08 Janar 2025

Rreth njërit që paska “lobuar” për pranimin e Kosovës në UNESCO

Shkruar nga Arber Sadiki

Këto ditë, asnjëri prej nesh nuk mund të ishte shpirtqetë dhe indiferent ndaj vendimit të asamblesë së përgjithshme të UNESCO-s për të mos pranuar Kosovën në gjirin e saj.

Nisur nga parimet bazë mbi të cilat është themeluar dhe vepron kjo organizatë, është fare e pakuptimt, për të mos thënë edhe ironike, që të rrefuzohet gadishmëria e një vendi (pa marr parasysh statusin e tij momental) që me vullnetin e tij ti nënshtrohet përgjegjësive dhe detyrimeve në drejtim të mbrojtjes së vlerave universale arsimore dhe kulturore si vlera të përbashkëta planetare.

Parë gjithë këtë situatë nga këndi politik, fatkeqësisht, paraqet një betejë të rëndomtë të thyerjes së shpatave mes forcave vendimmarrëse planetare, betejë e mbështetur në parimet që nuk kan të bëjnë as me arsim, as me shkencë e aq më pak më kulturë, mu ashtu siq është edhe vet politika.

Qëllimi i shkrimit nuk ka të bëjë me vërjen në analizë dhe diskutim të rezultatit të votimeve, aq më tepër justifikimin apo fajsimin e një vendi apo tjetri për votën e tij pro apo kundër antarsimit.

Parë nga këndi kulturalist - të gjithë do të duhej të votonin pro, parë nga këndi politik – është e drejt e secilit vend të votojë konform interesave të tij politik. Në këtë drejtim ska vend për diskutim.

Atë që do të doja ta vëja në analizë dhe diskutim është kredibiliteti i dikujt, jashtë atyre që janë të ngarkuar me përgjegjësi institucionale për ta bërë një gjë të tillë, që na qenka angazhuar në “lobim”, pak i vonuar siq thotë vet ai, për të siguruar votat për pranimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë.

Dua të kujtojë se pikërishtë ky person është një nga përgjegjësit kryesor për shaktërrimin e të paktën tre objekteve arkitektonike në Prishtinë, të cilët në një të ardhme të afërt do të duhej të ishin në listën e objekteve të trashëgimisë arkitektonike të UNESCO-s.

Aktivitetin në drejtim të shkatërrimit të trashëgimisë arkitekturore e ka filluar me shpërfytyrimin e plotë të interierit të kuvendit të Republikës së Kosovës në kundërshtim të plotë me natyrën fillestare të këtij objekti të rëndësishëm të projektuar nga arkitekti i famshëm sarajevas Juraj Neidhardt, njëherit edhe kolegë dhe mik e ikonës së modernizmit, arkitektit zvicerian Le Korbizje.

Gjatë këtij intervenimi u shpërfytyrua edhe një pjesë e arkitekturës së jashtme e objektit duke u veshur me strukturë xhami muri i jashtëm sallës plenare, shpërfytyrim ky i cili vazhdojë në faza të ndryshme e që po vazhdon edhe në këtë mëment nga “bashkëmenimtarët” e tij dhe ata që sot vajtojnë mos pranimin e Kosovës në UNESCO.

Shakatërrimi i dytë i tij është ai i hotelit “Bozhur” në Prishtinë i cili paraqiste një nga veprat e para të objekteve hotelerike të ndërtuara pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë i ndërtuar në frymën e parimeve të neo-reacionalizmit të viteve të 60-ta, për të na zëvendësuar me një godinë me arkitekturë tallava në kundërshtim të plotë me të gjitha parimeve të UNESCO-s mbi tashëgimin arkitektonike.

Vullnetin e tij mazohist në drejtim të shkatërrimit të vlerave arkitektonike të Prishtinës, ky person e shpreh edhe më fuqishëm në shkatrrimin e një prej objekteve më ikonike të qytetit, shembullin e shkëlqyer të brutalizmit të viteve të 50-ta dhe 60-ta, objektin që formësonte siluetin e qytetit nga të gjitha pikat e shikimit të tij, objektin e Pallatit të Shtypit, i projektuar nga arkitekti i mirënjohur shkupjan Georgi Konstandinovski, i diplomuar në Yale School of Architecture nën drejtimin e Paul Rudolfit, një nga arkitektët më të njohur të brutalizmit.  

Kur risjellë gjithë këtë në mendje, them sa mirë që ky person u “vonua”, sa mirë që nuk arriti të “lobojë” më shumë, se do të kishim pasur vota pro edhe më pak.      
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)