25 Dhjetor 2024

Roli i konkurencës së lirë parakusht i zhvillimit ekonomik të Kosovës

Shkruar nga Xhevat Bytyqi

Sot si asnjëherë më parë jetojmë në një kohë kur dinamika e tregjeve dhe pasiguria në të janë gjithnjë e më të pa qarta. Kriza ekonomike në kohë të fundit sikur e ka tronditur besimin në tregjet konkuruese dhe në politiken e konkurencës, duke krijuar kështu pak hapësirë për një konkurencë të lirë dhe të ndershme.

Me konkurenca jolojale tregjet gjithmonë e më shumë po dëmtohen duke lënë hapësira të ndryshme për manipulime dhe keçëpërdorime, duke dëmtuar jo vetëm tregjet dhe pjesëmarrësit në të por edhe vetë ekonominë e vendit.

Në një treg ku si shitësit dhe blerësit hyjnë dhe dalin lirshëm në të, si shitësit poashtu dhe blerësit nuk mund të ndikojnë në çmimet, si dhe produktet apo shërbimet që shiten në treg janë të ngjashëm aq sa nuk ka rëndësi se tek cili shitës blihen, ky është ai treg me një konkurencë të lirë, ku blerësi është i lirë të vendos se ku dhe çfarë të blejë.

Liberalizimi i tregut dhe krijimi i mundësive për hyrje në treg, rritja e produktivitetit, mbrojtja e konkurencës dhe rritja e saj, janë disa nga objektiva me rëndësi për zhvillim të qëndrueshem ekonomik të shtetit të Kosovës.

Realizimi i këtyre objektivave imponon nevojën që bartësit e vendimmarrjeve të krijojnë politika të tilla ekonomike të përshtatura me legjislacion adekuat, të cilat do ndikojnë në rritje ekonomike përmes  tregut konkurues në një anë dhe në anën tjetër të eliminojnë sjelljet të cilat dëmtojnë tregun e lirë. Politikat të tilla do të kenë efekte të shumëfishta pozitive për ekonominë e shtetit, bizneset dhe konsumatorin në veçanti.

Politika e konkrencës dhe mbrojtja e saj zënë vend mjaft të rëndësishëm në politikat ekonomike të shteteve të zhvilluara dhe se për nga rëndësia e tyre kanë tretman  të veçantë. Kjo rëndësi shtohet aq me tepër sot në kohen e krizës globale ekonomike dhe recesionit të saj.

Tek ne mbrojtja e Konkurencës nga veprimet e ndryshme abuzive si dhe krijimi i tregut të mirëfilltë janë obligime të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i ka ndaj Bashkësisë Evropiane. Ekonomia e Kosovës është ne konsuludim  dhe natyrisht vet procesi i tranzicionit, krijon hapësirë për veprime të këtilla që dëmtojnë konkurencën e lirë.

Tregu kosovar është një treg relativisht i vogël, dhe përqendrimet e aktiviteteve tregtare ne duar te pak lojtareve ndodhin mjaft më lehtë se në tregjet e mëdha dhe pikërisht këto kanë një ndikim të madh në konsumatorin final. Kjo imponon nevojën e funksionimit te duhur të mekanizmave rregullues të tregut nga ana e shtetit.

Fushat më te ndjeshme ku bëhet cenimi i konkurencës janë të pranishme në: sektorin e teknologjisë se komunikimit, transport, sektorin e sigurimeve, energjetike, farmaceutike, media, prokurim, import te naftës, sektorin e bankave dhe shërbimeve financiare e tjera dhe për  ketë arsye ndihet nevoja e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht bashkëpunimi me rregullatorët ekonomik është më se  i domosdoshëm.

Me  kërkesat e Bashkësisë Evropiane, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Konkurrencën qysh në vitin 2004, ndërsa ne nëntor te vitit 2009 ka  themeluar Komisionin Kosovar të Konkurrencës si organ rregullativ të pavarur dhe përgjegjës për zbatimin e këtij ligji. Me këtë veprim është bërë institucionalizimi i politikes së konkurrencës në vendin tonë.

Ky ligj ka si qëllim të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të tregut në Kosovë, duke ndaluar veprimet që e kufizojnë tregun, e çrregullojnë atë apo me veprime të ndryshme abuzojnë më te. Veprime te tilla çrregulluese mund te shkaktohen përmes, karteleve dhe marrëveshjeve të tjera të fshehta, përqendrimeve të ndërmarrjeve dhe abuzimin me pozitën e tyre dominuese.

Një konkurencë e lirë dhe e ndershme në tregun tonë, mund të fillohet të zbatohet atëherë kur, secili pjesëmarrës në treg “e luan” lojën e ndershme duke mos e dëmtuar tjetrin. Nuk duhet të keçëkuptohet konkurenca e lirë duke bërë qka të duam në treg, por ajo duhet t’i kontribojë rritjes së cilësisë dhe shërbimeve, në të mirë te konsumatorëve dhe vendit tonë në përgjithësi.

Nga kjo qe u përmend  mund të konkludoj se krijimi i konkurrencës së lirë, luftimi i dukurive devijues në treg është një sfidë e madhe që shtrohet para Komisionit Kosovar të Konkurrencës dhe zbatuesve të ligjeve në Republikën e Kosovës, me qëllim që ekonomia e tregut dhe ligjet e saj të vihen në zbatim dhe të funksionojnë ashtu si duhet për të gjeneruar investime, punësim dhe mirëqenie  për qytetarët e Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)