Retorika e tradhëtarëve
Shkruar nga Arban Bislimi
Halil Matoshi i paska bërë thirrje Ramushit për çështjen e kufirit Kosovë-Mali i Zi!... Ky burrë i urtë e vizionar jugokosovar i paska thënë Ramushit se për një livadh ku do ti lëshonin shqiptarët dhitë nuk koritet burri\".
Retorika e tradhtarëve dhe injorantëve të paidentitet dhe të pa dinjitet (shpesh shkojnë bashkë këto cilësi) njeh shumë \"formula\" retorike cinike të tilla: \"për një plesht nuk digjet jorgani\", \"për një luadh nuk koritet burri\", si dhe formula tjera nënçmuese e injorante ndaj popullit dhe trojeve të kombit, etj.
Këto formula zënë vend natyrshëm në gojën e Matoshëve, Spahinjëve dhe të disa Jugonostalgjikëve tjerë, prejardhja e pasurisë dhe financimit të të cilëve pas luftës së fundit nuk është zbuluar asnjëherë... Është për tu çuditur me shqiptarët se si i durojnë këta zuzarë? Halili asnjëherë nuk do kishte guxuar ti fliste këto fjalë në Serbi, vetëm shqiptari toleron të tilla idiotizma dhe përçmime nga soji i kësaj kategorie tuxharësh...
E kuptojmë Halilin, mbasi ky njeri që deklaronte në vitin 1992 se \"rruga e Kosovës drejt Evropës kalon përmes Beogradit\", ndjenë aktualisht një kënaqësi në këtë kohë kur ëndrat e tij për një Kosovë nën ombrellën e Beogradit po mundohen ti bëjnë realitet disa krerë politikë të Kosovës...
Por, provincialistët shkarravitës gazetash, që enden rrugëve të Prishtinës duhet të dijnë se Kosova nuk ka as edhe një arë apo livadh tepër që t\'ua falë fqinjëve, lëre më 10000 hektarë tokë... Përkundrazi, Kosova-Shqipëria ka nevojë për ti rikthyer shumë ara e livadhe, një pjesë e të të cilave i kanë ende në pronësi banorë të Kosovës (muhaxhirë, pastaj shqiptarë nga Presheva, Vuthaj, Tuzë, plavë, Guci, Podgoricë, etj).
Hapësira vitale e popullit shqiptar është një imperativ jetësor që kuptohet e ndjehet gjithnjë e më shumë edhe nga ata që nuk kanë kuptuar çfarë është nënshkruar në Bruksel; mbasi atyre u ngushtohet hapësira për të jetuar në Kosovë dhe u preket edhe interesi dhe e ardhmja individuale...
Ramushi, apo kushdo tjetër, vetëm kur ngreh zërin për të drejtat e popullit të vet nuk mund të koritet kurrë! Mua më vjen keq për Halilin, që përkundër përkushtimit të një jete duke imituar serbët nuk arriti të merr ndonjë veti nga idolët e tij. Serbia dhe serbët çdo ditë dhe në çdo rast \"koriten\" edhe për detaje më të vogla se 10000 hektarë tokë; vetëm sot deputetët serbë bllokuan dy projektligje për ca detaje, qoftë dhe për emërtime e renditje...
Pavarësisht mundimeve, Halili nuk arriti gjë tjetër me veprimtarinë e tij serbofile veçse në njërën anë të jetë i urryer nga shqiptarët, si një servil injorantë dhe dashakeqës i kombit të tij, dhe në anën tetër të jetë i përçmuar nga serbet e edukuar si një provincialist mendjevarfër, shpirtngushtë dhe si një \"shqiptar me bisht\".
Kjo e fundit e përshkruan më së miri Halilin dhe shokët e tij... Neve nuk mund ti akuzojmë serbët për këtë përçmim të Halilit dhe shokëve të tij... Një njeri që nuk respekton qenien e tij, gjuhën dhe tokën e të parëve të tij, ai duhet të ketë një bishtë pas shpine, mbasi nuk mund të jetë i plotë njeri...