Rreth krahut, të bashkuar
Shkruar nga Arton Musliu
Në historinë moderne të formimit të shteteve ka pak popuj të cilët kan arritur që shtetet e tyre ti formojnë përmes rezistencës paqësore. Ta zëmë, Norvegjia, apo Islanda.
Ndërkohë që formimi i shteteve si rezultat i shpërbërjes së ish federatave është tjetër kontekst. Pra, popojt gjithandej nëpër botë kan arritur synimet e tyre sublime përmes tytës së pushkës, përmes sakrificës deri në flijim.
Në një botë me afër 8 miliard banorë, e në të cilën frymojnë 5000 popuj, fliten afërsisht 600 gjuhë të ndryshme, shteti ynë, Kosova, ka fatin të jetë një ndër më pak së 200 shtetet ekzistuese. Edhe përkundër faktit se ende nuk është anëtare e BE- së , NATO- s, OKB- së dhe disa mekanizmave tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar, subjektiviteti, por edhe personaliteti juridik ndërkombëtar i Kosovës është i padiskutueshëm, i pamohueshëm, i pakundërshtueshëm.
Prandaj, në kontesktin kohorë ndërkombëtar jemi fatlum që rezistenca jonë ushtarake, e ndihmuar nga miqët tanë, kulmoi me formimin dhe njohjen e shtetit tonë të dashur.
Çlirimi i Kosovës, e mëpastaj edhe pavarësimi i saj, përveç tjerash mundësoi edhe themelimin e sistemit demokratik pluralist, me çrast krahu i luftës nuk arriti të ruaj kohezionin.
Kan kaluar shtatëmbëdhjetë vite që prej çlirimit tonë dhe ky krah, pra krahu i luftës, nuk ka qeverisur në formën e dëshiruar dhe të duhur asnjëherë. Kjo për shkak të konstelacioneve të njohura politike.
Kjo kohë ka ikur. Tanimë po vjen koha e këtij krahu. Koha e njerëzve të cilët në momentet më të vështira për popullin tonë ishin të gatshëm të dalin në ballë të frontit.
Qeveria e udhëhequr nga njerëzit e luftës, me gjthë oscilimet që mund të ketë, do të jetë efektive, efikase dhe mbi të gjitha e vendosur për ta çuar vendin përpara. Personalisht jam shumë kurioz të shoh efektet e qeverisë së ardhshme duke qenë se kemi shumë sfida si shoqëri e shumë më shumë detyra si shtet.
Arsimi i degraduar tejmase, sistemi gjyqësorë jo i dëshirueshëm, mungesa e konkurencës në të gjitha fushat dhe rritja e mirëqenjes së qytetarëve janë vetëm disa nga sfidat që e presin qeverinë e ardhshme.
Problemet e sajuara shtetërore, si demarkacioni, asociacioni, ushtria dhe liberalizimi i vizave kërkojnë lidership të guximshëm dhe zgjidhje racionale.
Për bindjen time asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk paraqet kërcënim për karakterin unitarë të shtetit.
Në ndërkohë që demarkacioni duhet të dërgohet në arbitrazh në mënyrë që kjo çështje të konsiderohet se ka filluar të zgjidhet, e që për rrjedhojë do të duhej të fitonim liberalizimin e vizave.
Krejt në fund, Kosovës i duhet një Fillim i Ri. Një fillim i cili fut në binarë të duhur shtetin dhe shoqërinë tonë.