Rikolonizimi i Kosovës Lindore-Preshevës, përmes Planin Aksional Lokal
Shkruar nga Valon Jashari
Rikolonizim e quajë, pasi që Kosova Lindore-Presheva, Bujanoci dhe Medvegja për të tetën herë që nga Kogresi i Berlinit, e duke vazhduar me Luftërat Ballkanike I, II, Lufta e Parë Botërore, periudha mes dy luftërave botërore dhe ajo gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botrore dhe nga Lufta e Kosovës tani së fundmi për të tetën herë me Planin Aksional Lokal po e përjeton rikolonizimin e kësaj treve shqiptare.
Kjo trevë autoktone shqiptare gjatë periudhave të ndryshme të historisë së saj të dhimbshme përjetoi disa herë kolonizimin dhe thuajë se që të gjitha herët e saj i mbijetoi duke ruajtur etnitetin e saj.
Kolonizimi i Medvegjës gjatë Luftës së Kosovës ishte me pasoja fatale ku i’u ndryshua struktura etnike e popullatës shqiptare dhe tani nuk janë mbi pesëqind banor shqiptar.
Të gjithë u shpërngulën me dhunë në Kosovë dhe Europë dhe asnjë institucion lokal e ndërkombëtar apo shoqatë nuk përkujdeset për kthimin e tyre në shtëpitë e tyre. Fatin e njëjtë e përjetoi edhe Bujanoci dhe Presheva gjatë kësaj periudhe por nuk arritën të ndryshojnë strukturën etnike të shumicës shqiptare në këto dy qytete.
Qeveria serbe, tani me Planin Aksional Lokal dëshiron që të arrij qëllimet e saja kundër popullatës shqiptare.
Vazhdimësia e projekteve të Ilija Garashaninit dhe të Vaso Çubrilloviçit për kolonizimin e tokave shqiptare dhe për shfarosjen e popullatës shqiptare në mënyra dhe mjete të ndryshme, as sot në mendsinë dhe në projektet serbe të qeverisë dhe të Kishës Ortodokse serbe nuk rreshtin së ndaluri.
Planin Aksional Lokal për avancimin e pozitës së migrantëve në territorin e Komunës së Preshevës, për periudhën 2017 – 2021, i aprovuar nga Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës, me procedura të përshpejtuara pa siguruar materialin, e kaloi në mbledhjen e thirrur me përfaqësuesit e APN-së, edhe pse formalisht përfaqësuesit e PVD-së e lëshuan mbledhjen, nuk ka se si ndryshe të cilësohet ky veprim pos rikolonizim i kësaj treve shqiptare me ndimën e vasalëve të Vuçiqit.
Edhe pse Plani asnjëherë nuk u procedua në Kuvend, i nënshkruar nga Kryetari I Komunës i’u dërgua organeve përkatëse shtetërore serbe.
Partitë politike në krye me vasalin e Vuçiqit, Shqiprim Arifin dhe pjesërisht edhe me ndihmësin e tij Riza Halimin, janë fajtorët më të medhenj të këtij rreziku që po i kanoset Kosovës Lindore.
Nuk do mend se heshtja edhe e subjekteve tjera politike në heshtje po e miratojnë këtë plan antishqiptar, pasi që mundë të konsiderojmë rreth një viti së paku as në mënyrë simbolike nuk është protestuar edhe as një herë për ndonjë të drejtë elementare që i mohohen shqiptarëve të kësaj pjese.
Plani Lokal Aksional është një dokument mbi avancimin e pozitës së migrantëve e refugjatëve e personave të zhvendosur të kthyer në bazë të Marrëveshjes për riatdhesim, azilkërkuesëve dhe migrantëve në nevojë pa status të definuar.
Ky plan për refugjatët e zhvendosur që ishin të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të luftrave në ish-republikat Jugosllave, dhe bombardimeve në Kosovë, parasheh ndërtimin e shtëpive e banesave për serbët në këtë zone.
Vendosja e serbëve në këtë rajon me shqiptar do të ndikonte direkt në ndryshimin e gjendjes demografike në raport me shumicën shqiptare në këtë rajon.
Qeveria serbe duke dashur që përmes organeve të nivelit lokal duke i dhënë kompetenca më të mëdha vendim-marrëse dhe duke i’a ndarë një buxhet special për këtë rikolonizim rreth 1.173.000 euro, po arritë qëllimet e saja politike antishqiptare.
Shteti serb në mënyrë shumë perfide në këtë plan i’u referohet kinse edhe të gjithë atyre qytetarëve të zhvendosur dhe të kthyer në bazë të Marrëveshjes për Riatdhesim qytetar të Serbisë që e kanë humbur apo nuk kanë të drejtë banimi në shtetet e Bashkimit Europian.
Kjo shihet qartë, se nuk ka asnjë strategji për riatdhesimin e shqiptarëve të zhvendosur, të detyruar nga dhuna shtetërore serbe të vendosen në BE.
Por, thjesht për vendosjen e kolonve serb,vetëm me banorë të nacionalitetit serb që janë shpërngulur nga ish-republikat Jugosllave si nga Kroacia, Bosna dhe veçanërisht nga Kosova.
Qeveria serbe me veprimin e saj, po e vë në lajthitje Bashkimin Europian kinse shteti serb është shtet stabil dhe respektues i të drejtave të njeriut dhe interesohet që të zhvendosurit nga BE, ti riatdhesoj e që në fakt fshihet politika koloniale serbe kundër shqiptarve.
Ky plan synon të vendosë edhe refugjat nga Lindja e Mesme pasi që shteti serb nga njëra anë thithë fonde nga Bashkimi Europian nën klauzolën e këtyre refugjatëve të strehuar në këtë rajon; dhe në anën tjetër po ndryshon strukturën etnike të populates.
Gjë që, po e getoizon këtë rajon me një “popullatë të paintegruar”, duke shtuar etninë religjioze Islame përmes emigrantve dhe duke shtuar ndikimin oriental me konotacione politike.
Kjo mënyrë i shërben që të rrisë format e dhunës dhe presionit ndaj popullatës vendase si nga ana e saj, ashtu edhe përmes këtyre emigrantëve, që vetë shtetet e BE-së po kanë probleme me getoizimet që i krijojnë emigrantët e huaj.
Ky Plan Lokal Aksional që i’u është imponuar Komunës së Preshevës nga Qeveria Serbe përmes vasalit të tij Shqiprim Arifit, si një “musliman i devotshëm që dirigjohet nga një ortodoks i Beogradit” duhet ndaluar që më parë, dhe Prishtina e Tirana duhet sa më parë që ti tregojnë këtijë vasali se zbatimi i këtij plani nënkupton rikolonizim të Preshevës, dhe se duhet krijuar kushte elementare për kthimin e shqiptarëve që janë shpërngulur në mënyrë të dhunshme.
/Autori është historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e Dobrosinit, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare/