Riprovim për Hashim Thaçin
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Një gjë që nuk e sheh,besoje pak-mos e moho. (proverb latin)
Se cilat do te jenë efektet konkrete të arritjes së marrëveshjes me Sërbinë në Bruksel pas 1o ruandesh bisedimesh, koha do ta tregojë më së miri, dhe kuptohet pikërisht elementi kohor do te jetë përcaktues kryesor se me këtë marrëveshje, që për disa është cilësuar edhe marrëveshje historike dhe e favorshme, por kuptohet ka edhe zëra që po shprehin edhe rezerva duke pritur konkretizim dhe datalizime mes dy palëve, por ka edhe të atillë që po e kundërshtojnë fuqishëm, kurse i vetmi, që po e përshendet fuqishëm, është, i gjithë faktori ndërkombëtarë, dhe ate, duke u nisur, nga gjithë zyrat dhe mekanizmat më të fuqishëm ndërkombëtar, por edhe analistë të shumtë të botës.
Protagonisti kryesor gjatë këtyre bisedimeve, nga pala kosovare,kryeministri aktual dhe njeriu që identifikohet në opinion me UCK-në,por edhe me subjektin politik që tani e pesë vite e përfaqëson mazhorancën në Kosovë,Pdk-në,njëherit edhe bartës i shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova,apo thënë shkurt, njeriu që pikërisht, e ardhmja do të tregoj, se ai, (Hashim Thaçi), a ka vepruar me menquri, mirë apo keq, a ka trathtuar apo mbrojtur me dinjitet interesat e Kosovës,po e përsërisë, pikërisht, vitet dhe kohërat në vijim, do të tregojnë, se cila është fëtyra, morali dhe e vërteta, për këtë liderë,dhe a gaboi qëllimshëm, apo për mosdije, a ishte vizionar dhe lidership modern
?
Edhe në konferencën për media, të organizuar enkas pas kthimit nga Brukseli, dhe pas arritjes së kësaj marreveshje, në pytjen e parashtruar, se a ndihet krenar apo,a mendon, se ka vepruar mirë apo keq, me rastin e arritjes së kësaj marrëveshjeje, gjarpëri fillimisht ka reflektuar një përjetim emocional, që është verejtur haptas, nga të pranishmit, dhe me një përkushtim shumë më serioz, se deri në ato momente, edhe ka filluar të numëroj të gjitha angazhimet e tija, si liderë, por duke inkorporuar edhe gjithë spektrin politik shqiptarë, pa dallime, në rrugëtimin e tyre të gjatë, që nga lëvizja dhe angazhimet kombëtare në migracion,pastaj ngjarjet para daljes në skenë të UCK-së, Rambujen, Vjenën, Pavarsinë, dhe bisedimet e fundit në Bruksel.
Ishte edhe nj moment, mjaft domethënës , në këtë konferencë, kur Kryeministri, në përfundim të këtij takimi, tha se, ai i respekton dhe i falenderon edhe gjitha mediat, edhe gjithë ata që e mbështetën, gjatë gjithë zhvillimit të këtyre bisediemve, por gjithashtu, deklarativisht, tha, se i respekton, edhe gjithë ata, që e kritikuan dhe kishin opinione dhe mendime kundër këtyre bisedimeve.
Sa i përket, kësaj përgjegjie të kryeministrit, me rëndësi, është, që pikërisht,edhe më ketë rast, koha, do të tregoj, se kush pati të drejt dhe kush gaboi, dhe nëse, e vërteta del në shesh, se Kryeminsitri, ka qenë në nivel të detyrës, dhe nuk ka devijuar, atëherë, është me pak rëndësi, dhe me shumë pakë peshë e me shumë pak dëme, gjithë kritika, që është bërë, dhe nuk besoj, se ka të tillë, që nuk do ta pranonin, edhe gabimin apo mëkatin, që kanë bërë, në raport, me Thaçin, sa i përket maratonës dhe zhvillimit, edhe të këtyre, bisedimeve.
Edhe për prapaskenat e bisediemeve të Brukselit dhe kësaj marrëveshje, me siguri, në opinion,në vazhdimësi do të dalin e publikohen edhe skenarë e momente shumë interesante, që janë pjesë, e kuzhinave të kancelarive ndërkombëtare,por, nëse në teren,përkatësisht, në Kosovë, më konkretisht në veri, arrihet të implementohet ajo që po e thot Hashim Thaçi ,e mbështetësit e tij , e që tash për tash janë të shumtë , se me këtë marrëvshje, ka fituar Kosova, atëherë pa dyshim, është ky edhe një fakt tjetër, se Hashim Thaçi,bile, edhe për një dekadë, e ka të siguruar, primatin e shefit apo më të fortit, në Kosovë.
Struktura e instaluar në Institucionet kosovare ,që menagjohet nga PDK-ja dhe aleatët e saj, jo vetëm të kualicionit, por edhe disa nga opozita, por veqanarsisht, mbështetja e fuqishme momentale ndërkombëtare, ka krijuar dhe instaluar një ambient të tillë, që Hashim Thaçi si liderë, nuk ka dhe nuk do të ketë konkurent, dhe alternativë tjetër, në këtë Kosovë.
Por edhe në politikë,mund të ndodhin befasira dhe ndodhi, që pak kush, mund ti parashikoj, e në veqanti në këtë Kosovë.
Bazuar në faktin, se sponzorë kryesorë të Kosovës, janë ndërkombëtarët, ndryshimet dhe lëvizjet, edhe spektakulare, e me pompozitet mediatik, mund të ndoshin,dhe ate edhe mbrenda natës.
Në veqanti, kur Kosova ka kohë që është identifikusar si lidere e krimit dhe korupcionit e deformimeve tjera,e ku patjetër janë të përfshirë edhe pjesa dërmuese e kastës aktuale politike,nëse kalkulimet, e atyre që na kanë mat e pre teshatjanë, se ia vlen të bëhën ndryshime,atëherë edhe mund të ndoshin këso veprime, që në rrethanat aktuale, vështirë se ka disponim dhe nevojë,por munden me qenë opcion , dhe nuk janë për tu përjashtuar.
Nuk besoj,se ka shqiptarë, që kanë dëshirë,që marrëveshja e fundit mes Thaçit e Dacicit, të jetë e dëmshme, dhe me pasoja për Kosovën,andaj pse mos ti besojmë edhe fjalëve të Thaçit,por historia na ka treguar se të shumtën e rasteve, në gjitha ngjarjet e rëndësishme, nëpër të cilat, ka kaluar, populli shqiptarë gjatë historisë,nuk kemi dalë fitues,por shumë herë,pothuaj edhe humbës edhe të coptuar e besa, edhe defaktorizues.
Të presim dhe të shohim.Dhashtë zoti, që kësaj radhe, fjalët e Hashim Thaçit, të mos demantohen, dhe të mos na zhgënjejnë?