25 Dhjetor 2024

Riciklimet, pse

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Mund ta mashtroni cdonjërin, por jo edhe vetvehten. (H.Lorayne)


Se pothuaj, të gjitha, subjektet politike, ne Kosovë,te cilat, janë pjesë e garës për pjesëmarrje ne zgjedhjet lokale të nentorit,janë në krizë, dëshmojnë shumë faktorë.
  
Por, e veqanta, e cila, shihet haptas e qartas, dhe vështirë kontestohet e argumentohet dhe të bind ndryshe, është fakti, se, në veqanti, dy subjektet politike më të mëdha në Kosovën e pasluftës, deri më tash,si formë dhe model promovues, për të fituar këto zgjedhje, kanë aplikuar, edhe modelin e riciklimit, përkatësisht të rikandidimit, të shumicës së atyre, të cilët, ishin pjesë e zgjedhjeve të kaluara, disa edhe u patën bërë, të parët e disa komunave, e disa edhe ishin humbës.
 
“Summa summarum” gati pothuaj të gjithë, si ata që udhëhoqën në pushtetet lokale, ashtu edhe ata në opozitë,nuk lanë përshtypje, se janë, të afte,korektë e të sinqertë,në radhë ë parë, me elektoratin e vet,e në përgjithësi, me banorët, e atyre qyteteve , aty ku gjatë këtij mandati që po e lëmë, (keq)qeverisën e (keq)menagjuan, por, ishin, ndër më të përmendurit dhe më të përfolurit, për afera të shumëllojta e të ndyta në shumë drejtime .
  
Tash, kur, pothuaj, po dihen emrat e gjithë atyre, që u rikandiduan për të qenë, të nominuarit për kryetar komune, nga Partia Demokratike e Kosovës,por edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës,është një pikëpytje e madhe, e cila, kërkon edhe përgjegjie konkrete e bindëse,por që vështirë është se do të merret, nga ata që kalkuluan një formulë të këtillë matematikore, me kalkulantët kryesorë: Hashim Thaçi e Isa Mustafa, që krijojnë përshtypjen, se pse jo, edhe këto kalkulime, nominime, janë bërë, me koncenzues, apo në merrëveshje, mes këtyre, dy liderëve,të cilët e ardhmja, edhe mund, ti bashkojë, në bashkëqeverisje apo (keq)qeverisje,jo vetëm në nivele lokale, por, edhe, në nivel qëndror.
  
PDK-ja, me të rikandiduarit apo ricikluarit, Bashotën, Mulakun, Kastratin, Kilaj, Mujaj, Mustafën, Arifin, Bujën, Lushtakun, Demakun,…dhe shumë të tjerë që u nominuan gjatë këtyre ditëve , e që,nuk po i përmendi, për të mos lodhur lexuesin,tregon hapatas se ky subjekt politik funksionon dhe vepron sipas parimit”vullneti im vullneti i zotit”, dhe është në përputhje të plot me mentalitetin që ka kohë, e që është instaluar në këtë subjekt politik, i cili, kur është në pytje, interesi përsonal,për individë të caktuar, nuk respektohet as parimi, as kriteret, e as vlera morale e institucionale, por fuqia dhe forca e individit, e që është krijuar e fuqizuar, në kontinuitet, që pas luftes së fundit, e deri më tash,fatkeqësisht, më së shumti, edhe, po i ngulfat vlerat, që duhet ti instaloj dhe jetësoj, një subjekt politik i kalibrit të këtillë,që në radhë të parë, identifikohet dhe thirret në vlerat e luftsë dhe idealet e lirisë,me qëllim parësor, për të ndërtuar, një shteti ligjor me vlera demokratike e institucionale,edhe në sferën e zgjedhjeve, dhe ate me kandidimin e përsonaliteteve,në radhë të parë, me bagazhë të lartë moral e profesional,e jo, sa për të ruajtur strukturën e tanishme partiake, e cila nuk garanton përspektivë, dhe suksese, me të cilat, ky subjekt politik, në të ardhmen,edhe , do të mburrej.
   Kur jemi tek PDK-ja,pos shumë faktorëve tjerë shumë të diskutueshëm sa i përket të nominuarve, për kryetar komunash, në zgjedhjet e ardhshme lokale,, është edhe një element kyq, që ka krijuar një klimë dhe opinion, që koha do të tregoj se cila është e vërteta, e që ka të bëj, se shumica e ish kryetarëve dhe kandidatëve, që ka rikandiduar, ky subjekt politik, për ti pri listës zgjedhore, edhe në zgjedhjet e nentorit që po vjen,janë njerëz dhe përsonalitete që udhëheqin komuna të caktuara,dhe ate,  që ndaj disa prej tyre, është hapur procedurë hetimore, dhe vetëvetiu, jo vetëm opizita, por edhe shumica, prej atyre që e adhurojnë,por edhe ata që munden në të ardhmen me qene elektoratë i mundshëm i këtij subjekti,vetëvetiu, nominimi i të këtillëve, është një pengesë ,por edhe alibi, për ti mos mbështetur, apo për të mos aderuar e koontribuar, që PDK-ja, në zgjedhjet e ardhshme, të jet subjekti numër një në Kosovë.
   
