24 Dhjetor 2024

Rinia në pritje

Shkuar nga Shpëtim Morina

Rinia e Republikës së Kosovës të njohur edhe si Young Europeans, ndryshe nga rinia e shteteve tjera rajonale dhe evropiane janë gjithmonë në pritje. Nëse bëjmë pyetje se në pritje të çka janë?...

Përgjigja është mjaftë e hapur. Në pritje të një mundësie dhe hapësire ku do të kontribonin varësisht prej përgatitjes së tyre profesionale.

Derisa të rinjët evropian duhet të brengosën vetëm për kryerjen e punëve të cilat varen vetëm nga ata siÒ« janë: shkollimi, interesimi i tyre dhe vullneti i tyre për të arritur sepse tjerat janë të garantuara nga shteti, rinia jonë qka bëjnë vallë ?

Mendoj qe rinia jonë ka vullnetin e hekurt për shkollim dhe avancim nga të gjitha shtetet e botës për qka meriton qdo respekt.

Arsyeja është sepse edhe pse këta të rinjë e dijnë që nësë i përfundojne studimet në Bachelor, Master dhe Doktoraturë prapë perspektiva e tyre është larg punësimit.

Kjo rini e çmuar  e jona përsëri mbetet në një pritje të amshueshme për një jetë më të mirë ku politika padyshim që i shtyp shpresat e tyre.

Nëse shikojmë proceset e rekrutimit të të rinjëve në punë në bazë të disa “konkurseve meritore” është dëshpruese.

Kriter i vetëm është partia të cilës i ke shërbyer. Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga ky kryeministër i cili në përbërje të kabinetit të tij ka një kontigjent të madhë këshilltarësh të cilët fare nuk e dijnë rolin dhe pozitën e tyre e aq më pak këshilla t’i japin shefit të tyre kur kriter parësor dhe kryesor i angazhimit të tyre ka qenë vetëm ai politik pa asnjë ekspertizë profesionale.

Prandaj ku ta gjej kjo rini vullnetin të arsimohet dhe te ec ne karrierë kur mundësia që ai t'i shfaq aftesitë e tij janë pothuajse minimale.

Pritja pastaj bëhet element kryesor që kjo pjese e shoqërisë duhet t’a menaxhoj. Pritja deri në diplomim pa asnjë lloj praktikë qoftë me një pagesë minimale qysh ndodhë edhe në shtetet rajonale.

Pastaj vjen periudha më e vështirë e jetës së tyre, pritja për punësim, ku në vendin tonë pritja prej 3,4 e 5 vite pas diplomimit është bërë një normalitet.

Ky realitet i hidhur pastaj bëhet edhe më i rëndë kur edhe mundësitë e studimit jashtë shtetit janë mjaftë të vogla.

Ky realitet pastaj rëndohet kur mundësia që rinia jonë të punoj qoftë edhe jashtë shtetit për punë sezonale është mjaftë e vogël.

Prandaj kjo rini meriton një respekt të madhë sepse pavarsisht këtyre sfidave të rënda që politika ja servon qdo ditë prapë gjejnë forcen e duhur për të vazhuar përpara dhe të arrijnë suksese të larta në fushën e arsimit dhe lëmi tjera bile edhe në nivele ndërkombëtare.

Liberalizimi i vizave shihet shpresa e vetme e kësaj rinie që veten t’a gjejnë në shtetet tjera për arsyje se vendi i tyre nuk i’a u jep atë mundësi.

Vendi në të cilin u shkolluan, kontribuan në format dhe mënyrat e ndryshme dhe kur vjen radha që shteti t’i kthej kontributin e tyre, politika i’a u mbyll dyert.

Si aset kombëtar që është rinia dhe që Republika jonë e posedon, politika e shpërfill duke i’a humbur të gjitha shresat dhe duke e udhëzuar për një vizë që të shkoj larg atdheut të tyre. Kuadrot më të afta dhe meë profesioanle që i ka ky shtet nëse vetëm

një mundesi i’u ipet e shfrytezojnë për largim nga vendi i tyre. Pastaj në krye të institucioneve instalohen kuadro që puna e tyre e parë pikërisht është ministër, sekretar ose drejtor departamenti e më tutje.

E duke ju dhënë hapësirë në udhëheqje pikërisht këtyre kuadrove pa asnjë përgatitje profesionale shteti ynë dëmtohet sikur me aferën e fundit ku detyrohemi te paguajmë kompanive që kanë punuar në vendit tonë dënime ose penale siÒ« quhën në gjuhën tenderuese vlera milionëshe pikërisht si rezultat i njerëzve të papërgjegjshëm.

Vlera prej 53 miliona që u detyruam të i’a paguajmë kompanisë Bechtel & Enka është shembulli më i mirë ilustrativ ku njerëz të gabuar janë në vendin e gabuar dhe momentin e gabuar ku pasojat i bartim të gjithe si shoqëri.

Si vend i varfer që jemi me një rini me papunësinë më të madhe ne Evropë duhet t’a mbajmë barrë edhe dënime që na vijnë për shkak të njerëzve totalisht të paaftë.

Kjo për arsyje se pikërisht meritokracia tek ne është një fjalë e panjohur dhe e tillë do të mbetet deri sa shteti shihet si një mundësi që secili që vjen në pushtet e shfrytëzon për familjen, rrethin e ngushtë shoqëror e partiak dhe pastaj ardhmëria e kësaj rinie vlen vetëm nëse bënë pjesë në këtë rreth.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)