04 Janar 2025

Rënia e elefantëve nga pushteti, vendi unë ka nevoj për një lëvizje të re politike

Shkruar nga Blerim Burjani

Opozita po ballafaqohet me konfuzitet dhe paqartësi se si do te vendos një koncept unik dhe model te ri për të gjet rrugën e kundërvënies përballë koalicionit aktual që duket “koalicion i elefantëve “, një koalicion i cili i ka votat në kuvend dhe sillet si të do dhe si e kërkojnë anëtarësia e saj, pa marr parasysh se çka thotë opozita apo bota akademike, edhe pse bota akademike fare nuk është e kyçur në këto ngjarje.

Ky ngërç ka filluar në vitin 2014 edhe tash po vazhdon me pak ndryshime, pra vetëm se në këtë lojë opozitare nuk është LDK e cila u rehatua në koalicion, pra çka më tutje?Opozita e bashkuar u pa deri ku mund të shkojnë bashkë dhe të palëkundur politikisht, dezintegrimi i opozitës do të thotë siguri për koalicionin aktual.

Këtij koalicioni po ia ndihmojnë më të madhe edhe disa njerëz që po dalin dhe po flasin a ‘e kanë mirë a po keq Hashimi dhe Isa realisht ata po përshkruajnë gjendjen dhe nuk po afrojnë asgjë për të iu kundërvënë përderisa ky koalicion nuk mund t bie me kushte si demarkacioni dhe asociacioni i komunave serbe, këta aq edhe më shumë forcohen sepse prapa kanë edhe faktorin ndërkombëtar, kjo opozitë deri këtu është e humbur në konfuzitet dhe sakrifica individuale, pra nuk po shihet gjë tjetër?

Andaj ky koalicion vazhdon lojën e vet politike pa brenga, pra vazhdojnë ta përdorin shtetin për interesa të veta personale dhe grupore e partiake dhe militante partiake pa kurrfarë gajle!

Pra kur nuk din gjithmonë e ke të rezervuar karrigen e humbësit, humbës në zgjedhje humbës në opozitë, për këtë arsye t ë mos dijës Kosova kurrë s’ka pas opozitë dhe demokraci të mirëfilltë!Pra s’ka pas as pluralizëm politike të mirëfilltë dhe në përputhje me zhvillimet demokratike.

Në Kosovë ka dominuar interesi personal dhe grupor ku janë krijuar klientela votuesish për partitë, pra është krijua një rrjet i njerëzve anarkistësh për të sunduar me shtetin dhe pasurit publike, ideja është se si këta njerëz të përfitojnë por jo si të punojnë për qytetarët, këta janë përmbushësh te obligimeve të njerëzve të partive të tyre, familjarëve por jo të qytetarëve të lodhur nga skamja dhe humbja e tyre shpirtërore duke luftuar për ekzistencën e tyre ekonomike dhe mirëqenien.

Një pjesë e madhe e qytetarëve pra 58% nuk janë votues, kjo pjesë lufton qysh mundet dhe din për t ë ndërtua mirëqenien e tyre familjare pra sillet indiferente dhe e pa shpresë, kurse 42% i elektoratit është votues në vend që quhen klientela politike të këtyre partive aktuale në Kosovë, këta më shumë së 30% janë të mashtruar nga këto parti, e te tjerët në një variant a tjetrën kanë përfituar nga besnikëria e tyre që kanë punuar për këto parti që e përbëjnë Kuvendin e Kosovës.

Opozita s’ka asnjë gjasë si është po që se nuk do te ketë lëvizje të re politike në shtet, një mekanizëm intelektual por jo njerëz të cilët kanë dëshirë me u marr me politik, se tash po ka edhe shumë gazetar që po kanë dëshirë me u marr me politik e me analizua informata por ka me pak njerëz intelektual që merren me zhvillimin e politikave dhe diagnozën e ndryshimeve në shoqëri.

Kjo klasë intelektuale mund te ketë primatin po që se interesohet për shtetin dhe për të sjellë ndryshime të mirëfillta demokratike dhe një qeverisje tjetër, por disa njerëz që dalin nëpër shumë televizione e që merren me informata dhe analiza te informatave që i bëjnë vet si dihet a janë ashtu a s’janë, por jo që din gjë për politikën dhe zhvillimet e më së paku për qeverisjen me institucione kjo kategori e njerëzve po iu ndihmon këtyre partive aktuale me shit mjegull me fol por as që i merr kush seriozisht prej këtyre këta njerëz çka flasin, për shkak se e din mirë se ata nuk janë për këtë punë dhe nuk e njohin lojën por kanë dëshirën dhe vullnetin me u marr me ta si një kategori njerëzish të pasionuar për politikën por jo që ata mund të sjellin ndonjë ndryshim, prandaj duket e pa shpresë ndryshimi, për t ë bërë ndryshime ne qeverisje kërkohet pra klasë intelektuale dhe klasa ekonomike të paraqiten si promotor të ndryshimeve për ndryshe do të mbetët gjendja kështu si është deri ne vitin 2018 me zhurma dhe me qeverisje te elefantëve.

Kjo pozitë dhe opozitë është anarkiste, konstatimi është i thjesht qeverisë aktuale dhe këtij pushteti nuk i intereson fare interesi publik, nuk i intereson sa njerëz janë të pa punë dhe sa janë duke ikur nga shteti për të gjet rrugë më t ë mirë t e jetës.

Këtij koalicioni nuk i intereson a funksionon rendi dhe ligji po sikur t funksiononte rendi dhe ligji që për çdo ditë shtiren kishe janë të interesuar atëherë këta të ndalnin përfitimet personale, familjare, partiake do të luftonin korrupsionin dhe nuk do të dërgonin njerëz matematikanta e stomatolog në ambasada të Kosovës nëpër botë, kjo klasë do të ndalte edhe themelimin pa ndal të univertisteteve publike dhe do të ndalnin edhe legalizimin e diplomave që kanë marr ose pritën të marrin nga kolegjet në Shqipëri, mendohet në doktoratat e pa vlerë ku njeriu ka gati 50 vjet dhe është i PDK, LDK e që janë deputet e zyrtar partiak ose është gjyqtar e prokuror që presin të shndërrohen në profesor pa qene as mësues katuni, pra ka humbë sensi, këta të gjithë së bashku janë anarkistë me rregulla të njohura të kësaj kategorie njerëzish e mira e tyre është se shkojnë kështu deri në fund por asnjëherë nuk ndërtojnë diktatura, por fundi i tyre është i njohur në praktikat ndërkombëtare një pjesë e tyre përgjigjet par ligji dhe i konfiskohet pasuria e bërë e kundërligjshme e pjesa tjetër ikin shteti për të siguruar jetën e tyre kështu, anarkistët e mençur mendojnë të ikin në momentin kur e shohin se puna e tyre përfundoj, kur kjo anarki përfundon ndërtohet një demokraci e pastër me njerëz që nuk janë kanë pjesë e kësaj anarkie.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)