Rruga e Zorit
Shkruar nga Kushtrim Gashi
Ikja e shqiptarëve të Kosovës po vazhdon. Pamje shqetësuese po shohim çdo natë në televizor se si po mbushen autobuset për plotë me qytetarë, duke marrë rrugen e zorit për në vendet e perëndimit.
Derisa në vitet 90-ta shqiptarët janë larguar nga Kosova për shkak të dhunës dhe represionit serb, tanime në vitin 2014 po ikin nga zori, për shkak të varfërisë së madhe e cila çdo ditë e me tepër vetëm po rritet.
Me rritjen e varfërisë dhe pamundësisë së gjetjes së një vendi pune, ikja nuk shihet si deshirë, por si nevojë për të mbijetuar.
Shumica e të rinjeve të lodhur nga korrupsioni, krimi, papunësia eh nga hendeku i krijuar në mes të qytetarëve të varfër dhe politikaneve të pasur, të cileve çdo ditë e me tepër po u shtohet pasuria në kurrizë të qytetarëve, kanë zgjedhur rrugen me për plotë rreziqe vetëm e vetëm qe të ikin nga shteti i milionerve.
Ketë herë ata po ikin për të mos u kthyer sepse shpres të vetme po e shohin perëndimin.
Kosova pas shpalljes së pavarësisë radhitej si një ndër vendet me optimiste në Evropë, ndërsa tani me migrimin e qytetarëve të saj në shtetet e perëndimit, ai optimizem, ajo shpres është venitur.
Sipas të dhënave nga Ministria e Puneve të Brendshme vitin e kaluar nga Kosova kanë ikur mbi 17 mijë kosovarë, të cilët janë regjistruar si azilkerkues në vendet e Bashkimit Evropian. Ketë vit trendi i ikjeve ilegale drejtë Hungarisë, përmes Serbisë dhe shpërndarja në vendet e ndryshme të BE-së padyshim qe është dyfish me i madh.
Vendet e BE-së në këto ditë dimri po bëjnë vendosjen e këtyre qytetarëve nepër kampe apo ndryshe të quajtura geto dhe kesisoji ata nuk po mund ti realizojnë dëshirat dhe qëllimet për të cilat edhe kanë shkuar.
Institucionet tanime kanë një problem tjetër, qe mos këta qytetarë, të cilët kërkojnë azil në vendet e BE-së do të ua vonojnë liberalizimin e vizave.
Institucionet e vendit tonë nuk duhet të qajnë kokën për liberalizimit e vizave, aq sa do të duhej të ken hallin e këtyre qytetarëve qe poi kin nga zori sepse jetërat e qytetarëve janë me të rëndësishem se gjithqka tjetër.
Qeveria e vendit tonë do të duhej në mënyrë urgjente të dalë me plan konkret dhe preventivë, në mënyrë qe të ndal migrimin ama jo duke ua ndaluar qytetarëve lirinë e lëvizjes sepse liria e lëvizjes është e drejtë fundamentale dhe universale e cila garantohet me akte me të larta ndërkombëtare, por duke krijuar kushte dhe politika të favorshme për hapjen e vendeve të reja të punës dhe rrjedhimisht edhe liberalizimi i vizave do të mund jetësohej.
Nese është ndonje popullë në pjesën e Evropës juglindore i cili vazhdimisht ka vuajtur, atëherë ai është populli shqiptar dhe a thua deri kur do të vuajë?
Andaj është koha e fundit qe të veprohet në mënyrë konkrete dhe të ndalen vuajtjet e popullit shqiptar.
Të nderuar përfaqesues të popullit, qytetarët nuk kanë nevojë për premtime, as për taskforca, por me tepër se kurrë kanë nevojë për punë.
Nese dikur kemi treguar patriotizmin në luftë duke luftuar, sot mund të tregojm patriotizem qytetarëve duke ju ndihmuar sepse e kemi obligim moral, njerëzor dhe kombëtar.
Ta ndalim migrimin sepse duke e ndalë migrimin e mbrojmë popullin dhe vendin tonë.