tonë ," thotë Sanyal, transmeton dnevnik.hr.