Sa banorë do të ketë Serbia në vitin 2060
Shkruar nga Ismet Azizi
Në 60 vitet e fundit popullsia e planetit është trefishuar, ndërsa Serbia për çdo vit 40.000 më pak të lindur se të vdekur.
Çiftet bashkëshortore në Serbi gjithë e më vonë vendosin për të krijuar familje , ndërsa migrimet nuk mund të ndalen. Nëse ky trend vazhdon, në vitin 2060 Serbia do të jetë për nga numri siq ka qenë në vitin 1927.
Popullsia e Serbisë është një nga popullsitë më të mplakura në botë, pasi që më shumë se një gjysmë shekulli , ballafaqohet me lindje të ulët . Çdo vit në Serbi humbët një komunë e permasave të komunës së Quprisë.
Nëse kjo gjendje ( dhe ska si të jetë ndryshe) vazhdon dhe realizohen supozimet e demografëve , numri i popullësisë në Serbi në 2060 do të reduktohet në 4.900.000, ose për një të tretën më pak se që ka tani.
Për çdo vit 40.000 më pak lindje se sa vdekje , serbët janë më të vjetër se mesatarja evropiane. Femrat vonë vendosin të lindin , zakonisht në mes viteve 30 dhe 34 vjet , migrimet nuk mund të ndalen.
Demografët marrin parasysh kushtet negative socio - ekonomike në vend , nuk parashikojnë kurfar përmirësimi. Këto konstatime na bëjnë të kuptojmë se në dhjetë vitet e ardhshme do të vazhdojë rënia e fertilitetit.
"Në qoftë se këto supozime do të jenë të sakta atëherë Serbia në vitin 2060 do ti ketë 4.9 milionë banorë , pra do të kthehet mbrapa në gjendjen e vitit 1927 . Për të riprodhuar është e domosdoshme që çdo grua të lind 2.1 fëmijë mesatarisht , për tu zavensuar gjeneratat", shpjegon demografi Vladimir Panev.
Që të ndodhë kjo janë të nevojshme parakushtet ekonomike , janë të vetëdijshëm demografët dhe politikanët serb.
Presidenti parlamentit të Serbisë Nebojsha Stefanoviq thotë se nuk do të tolerojë gjëra të tilla si largimi i grave shtatzëna nga puna . Ai thot përderisa ai ishte kryetar i parlamentit do ti kundërshtoj përpjekjet e tilla.
"Gjithnji e më vonë vendosin të kenë pasardhës, kjo ndodhë për shkak se gjendja ekonomike është më e vështirë se 30 vjet më parë.
Duhet ta ndryshojmë trendin dhe të ndihmojmë që në vend të vijnë investime dhe të hapim vende pune ku do të punësoheshin të rinjët shton Stefanoviq, transmeton B92.
Ka të drejtë Presidenti parlamentit të Serbisë Nebojsha Stefanoviq, por kjo rënje e shtimit të popullësisë do të zbutet vetëm nëse Srbia krijon kushte për ti josh popujt afrikan dhe aziatik që të imigrojnë në Serbi, ashtu siq po ndodhë me vendet perendimore.
Edhe pse të themi Franca ka shtim pozitiv nuk mund të themi se ky shtim bëhet falë frncëzëve, por nga të ardhurit në Francë.
Njësoj është duke ndodhur me Zvicrën, Holandën, Beklgjikën dhe vendety tjera të Evropës së zhvilluar.
Jo rastësisht Profesoresha e Historisë në Univerzitein e Novi Sadit, Latinka Perovic para disa kohësh pat deklaruar: "Ne nuk duhet të jemi naiv. Në histori vlerësohet të jetë normale që disa popuj të zhduken. Nuk mund të gjejnë vendin e tyre në një botë të caktuar, shkojnë në vetëmbyllje dhe zhduken "(hrvtska-rijec).
Çka sikur mos të ishte Lugina dhe Sanxhaku?
Vlenë të theksohet se nataliteti është më i lartë kryesisht në Tutin, Novi Pazar, Sjenicë ( të banuara me popullsi kryesisht boshnjake-myslimane shumica me prejardhje shqiptare) dhe Preshevë (e banuar pothuajse ekskluzivisht me shqiptarë), ndërsa në veri të Serbisë në komunën e Beogradit-Zvezdara për shkak të prëzencës së madhe të popullësisë rome dhe kryeqyteti i Vojvodinës, Novi Sad , ku janë përqëndruar popullata vitale e Vojvodinës.
Shkalla e natalitetit në Serbi është 9.3 (promila apo 9.3 lindje në 1000 banorë gjat vitit), ndësa shkalla e mortalitetit 14.2 ( apo 14.2 vdekje në 1000 banorë gjat viti), çka do te thot se shtimi natyrorë është -4.8 (pra shtimi është negative).
Shkallë më të ulët të natalitetit në Serbi kan komunat : Crna Trava -2.5 promila, Svrlig -4.7 promila. Ndërsa shkallë më të lartë të natalitetit kan komunat: Tutin 17.9, N. Pazar 15.2 , Sjenicë 14.0 dhe Presheva 13.6 promila.
Shkallë më të ulët të mortalitetit ka komuna e Bujanocit 10.0, Preshevës 9.5, Sjenicës 8.8, N Pazarit 8.1 Tutinit, 7.2 promila. Ndërsa shkallën më të lartë të mortalitetit kan komunat: Gaxhinhan 29.o promila, Rakovac 26.5, Crna Trava 28.6 etj.
Sikur mos të ishin komunat e Sanxhakut (Tutini, Sjenica e N. Pazari) dhe të Kosovës Lindore ( Presheva e Bujanoci) të cilat pothuajse janë të vetmet komuna që kan shtim pozitiv, atëherë ku kishte me qenë Serbia ?