23 Dhjetor 2024

Rrugëtimi i Kosovës drejt lirisë është frymëzuar nga themelet e Amerikës

Shkruar nga Hashim Thaçi

Siç e kujtojnë amerikanët ditëlindjen e presidentit të tyre të parë, edhe këtu në Kosovë, në shtetin më të ri të Evropës, ne po kremtojmë pesë vjetorin e shpalljes së pavarësisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, puqja e këtyre dy ditëve thekson lidhjet me dy vendeve tona dhe fatit tonë të përbashkët. 

Populli i Kosovës ndjehen përherë borxhli ndaj Amerikës për frymëzimin që ju e ngjallni dhe për mbështetjen që ju keni ofruar. Mu sikur amerikanëve që u duhej të luftonin për pavarësi dhe për institucione demokratike pas vitit 1776, edhe kosovarët kanë ndjekur një rrugë të vështirë që nga shpërbërja e ish Jugosllavisë dhe konfliktet etnike që pasuan deri në ndërtimin e një demokracie shumetnike dhe të tregut të lirë. 

Ne nuk do të mund të mbërrinim deri këtu pa përpjekjet paqeruajtëse të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s, që kanë kontribuar me dhjetëra mijëra trupa në ekspeditën ushtarake të Kosovës. Amerikanët duhet të mburren që bashkë me aleatët tuaj, NATO-n,  keni ndihmuar parandalimin e spastrimit etnik dhe kultivimin e një demokracie të larmishme. 

Sot, përderisa Kongresi ballafaqohet me zgjedhje të rëndësishme buxhetore, ne i inkurajojmë anëtarët që të vazhdojnë ndjekjen e kësaj trashëgimie. Programet e Departamentit të Shtetit dhe të USAID-it kanë qenë jetikë për të ndihmuar zhvillimin e institucioneve të Kosovës dhe mundësive për përmirësime në vendin tonë. Ne ju bëjmë thirrje që të vazhdojnë me mbështetjen e tyre.  

Para më shumë se dy shekujsh, Revolucioni Amerikan frymëzoi dashamirët e lirisë në mbarë botën. Para gati dy dekadash, lufta në Kosovë ka shërbyer si katalizator për demokratizim dhe integrim në mbarë Evropën. Tash, ne jemi duke punuar me Bashkimin Evropian, me Kombet e Bashkuara dhe me Shtetet e Bashkuara. Kosova mund të demonstrojë se demokracia, tregjet e lira dhe sundimi i ligjit janë shtegu i duhur si për shtetet e reja ashtu edhe të vjetrat. 

Kosova mund të tregojë rrugën drejt ardhmërisë me që ne jemi një nga shtetet më të reja të botës. Jo vetëm që jemi shtet i ri, por edhe 75 për qind e popullatës sonë janë nën moshën 35 vjeçare. Ndonëse të rritur nën komunizëm dhe prindërit e tyre janë ballafaquar me luftë etnike, kosovarët e sotëm mund të demonstrojnë se njerëzit me prejardhje dhe besime të ndryshme mund të jetojnë, punojnë e krijojnë familje në një shoqëri të karakterizuar nga zgjedhje të lira, ndërmarrje të lira dhe liri fetare.  

Po, ne duhet të ndjekim një shteg të gjatë dhe të mundimshëm drejt shoqërisë që synojmë. Gjatë disa viteve të fundit, ne kemi hedhur hapa të mëdhenj përpara. 

Më 2 korrik 2012 – vetëm dy ditë para Ditës së Pavarësisë së Amerikës – Grupi Drejtues Ndërkombëtar, i përbërë nga 25 shtete, i cili drejtonte vitet e para të pavarësisë së Kosovës, e përfundoi mbikëqyrjen e vendit tonë. Mbikëqyrësit ndërkombëtarë bartën përgjegjësinë e plotë për gjykatat, kushtetutën dhe parlamentin te populli i Kosovës dhe te udhëheqësit e tyre të zgjedhur.

Si e ka fituar Kosova besimin e bashkësisë ndërkombëtare? Mes nismave të tjera, parlamenti ynë ka ndryshuar kushtetutën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe larminë, me garanti të fuqishme për autonomi kulturore, liri fetare, të drejta të komuniteteve dhe qeveri të decentralizuar.

Që nga arritja e mëvetësisë së saj, Kosova ka bërë përpjekje për të integruar ekonominë tonë me Evropën dhe për të kultivuar paqen me fqinjët tanë.  

Në janar, Komisioni Evropian ka ndarë 65 milionë euro në mbështetje të agjendës reformuese të Kosovës. Ne do të shfrytëzojmë këto para në mënyrën më të mirë për të modernizuar sistemet tona të drejtësisë dhe administratës, duke investuar në arsim, zhvillim rajonal dhe në sigurimin e strehimit dhe të mundësive për punësim për familjet rome dhe egjiptiane në kampet e refugjatëve. 

Gjatë dhjetorit, Kosova u bë anëtare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila e promovon demokracinë dhe ekonominë e tregut në Evropën Lindore dhe në Ballkan. Anëtarësimi i Kosovës në këtë institucion është edhe një votë më shumë e besimit në të ardhmen e Kosovës.  

Me që Kosova ec drejt Bashkimit Evropian, ne duhet të mundësojmë lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët tanë. Mu për këtë unë jam takuar kohëve të fundit me zyrtarë të Bashkimit Evropian për të diskutuar liberalizimin e vizave dhe menaxhimin e kufijve, sigurinë e dokumenteve, riatdhesimin dhe ri-integrimin. 

Ndërkohë, presidentët e Serbisë dhe të Kosovës kanë mbajtur bisedime me qëllim që shtetet tona të mund ta lënë të kaluarën prapa dhe të ndërtojnë paqe afatgjate mes shteteve tona.  

Përparimi i Kosovës duhet të shpërblehet me pjesëmarrje të plotë në organizatat e duhura ndërkombëtare, përfshirë integrimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Si një nga shtetet më të reja të botës, ne llogarisim në vazhdimin e mbështetjes nga njëra nga demokracitë më të vjetra, SHBA-të.  

/Autori është kryeministër i Kosovës/  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)