06 Janar 2025

Republika e Isë Hashimit ose Hashim Isës

Shkruar nga Xhevat Bislimi
 
Serbia ka ngritur kudo institucionet e saj dhe sa herë që Edita e Hashim Rugovës qon pluhur dalin eksponentët e regjimit të Beogradit dhe thonë se \"nuk ka fuqi që i zhbën institucionet serbe në Kosovë\"!!

Kështu deklaroi edhe sot Gjuriçi i Serbisë në Prishtinë, pas broçkullave të Editës! Serbia për vete, në emër të pakicës serbe (5%), ka siguruar, me pëlqimin-miratimin e politikanëve të tredhur \"kosovarë\", mbi 30% të territorit të Republikës Shqiptare të Kosovës!! Gjuha serbe është e barabartë me gjuhën shqipe!!

Mbishkrimet në gjuhën serbe janë në çdo cep të Kosovës shqiptare! Flamuri serb valon kudo ku ka një shtëpi serbe a një kishë ortodokse \"serbe\"!

Veriu i Kosovës vazhdon të kontrollohet qind për qind nga Serbia!! Ura që ndanë Mitrovicën dhe Kosovën mbetet e mbyllur! Ajo, për t\'u tallur me Republikën tonë, është kthyer në park!!

Në atë park, me sa di unë, lejohet të pushojë e të kënaqet me \"bukuritë\" e tij vetëm përfaqësuesja e denj e Hashim Rugovës, Edita Tahiri!!

Janë ngritur dhjetë komuna \"serbe\" nëpër Kosovë dhe u është premtuar, për t\'u bërë Hashimi kryetar në Republikën e tij(!), edhe krijimi i ndonjë komune tjetër \"serbe\"!!

Më e rëndësishmja për Serbinë është themelimi i komunës së Prilluzhës, e cila nuk është e rëndësishme për serbët e pakët aty, por për Serbinë që përmes kësaj komune do të kishte hisen e saj edhe në qymyrin e Kosovës shqiptare, siç e ka në pasuritë minerale të Trepçës dhe të disa minierave e pasurive tjera!!

Shqiptarët, mbi 90 % e popullsisë së Kosovës, janë zhveshur e po zhvishen nga mundësia për të jetuar në siguri ekonomike, politike, sociale e fizike në tokën e tyre!!

Shqiptarët janë zhveshur nga trashëgimia e tyre kulturore e historike dhe nga pasuritë e tyre që u grabitën, u trafikuan e po kontrabandohen sa nga klasa politike-kuislinge e vendit aq edhe nga Serbia!!

Ata, nuk mund ta bëjnë as ushtrinë e tyre dhe as institucionet tjera të mbrojtjes dhe sigurisë pa pëlqimin e Beogradit-Listës serbe!!

Madje, siç u pa këto ditë, as Kryetarin e Republikës nuk mund ta zgjedhin pa vullnetin dhe mbështetjen e kësaj Liste-Serbisë!!

Tregu i Kosovës është shndërruar në treg për prodhimet serbe dhe është monopolizuar nga Serbia, ndërsa populli shqiptar, i pa mbrojtur nga qeveritë e Hashim-Isë, është kthyer në konsumator të këtyre prodhimeve \"made in Serbia\"!!

Vetëm gjatë këtyre tri viteve janë larguar nga Kosova rreth 200 000 shqiptarë, aq sa premtonin Hashimi e Isë Rrahmanmorina se do t\'i punësonin!! Ikja nga Kosova po vazhdon edhe sot, ndërsa qeveria e Isë Hashimit po vazhdon të derdhë para për kthimin e kolonëve serbë (shumica kriminelë)!!

Kjo është Serbia në Kosovë dhe kjo është Republika e pavarur dhe sovrane e Isë Hashimit!! Kjo është Serbia neofashiste që nuk lejon as librin shqip për nxënësit e Luginës së Preshevës e lëre më të lejojë ngritjen e institucioneve shqiptare atje!!

Kjo është qeveria dhe kjo është Republika e pavarur e sovrane e Hashim Isë-Rugovës, që bisedon-dialogon qe dymbëdhjetë vite për rikthimin dhe akomodimin e Serbisë shoviniste-pushtuese në Kosovën shqiptare!!

A do të pajtohen shqiptarët e Kosovës? A do të pajtohet Tirana (e vetmja pronare e ligjshme e hapsirës shqiptare, e krejtë Shqipërisë)? A do të pajtohet kombi shqiptar me këtë poshtërim apo do t\'i lërë lotët e vajin më një anë e do t\'i përvishet punës për t\'i dalë zot vetes?

Saktësia e ambasadorit norvegjez

Sot, Ambasadori norvegjez deklaroi se \"te gjithe kosovaret e duan Gjykaten Speciale\" dhe ka te drejte plotesisht! Mirepo, puna eshte se \"kosovaret\" ne Republiken e Kosoves nuk jane me shume se 1% e popullsise.

Ndersa shqiptaret, qe perbejne mbi 90% te popullsise nuk e duan dhe jane kunder Gjykates Speciale... Jane kunder, sepse Gjykata Speciale eshte themeluar dhe ka vetem nje qellim: denimin e idese, te perpjekjeve dhe te luftes se kombit shqiptar per liri e bashkim kombetar, per (ri)bashkimin e Shqiperise ne nje shtet te vetem!

Ata qe e votuan, nen presionin dhe shantazhin e dosjeve (!), moren vulen e turpit ne ballë! Ambasadori norvegjez paska \"harruar\" te thote te verteten e madhe se Gjykaten Speciale e kerkuan dhe e duan serbet dhe Serbia me shume se \"kosovaret\" e \"jugokosovaret\"...

Kosova dhe shqiptaret kerkojne dhe do te kerkojne e do te kembengulin per themelimin e nje Gjykate qe do t\'i denonte krimet, spastrimin e debimin, gjenocidin dhe holokaustin serb ndaj shqiptareve te pakten qe nga lufta serbo (ruso)-turke 1876-1878 e deri te Lufta Çlirimtare e LPK-UÇK-se...
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)