Roli i institucioneve dhe relacioni me integrimet evropiane
Shkruar nga Ma.sci. Ilir Maqastena
Konsistenca dhe funksionimi i institucioneve shtetërore, për mikro apo makro procese, janë patentim i kryerjes me sukses apo pa sukses të objektivave të determinura nga agjenda shtetërore në relacion me arritjet e projektuara.
Gadishmëria për integrime, në institucione evropiane, dhe krejt në fundë arritja e qëllimit për tu gjendur në mesin e Bashkimit Evropian, në kontinuitet kërkon institucione stabile, jo vetëm për faktin që është kriter stabiliteti institucional, por së këndejmi edhe për plotësimin dhe kryerjen e detyrave me sukses të cilat dalin si rezultat i kërkesave nga ana e BE-së.
Republika e Kosovës, ka filluar me disa procese integruese Evropiane, në trend të analizave, debateve, vizitave, vazhdon të jetë liberalizimi i vizave. Por, i gjithë procesi i integrimit ka relacionet, Republikë e Kosovës Bashkim Evropian.
Kërkesat të cilat dalin nga BE-ja, dhe ju adresohen institucioneve të Republikesë së Kosovës, kryesishtë insistojnë në progresimin e sundimit të ligjit, rendit, zhvillimi ekonomik, mirëqenia sociale dhe ngritja e standardit të përgjithshëm të qytetarëve.
Në kuadër të përkushtimit, për ndërtimin dhe korrektimin e sistemit të përgjithshëm shoqëror, institucioneve ju bien mbi supe, disa nga çështjet më fundamentale, njëherësh kogja komplekse, si për nga afatet kohore mjaft të gjata, ashtu edhe nga kosotoja e lartë financiare. Prandaj, stabiliteti institucional, është në funksion pozitivë, sepse institucionet kryejn shum role, por disa më bazike momentale janë:
Zhvillimi i Demokracisë; mbetet edhe më tutje, një prioritet i rëndësishëm për institucionet e Republikës së Kosovës, njëra nga arsyet është që, Bashkimi Evropian, përveç që është një promovues dhe aplikues i madhë i demokracisë, fundja është edhe shum e dëshiruar të pasurit një Demokraci funksionale, të avancuar dhe të krahasueshme me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, zhvillimi i demokracisë, nuk kalon pa refleksione në sfera të ndryshme, të organizimit shoqëror, kryesishtë do të shtrihej funksionimi dhe aplikueshmëria e ligjeve në mbarë territorin e Kosovës, po ashtu edhe funksionimi i drejtësisë, bashkë me ruajtjen e rendit dhe qetësisë, do të jenë shum më lehtë të aplikueshme dhe më funksionale.
Në mesë të vizitave të ndryshme, raporteve të përpiluara, dhe dekleratave të lëshuara, kryesishtë kërkohet në avancimin dhe respektimin e qasjeve të lartë përmendura. Prandaj, të pasurit demokraci të zhvilluar, dhe me shenja inkurajuese për avancim të më tejmë, realisht zhvillimi i saj do ti ndihmoj të gjithë, dhe do të jetë bazë e fortë e vendosjes së hapave, për integrim në Bashkimin Evropian.
Progresi social ekonomik; vazhdon të mbetet sfidë, gjendja aktuale, sociale dhe ekonomike, aktualisht është në disharmoni me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian, institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës, kanë rolin qëndror, për ta shtyr këtë proces kah lëvizja edhe më pozitive, së pari, është nevojë imediate krijimi i një legjislacioni të nevojshëm në raport me situaten socio ekonomike, së dyti, fillimi i nismave të reja kohezive në ekonomi, me gjeografin rajonale dhe më gjërë, së treti, krijimi i një këshilli kombëtar për prezentimin e kapaciteteve të cilat i ofron Kosova në të gjitha sferat, po ashtu edhe tërheqja e donacioneve socio - ekonomike në vendin tonë nga investitorët potencial ndërkombëtar, kjo iniciativ, përveç levërdis ekonomike, që do ti sillte Kosovës, njëkohësishtë do të vendoste një komunikim të qëndrueshëm, njohje dhe bashkëpunim ndërmjet shtetësh, kjo qasje do të ndikonte edhe në ngritjen e imazhit, lehtësi në njohjen e Kosovës, nga shumë vende të globit etj.
Gjithënjë, ngritja e ekonomisë, përveç krijimit të kushteve më të mira për qytetarë, dhe ngritjen e standardit të jetesës, si e tillë krijon favore po thuaj se vendimtare për tu gjendur në Bashkimin Evropian.
Çështja e arsimimit, me theks të veçant teknologjia; edhe më tutje, qasja ndaj këtyre dy proceseve duhet vazhduar, me theks të veçantë, investimi në Arsim, me këtë rast, vlenë të përmendet thënia e shkencëtarit, Albert Einshtein se E ardhmja e një kombi është, e lidhur ngushtë me edukimin qe merr rinia.
Bota e shekullit XXI, veprimtarit e veta, i shpreh me anën e mbështetjes së faktorit tekniko- teknologjik, sot po thuaj se shum çka, ndodhë përmes mjeteve të komunikimit elektronik etj, pastaj, tendenca për ngritjen e industrive të prodhimit, e deri tek aplikimi i faktorëve teknologjik, në çdo segment shoqëror, kërkon një mori ekspertësh të fushave të ndryshme, për drejtimin e teknologjisë dhe digjitializimit, i cili ka ndodhur dhe thuaj se për çdo ditë po përsoset dhe po aplikohet me dinamizëm, dhe në masë të konsiderueshme, i nevojshëm është progresi i më tejm nga fusha e Informatikes, Elektronikes, Mekanikes, etj, investimet duhet të shënojn rritje më të theksuara, edhe pse kërkohet kosto jo e vogël, por i rëndësishëm është, zhvillimi dhe ndërtimi i kabineteve të reja, ngritja e kapaciteteve të këtyre kabineteve aktuale, vizita studimore jashtë vendit, me qëllim të njohjes dhe përcjelljes së trendeve globale tekniko teknologjike, bartjes së përovojave në vendin tonë, e gjithë kjo do të jetë plus, në funksion të lehtësis integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, pasi që ka shum projekte të BE-së, të cilat për tu aplikuar kërkojn mjaft; ekspertë, koncizitet, etj.
Përfundim
Shtetet e ndryshme të botës, të cilat sot shënojnë rritje të mirë, qëndrueshmëri në çdo aspekt shoqëror, duke mos lënë pa përmendur shtetet e Bashkimit Evropian, të arriturat e tyre, përveç shum të tjerave, por disa më të rëndësishmet që punuan shum, janë: Ndërtimi dhe zhvillimi i demokracisë, avancimi i saj, duke vlerësuar, një konkurence të lirë në shumë aspekte, pastaj progresi social - ekonomik, duke ndërmarrë reforma të gjëra me qëllim të ngritjes së këtyre sektorëve etj, duke qenë në trendë me të arriturat e larta tekniko teknologjike, janë disa nga të arriturat e larta, krejtë në fundë natyrishtë, investimi në arsim është garant për zhvillimin, në ide dhe fusha të ndryshme, por investimi në arsim, është pasuri nacionale, dhe ardhmëri e ndritur për qytetarët.