18 Maj 2024

Revolucioni tretë

 Shkurar nga Gani Qarri

Populli ukrainas që sa kohë është hedhur në demonstrata nga më të përgjakshmet me dhjetëra të vdekur e qindra të plagosur, gjaku dhe plagët e të cilëve,nga sot ndryshuan Ukrainën.

Acarimi i gjendjes në vend arriti kulmin,kur qeveritarët në pushtet provuan të miratonin një ligj për forcimin e të ashtuquajturave masa të sigurisë kundër protestuesve me ç`rast një grup demonstruesish më agresiv, tentuan të hynin me forcë edhe në godinën e parlamentit.

Por heroi i ngjarjeve, dhe lideri i opozitës, boksieri me famë botërore Vitali Klitqko, karriera e të cilit bashkë me atë të të vëllait- Vlladimirit, lulëzon me sukses për shumë vite në Gjermani, ku që të dy u bënë kampion të shumëfishtë botëror në kategoritë e rënda të boksit profesionist, i mësuar me gjakftohtësinë dhe prakticitetin e diplomacisë perëndimore,parandaloi ndërhyrjen e dhunshme të protestuesve radikalë, në këtë institucion shtetëror.

Madje,për të shmangur gjakderdhjet e mëtejme në mes protestuesve dhe policisë,ai u pajtua me ngritjen e një komisioni ndërparlamentar për zgjidhjen e krizës së krijuar.

Sado që Vitali nuk është ndonjë politikan karriere dhe as ka përgatitje të veçanta shkollore e diplomatike,i shtyrë ndoshta edhe nga Kancelarja Gjermane, Angela Merkel dhe politikan tjerë euro-perëndimor me të cilët gjatë gjithë kohës sa zgjatën demonstratat në Ukrainë,vazhdimisht konsultohej,ai përfundimisht la kushtet jashtëzakonisht të mrekullueshme që ka krijuar me mundin,djersën e punën e tij shumëvjeçare në Gjermani,dhe shkoi për të udhëhequr e mbajtur nën kontroll demonstratat përvëluese të Ukrainës,duke vepruar me shumë maturi dhe mbi parimet e një demokracie të njëmendët, të cilat pa heroin e tyre, vështir se do të zhvilloheshin kështu.

Ndaj,Kliqko edhe po nuk erdhi asnjëherë në krye të udhëheqjes ukrainase, vet angazhimi dhe i gjithë mundi që dha për ndryshimet pa gjakderdhje dhe masakra edhe më të mëdha me ndërhyrje forcash shtesë policore e ndoshta edhe atyre të ushtrisë, ai do të hyjë në historinë e popullit të vet, si pishtar ndryshimesh dhe udhërrëfyes human e njerëzor i demokracisë në vendin e tij.

Si për vëzhguesit e brendshëm dhe ata të jashtëm, përshtypje jashtëzakonisht të madhe bëri vet pjesëmarrja në protesta, e një njeriu me pasuri dhe famë botërore si Vitali Kliqko në të ftohtin dhe acarin e netëve të errëta të dimrit të këtij viti, i cili në Ukrainë është më i ashpër se në shumë vende tjera evropiane.

Të vihesh në ballë të protestave ukrainase pas një kohe të gjatë që nuk ke jetuar as ushtruar ndonjë profesion atje,me siguri kjo dëshmon se ai është një hero i vërtetë, i cili jo vetëm se është boksier i fortë e i pamposhtur në ring, por edhe atdhetar  trim, i vendosur e i pathyeshëm edhe në protesta.

Ukraina me siguri ka shumë figura të njohura politike dhe intelektuale,megjithatë ishte Vitali ai që në çastet vendimtare të vendit, pranoi sfidën, mori përsipër sakrificën dhe me angazhimin e tij, qoi misionin deri në fund, pa pyetur për pasojat dhe rreziqet të cilat mund ta kërcënonin apo merrnin edhe jetën si shumë demonstruesve tjerë në protesta.

Ndaj, përderisa ky popull ka njerëz të tillë, me gjithë infiltrimin e parave të shumta dhe ndikimet e mëdha ruse mbi Ukrainën,nuk çuditet askush në botë sesi ukrainasit vetëm brenda 20 vitesh ,realizuan tri revolucione të njëpasnjëshme, për rrëzimin pa pardon, të tri qeverive të korruptuara në vend.

Dhe për fund,bashkëkombës të nderuar, paramendoni vetëm një herë- një krahasim sado të vogël,duke marrë shembull udhëheqësit partiak e shtetëror shqiptar,se si ata mbrojnë të drejtat e qytetarëve të cilët derisa janë në opozitë i lënë të demonstroj vetën,kurse menjëherë pas ardhjes në pushtet, bashkëqeverisin pa fije turpi mu me ata kundër të cilëve dje ftonin qytetarët të vdisnin në protesta, duke keqpërdor, vjedhë e rjepur këtë popull të shkretë të gjithë bashkë. Gjendje për keqardhje të pafund-Mjerim!


        

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)