27 Dhjetor 2024

Republika Serbe plaket, nataliteti bie për 30 për qind

Shkruar nga Ismet Azizi

Përveç  Kroacisë dhe Serbisë, dikur vendet më të populluara të ish-Jugosllavisë , edhe Republika Serbe, krijesa e Dejtonit,  po ballafaqohet me rënie të lartë të natalitetit.

Statistikat kombëtare të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kroacisë, vendet me numër më të madh të popullsisë të dala nga  e ish-Jugosllavia, nga aspekti nacional edhe më homogjene,  tregojnë se të dy vendet po  përballen me shkallë shumë serioze negative të rritjes natyrore të popullsisë. Një trend i tillë i lëvizjes së popullsisë, po e ndjek edhe Republikën Serbe.

Nataliteti në Republikën Serbe  ka rënë nga viti 2000 deri në vitin 2012 për 30 për qind, ndërsa sipas statistikave, në këtë periudhë në R.Serbe lindin për çdo vit 355 foshnje më pak.

Në vitin 2000 janë lindur  14.250 fëmijë, ndërsa në vitin 2012, viti i fundit për të cilin ka  të dhëna, 9970, ndërsa norma e vdekjeve është në rritje, dhe në Republikën Serbe  në vitin 2012  kanë vdekur 13.800 persona, shkruan  \" Press RS\".

Demografi Stevo Pashaliq beson se numri i foshnjave  mund të rritet duke  siguruar  shuma të konsiderueshme të shtesave fëmijërore, ndërsa masat indirekte përfaqësojnë trajtimin e sterilitetit me ndihmën e shtetit, mandej zgjatjen e pushimit të lehonisë dhe duke shpërblyer qiftet financiarisht.

Në  Ministrinë  e Familjes, Rinisë dhe Sporteve të Republikës Serbe  thonë se kanë identifikuar këtë problem dhe në lidhje me të kanë marrë disa masa, por rezultatet e para mund të jetë të dukshme vetëm  pas 15 deri 20 viteve pas aplikimit intensiv  të tyre.

Demografët vlerësojnë se R. Serbe, në krahasim me të dhënat e para-luftës për numrin e lindjeve, gjatë një viti humb rreth 3,800 banorë, e cila është e barabartë me zhdukjen e një komune  të  madhësisë së  Foqës, Novi Gradit apo Loparës. Demografi Stevo Pashaliq thot , Republika Serbe shënon një pamje të pafavorshme demografike.

- Popullsia po plaket, ne kemi rënie të shkallës së   lindshmërisë  për vite me radhë, fshatrat mbeten të shkreta, nxënës gjithnjë e  më pak në shkolla. Për vetëm katër-pesë vite  kemi  humbur një brez të plotë të fëmijëve që do të regjistroheshin  në shkolla. Në krahasim  me periudhën e para  11 viteve, sot ne kemi rreth 30,000 nxënës  më pak - tha Pashaliq.

Në Republikën Serbe shtimi është negativ, ndërsa  në Federatën e  B dhe H është pozitiv
 
Bosnja dhe Hercegovina në vitin 2010 ka  shënuar rritje negative të popullsisë prej 0.4 për qind, nga kjo  Republika Serbe (RS) ka shkallë negative, ndërsa Federata e B dhe H ka shkallë  pozitive.

Në Federatën   e  B dhe H, situata është dukshëm më  ndryshe. Sipas vlerësimeve zyrtare, në  Federatën e B dhe H  jetojnë rreth  2.3 milionë banorë dhe shënon  një rritje të vogël të  popullsinë me   një normë prej 0.6 për qind (të dhënat nga 2011.).

Rritje pozitive natyrore, sipas shifrave të fundit, është shënuar në kantonin e Tuzllës (TK). Kantoni i Sarajevës (KS) disa vjet me radhë   ka një trend negativ, ndërsa në Gorazhdë  vitin e kaluar është shënuar  \"mesatarja  evropiane\", gjegjësisht  zero rritjes të numrit të  popullsisë.


Shkalla më e lartë e lindjeve në Kosovë

Në krahasim me Serbinë , Kroacinë dhe një pjesë të Bosnjës, Kosova, Malit i Zi dhe Maqedonia, sipas statistikave tregojnë se  popullsia e këtyre vendeve është në rritje.

Kosova sipas regjistrimit të fundit të popullsisë ka rreth 1 733 872, dhe sipas  të dhënave të fundit zyrtare nga vit 2010, kishte një rritje të popullsisë prej 12 për qind.

Sa për ilustrim, po japim disa të dhëna dhe krahasuese sipas vlerësimeve të vitit 2010.

Struktura moshave të  popullsisë në Serbi sipas vlerësimeve është: nga mosha 0-14 vjet : 15,2 për qind (në Kosovë 27.2për qind), nga 15-64 vjet : 68,1 për qind (në Kosovë 66.1për qind). Ndërsa 65 vjeç e më tepër: 16,6 për qind (në Kosovë 6.7për qind)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)