Se lideri pakontestueshëm i PDK-së, dhe kryeministri aktual Hashim Thaçi,si gjithnjë po “befason”, e që është dëshmuar edhe në kreirimet e deritashme të dy mandateve qeveritare, kur ofroi afër veti edhe “macën edhe kucën”, dhe ia plotësoi dëshirat, edhe disa prej atyre, që postin e ministrit apo zëvëndësminstrit , por edhe zëvëndëskryaministrit, edhe në ëndërr, sikur ta kishin pa, do të përjetonin “oragzmë” me kohëzgjatje sa derri i egër, është edhe, nominimi dhe kandidimi, për të parin e Prishtinës, Agim Cekun, një përsoni që riciklimin e ka “hobi”, dhe nuk heziton, që të ndërroj partitë dhe konceptin partiak, edhe dy herë në ditë,vetëm e vetëm, të mbetet në pushtet, dhe në poste ,e që dihet, se postet shtetërore në Kosovë, janë ndër më të privilegjuarat.
   
Edhe LDK-ja me legjendën Eqa,haxhi Lutën, Berishën,Krasniqin,Veliun,Ahmetin,Muhagjerin,
Surdullin,Asllanin,… dhe shumë të tjerë,të nominuar për të qenë bartës të listës zgjedhore ,për zgjedhjet e nëntorit, ,do të thotë, se, edhe ky subjket politik i dyti, i radhitur, sa i përket shumicës së elektoratit në Kosovë, dhe sic dihet, ka kohë, që po krekoset e po trumbeton gjithnjë,duke u thirrur, vetem në përsonalitetin dhe autoritetin e “presidentit historik” Ibrahim Rugova, autoritetin e të cilit më së tepërmi e ka dëmtuar familja dhe të afërmit e tij,nuk ka gjetur dhe perzgjedhur ndonjë formulë apo solucion, me të cilin do të mund të dallohej nga rivali partiak PDK-ja ,kur janë në pytje këto zgjedhje të nëntorit.
   
E veqanta, që dallohet nga PDK-ja,sa i përket të nominuarve për kryetarë komunash, nga Ldk-ja, numerikisht janë më të paktë, qoft ata që ishin më herët, apo janë edhe tani kryetarë komunash, nga ky subjekt politik, dhe që ndaj tyre, është hapur procedurë hetimore ,pasi që, nga subjekti që mban primatin sa i përket udhëheqjes së komunave, në nivel vendi ,pra PDK-ja,bile në opinion, dosiet për hetim, janë më të trasha, dhe më të shumta.
   
Riciklimet si fenomene dhe dukuri, janë edhe te subjektet tjera politike,si Vetëvendosja e cila ka kohë që ka humbur “hapin…” në koncept,kurse, AAK më tepër është identifikuar si “mbledhës i humbësve”, Akr si subjekt që tenton të mbijetoj me “infuzione” me recet mjeku popullor…
  
Sa i përket këtyre zgjedhjeve lokale të nëntorit, si gjithnjë deri më tash , është edhe faktori ndërkombëtar ai i cili po e luan lojen e vet, kryesisht me misionin që ka, e që është, kryekëput, me skenar e prapavijë politike, duke mos insistuar dhe angazhuar, për krijimin e një klime të funkcionimit të vlerave dhe kritereve demokratike,me cka vetëvetiu do të pengoheshin fenomenet, me rastin e kandidimit, të atyre, që janë,në kundërshtim, me vlerat morale e intelektuale, me cka ,shumica e të nominuarve, do të eleminohehin, që në start.
 
Si duket, edhe në këtë drejtim, po këta ndërkombëtarë, janë ata, që po e vlersojnë si edhe deri më tash,vetëm aspektin politik, apo të sigurisë, kur me të njejtat kritere, po i shikojnë, edhe zgjedhjet, në veri, edhe në pjesët tjera të Kosovës, në të kundërtën, eshtë më se e sigurt, se në vendet prej nga vijnë, këta ndërkombëtarë ,edhe për mosrespektim të shenjave të komunikacionit, kandidatët për kryatar komunash e ansambleistë komunal, që në start, do të eleminoheshin.
  
S\'ka dilemë dhe nuk është për tu quditur,kur Kosova me te drejtë, ka kohë po quhet vend i vakive,eksperimenteve,antivlerave e rrahagjoksave,por edhe kjo do ta ket fundin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)