Riformatimi i Qeverisë
Shkruar nga Kushtrim Gashi
Nisma për Kosovën, si subjekt i ri politik arriti që në zgjedhjet e fundit parlamentare të kaloj pragun dhe të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Kjo arritje \"historike\" e nismes bëri buje aq të madhe sa që lideret e saj u trimnuan që kaluan pragun, duke u bërë kështu bashkë ideator rreth bllokut të përbashkuar me një dëshir e një qëllim të gjithë kundër thaqit, por s\'paten shpetim.
Nisma nuk ofrojë asgjë të re në skenen politike të Kosovës, pos si një parti politike më shumë, si një parti politike, ku mungon demokracia dhe hapësira për të vepruar dhe si rezultat i kësaj tanimë është drejtë shuarjes.
Kohëve të fundit kemi raste të shumta të largimeve nga ky subjekt politik dhe për ta ilustruar ketë po përmendi largimin e degës me të fuqishme të këtij subjekti në Lipjan, pastaj largimi i degës së Ferizajit, largimi i kryetarit të rinisë së nismes për Kosovë, Kreshnik Cukaj, eh kështu me radhë.
Largimet e fundit të cilat po ndodhin dhe zërat e pakënaqur brenda kësaj partie na japin të kuptojmë se kjo parti nuk është krijuar për gjë tjetër pos për ti kënaqur apetitet e disa individeve për poste e pozita.
Të analizosh vlerën e nismes duhet ti njohesh rrethanat e krijimit të saj, e cila nuk krijua për shkak të kundërthënieve për Mitrovicen ose për shkak të decentralizimit etnik apo eksterritorialitetit të kishave dhe manastirëve serbe, por u krijua për shkak të apetiteve dhe interesave përsonale nga lideret e saj.
Jerusalemi i nismes tani ka mbet Malisheva, ku kjo parti udhëheq me qeverisjen lokale.
Që nga zgjedhjet lokale në nëntor të vitit 2013, eh deri në zgjedhjet parlamentare në qershor të vitit 2014, dikun për me pak se 8 muaj nisma pësojë rënie nga 12 mijë vota në 8 mijë.
Nëse ua shtojmë edhe keqqeverisjen si bonus gjatë kësaj periudhe, atëherë tatëpjeta nuk ka të ndalur.
Mu për ketë nisma ka lidhur koalicion në nivel lokal me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Malishevë dhe po e bënë riformatimin e qeverisë lokale.
Në njerën anë, koalicioni me LDK-në do të mund të sillte përkrahje nga qeveria e Kosovës dhe rrjedhimisht investime brenda Malishevës, në mënyrë që të përmirson imazhin e një qeverisje të deshtuar, ndërsa në anën tjetër po përgaditë edhe atë pak elektorat që i ka mbet për një koalicion të ardhshem në nivel vendi me LDK-në.
Fatmir Limajt nuk i ka mbet gjë tjeter pos që të hyj nen sqetullen e LDK-së, duke pas parasysh se në AAK nuk do të ishte i mirëpritur për shkak të pastrimit të partisë nga Ramush Haradinaj.
Fatmir Limaj me riformatimin e qeverisë lokale do të mundohet që gjithë atë katrahur dhe gjithë ato spastrime partiake që kanë ndodhur, tua le fajin disa drejtorëve dhe individeve, me qëllim që të shpetonë veten dhe partinë.
Kësisoji ai do të mund të arsyetohet para qytetarëve se isha i zen për \"interesa madhore\" në Prishtinë dhe me tu informuar se çfarë ka ndodh i kam ndeshkuar ata të cilët nuk kanë punuar, si dhe kemi bërë me të mirat e mundshme për ju!
Jo vetëm kaq, por ai do të mundohet që permes artit të aktrimit, mashtrimit dhe viktimizimit, ti realizojë interesat personale dhe ti dëmtojë qytetarët ama ketë herë nuk do të ketë sukses.
Qytetarët nuk do ti besojnë më sepse votat nuk fitohen duke qarë e as duke aktruar, por duke punuar.