29 Dhjetor 2024

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha pararëndesit e UÇK-së

Shkruar nga Erald Selca

Konsideroj që falë frymëzimit nga Shqipëria Enveriane dhe udheheqesi ynë i lavdishëm Shoku Enver Hoxha u mbajtë gjallë fryma e atdhedashurisë kudo në trojet shqiptare nga viti 1945-2001 kur Ali Ahmeti luftoi sllavomaqedonasit me UÇK-Kombëtare.

Personalitete si Adem Demaçi ,Jusufi,Bardhoshi Kadriu Metush Krasniqi koloset dhe viganet liberator guerilët dhe intelektualët e medhenjë syshqiponjat sypatremburit e memedheut nuk donin të dëgjonin për Jugosllavi ,Serbi Titon apo forcat ushtarake të tyre atdhetaret si Rexhepi dhe Nuhiu ma vonë Afrimi e Fahriu ashtu si Tahir e Nebih Meha që në Prekaz ja dridhen themelet Jugosllavisë po me kaq përkushtim luftuan edhe këta kolos të Anamoraves së shquar për atdhetari Karadaku i Idriz Seferit ,Ramiz Cernices Xhevat Qerimit Agim Ramadanit etj gjithmonë ishte zonë atdhetare .

Atdhetarët si Rexhepi dhe Nuhiu thonin ne jemi të vdekur por ashtu kemi vendosur të vdesim për çlirim dhe Bashkim Kombëtar ta dëbojmë thundren serbomadhe nga trojet tona jo me llafe e demagogji por me veprim konkret luftë të armatosur .

UÇK-ja jonë nuk piku nga qielli ajo u formua nga Shqiperia bashkë me organizatat ilegale si ish LPRK,LPK dhe këta atdhetar ishin strukturat e para të armatosura të një ushtrie që do lindte me vonë dmth asgjë nuk ndodh rastesisht por kronologjikisht .

Rexhepi dhe Nuhiu këta dy atentatorë këta dy gueril nuk e duronin dot robërinë ,skllaverinë dhe pushtimin serbomadh punonin shumë vetëdijesim te popullit që ta urrejë armikun ,Rexhepin dhe Nuhiun nuk i thyen as UDB -ja dhe shqipefolesit e as torturat me barbare veprimtaria tyre ishte lokomotivë që nuk ndalej nga asnjë rrethanë /

Eh Janari ose Flaka Janarit siç e quajmë na mori burrat më të mirë të Kombit nga i madhi Skenderbe me 1468 ,Jusufin Bardhoshin Kadriun Rexhepin e Nuhiun Zahirin e madh Edmondin e njomë revolucionar dhe Hakif Zejnullahun e sa e sa humbje tjera

Rexhepi dhe Nuhiu Shqipërinë dhe Flamurin kishin në gji në tru ,zemër ideal u vranë në përballje me forcat serbe në Janar 1984-tës sepse Kombi për ta ishte primar e jo lavdia personale ata flijuan jetët e tyre për lirinë që gëzojmë ne ani pse ka shumë punë për tu berë në jetësimin e idealeve të tyre .

Për këta dy burra janë mbajtur qindra manifestime ,bustet e tyre zbukurojnë Gjilanin ja shtojnë nurin dhe bukurinë .Do vleresoja lart organizimet e patriotit Ismet Sylejmani për këta dy dëshmor dhe fjalimet e tij tejet emocionale ,po ashtu do veçoja romanin e veprimtarit nderuar Agim Sylejmani për gjigantët si Rexhepi dhe Nuhiu këto celula të hershme të armatosura .

Lavdi Dëshmorëve të Kombit Shqiptar ,ata janë aureola jonë maja e ajsbergut .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)