Republika e tretë e Kurtit dhe "Ujdi" i Surroit në oborrin e rektorarit
Shkruar nga Milazim Krasniqi
Universiteti i Prishtinës po përdoret si ring, ku po maten muskujt e partive dhe grupimeve të ndryshme për zgjedhjet e sivjeme,por edhe me platforma më largvajtëse.. Në oborrin e rektoratit po garojnë Lëvizja Vetëvendosje! dhe Grupi Koha (me OJQ-yë që i kontrollon), ndërsa në Kuvend LDK,VV dhe AAK në njërën anë, ndërsa PDK, AKR e partnerët e koalicionit në anëntjetër. Tash për tash viktima janë studentët protestues dhe policia.
Kombinimi nëterrEn më duket shumë absurd: VV që proklamon bashkimin kombëtar, është bërëbashkë me Grupin Koha dhe OJQ-të që ky grup i kontrollon, e që si vulë në ballë e kanë prirjen projugosllave e proserbe. Por, megjithë dallimet që i kanë, e kanë një pikë të përbashkët programore: dështimin e shtetit të Kosovës. Me siguri edhe kësaj here janë bërë bashkëpër testimin e kësaj agjende.
Ndërsa,kombinimi në Kuvend është edhe më absurd: LDK dhe AAK realisht janë bërë argatë të VV, sepse çfarëdo që të bëjnë aty, VV-së nuk mund tia marirn autorësinë eprojektit për ndryshimet e imponuara në universitet, nëse ato ndodhin. Levizja Vetëvendosje! mbetet autorja eprojektit që përmes rrëzimit të rektorit, të testojë mundësinë e rrëzimit tëqeverisë me revolucion. Bile, pozita e AAK-së në këët pikë është e mjerueshme,sepse sa më shumë që fiton VV, AAK humb terren, sepse AAK deri tash kakontrolluar jo pak gjëra në UP.
Vetëm nëse po përpiqet me çdo kusht ta heqë ngadora pataten e nxehtë të njerëzve të saj të involvuar në krimin e organizuar nëUP, ka njëafrë kuptimi argatlëljku që po i bën VV-së.
Ndërsa,edhe pozicioni i PDK-AKR e partnerëve të tyre është absurd: duhet të mbrojnë një qëndrim, i cili është shumë joelektoral në vitin elektoral. Por, ata tash janëtë detyruar që ashtu ta mbrojnë edhe veten, sepse yryshi revolucionar mund tëshpërfaqë ambicie edhe më të mëdha se sa pushtimi i universitetit. Po të shikohetnga kjo anë, rektori është peng i zhvillimeve jashtuniversitare. Besoj se dorëheqjae tij, në kushte normale, për të nuk do të ishte problem, por në kësorrethanash, ajo do të ishte më shumë linç, se sa dorëheqje.
A kashtegdalje? Ka dhe nuk ka. Ka nëse ka vullnet politik dhe nuk ka nëse nuk kavullnet politik. Pra, Universiteti tash është peng i luftës subverzive (nëterren) dhe i luftës politike në Kuvend.
Nëse pozita dhe opozita e gjejnë koncensusin në Kuvend, kjo do të ishte zgjidhja e duhur. Personalisht besoj se koncensusi mund të bazohet në këto procedura: miratimi me procedura të për shpejtuara i ndryshimeve në Ligjin e Arsimit të lartë dhe në Statutin e UP-së,pritja e vendimeve të komisioneve të Senatit e të Këshillit Drejtues lidhur me shkeljet që janë bërë, pas të cilave do të ndodhte edhe reflektimi i rektorit nëpajtim me ato vendime. Dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në UP në maj,zgjedhjet e parakohsme në ët gjtiha nivelet në qershor ( pra pa hyrë në periudhën ezgjedhjeve parlamentare) për të pasur një strukturë të re qeevrisë se e menaxheriale për fillimin e vitit të ri akademik.
Nëse partitë nuk gjejnë një akord të tillë ose të ngjashëm, po vazhdojnë të qëndrojnë n ëistikamet e veta, vendi mund të rrëshqet drejt anarksië, ose konfliktit civil, në versionin më të keq, me të gjitha pasojat qëkjo mund të sjellë për të gjithë. Në atë rast të gjithë do të jenë humbës, e mësë shumti partitë politike, që do të mund të humbnin besimin e elektoratit. Kjodo ti konvenonte vetëm Grupit Koha dhe klientëve të këtij grupi parapolitik.Por, kjo do të ishte një katastrofë për vendin.
Atëherë, kush mund të ndikojë mbi partitë që të racionalizojnë veprimet e veta në janë që vjen e të evitojnë ekstremizmin në këtë çështje? Në rend të parë mund të ndikojnë vetë qytetarët. Ata duhet të japin sinjalin se nuk e përkrahin dhunën.As dhunën fizike në oborrin e rektoratit, as dhunën verbale në Kuvend. Kjo doti dekurajonte veçmas ekstremistët e VV, që kanë shkuar larg në dhunën kundër policisë së shtetit.
Nëse ata e ndjej nëse nuk fitojnë vota me këto akte dhune, do të zbytheshin. Në të kundërt, do të egërsohen edhe më shumë.
Dhe një gjëështë e sigurt: nga ashpërsimi i gjendjes, nga zgjidhjet e imponuara nëuniversitet e kudo e nga dhuna, vetëm përkeqësim të situatës në vend do të ketë.Kurrkush nuk do të mund të thotë më vonë se nuk e kanë ditur çfarë katastrofepo i shkaktojnë vendit, sepse qysh tash edhe zogjtë e malit e kanë marrë vesh qësulmi kaq brutal e egërshan ndaj universitetit, për gjoja tre punime në tëcilat është bashkautor rektori dhe tëcilat janë botuar në një revistë me kredenciale të ulëta, është vetëm njëpretekst, për një sulm më gjithëpërfshiërs për ta bërë këtë shtet të dështuar.Për ti hapur rrugë Republikës së Tretë të Albin Kurtit, ose asaj që ështëedhe më e besueshme , asocimit të shteteve ballkanike në një union, psh,Ujedinjenje jugoslovenskih demokratksih jedinica (Bashkimit të Njësive Demokratike Jugosllave të Veton Surroit.
Të dyjatjanë të dhunshme dhe mund të imponohen vetëm me dhunë. Në oborrin e rektoratit,këto platforma po testohen.
Siç thonë kroatët: Zivi bili, pa vidili (Qofshim gjallë, që të shohim!