23 Dhjetor 2024

Ri-Bashkimi i Shqipërisë është e vetmja alternativë

Shkruar nga Faik Krasniqi

Çdokush ka ide, bindje dhe dëshira kombëtare, të bazuar në histori dhe përvojat e tyre rreth çështjes kombëtare.

Vërtet ne mund të jemi një komb, sepse edhe jemi të tillë, por nuk jam dakord kur thonë që të jemi një komb dhe dy-tre shtete shqiptare. Është absurde të mendosh dy popuj italianë në dy shtete, ose dy popuj gjermanë në dy shtete.

Çfarë e mirë sjell të jemi dy shtete? Pse të mos jemi një shtet dhe një komb ? Ri-Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë në praktikë do të thoshte një shtet më i fuqishëm shqiptar......si nga ana ekonomike, ushtarake etj, por do të bëheshim faktor i madhë politik dhe gjeostrategjik si në Ballkan por edhe më gjërë.

Kur Shqipëria të ribashkohet me Kosovën, atëherë do kemi mundësinë të fitojmë edhe pjesën shqiptare të Maqedonisë, pjesën shqiptare të Malit të Zi, Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës) dhe Çamërinë, por, nëse vazhdojmë ne të jemi dy shtete të ndara në një komb atëherë harrojeni, se është absurde të fitosh trojet e tjera etnike shqiptare.

Shqiptarët e të gjitha trojeve etnike shqiptare duhet të bashkohen dhe të kenë një shtet, një qeveri, një parlament, një president, një kryeministër, një ushtri, një ligë, një kombëtare, dhe si përfundim, shqiptarët do quhen shqiptarë, Albania, dhe jo më Kosova e \'\'kosovarë\'\', \'\'maqedonas\'\' e tetovarë, \'\'çamë\'\', \'\'malazez\'\' etj, pra të gjithë do prezantohen në botë si \'\'albanian people\'\'( komb shqiptar)......Ri-Bashkimi i trojeve etnike shqiptare duhet të arrihet edhe me diplomaci, që për fat të keq na mungon si shtet dhe qeveri...... Po nuk u ribashkuan Shqipëria, Kosova, Kosova Lindore, Arbëria (Maqedonia), Malësia (Mali i Zi) dhe Çamëria, shqiptarët në Ballkan s\'kanë për të përparuar....... Ri-Bashkimi i Shqipërisë është e vetmja alternativë.

Mos harrojmë se aspirata e Rilindasve shqiptarë ishte krijimi i Shqipërisë Etnike......Edhe sot vazhdon kjo aspiratë tek shqiptarët......Kemi patriotë, kemi njerëz të gatshem që japin jetën, por na e prishin politikanët.

Ka ardhur koha të vij një brez i ri politikanësh......!

 (Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të  “ALEANCA KUQ E ZI”)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)