22 Dhjetor 2024

Rëndësia e shfrytëzimit të burimeve të jashtëm

Shkruar nga Jyxhel Spahi

Ndryshimet marramendëse dhe rritja e influencës së konkurrencës globale mbi ndërmarrjet ka diktuar që ndërmarrjet të ndërrojnë qasjet gjatë operimit të tyre në këtë treg të pamëshirshëm.

Prandaj, ato janë në kërkim të mundësive të reja për të krijuar përparësi konkurruese.

Njëri nga faktorët që ndikon, që një kompani të ketë përparësi konkurruese, ndaj kompanive të tjera, të cilat garojnë me produkte/shërbime të njëjta ose zëvendësuese është edhe ulja e shpenzimeve.

Ulja e shpenzimeve të ndërmarrjes mund të arrihet në disa mënyra, e njëra nga mënyrat është edhe shfrytëzimi i burimeve të jashtëm.

Shfrytëzimi i burimeve të jashtëm (Outsourcing) është kur kompania, disa nga punët e veta ia beson një kompanie të specializuar për kryerjen e një shërbimi të caktuar.

Arsyeja e rritjes së rëndësisë së shfrytëzimit të burimeve të jashtëm, rrjedh nga ndryshimet e shpejta në treg që pamundëson që ndërmarrja të fokusohet në shumë aktivitete dhe për këtë ndërmarrja detyrohet të fokusohet vetëm në disa aktivitete qendrore, ndërsa aktivitetet tjera, të karakterit dytësor ose tretësor ia lënë kompanive të specializuara pasi këto mund të sigurohen më shpejtë dhe me një cilësi më të lartë, për nevojat e kompanisë.

Asnjë nga kompanitë, nuk mund të tregojnë epërsi në të gjitha fushat, për prodhimin e një produkti ose shërbimi.

“Prahaladi dhe Hameli kanë theksuar se vetëm një numër i vogël i kompanive në botë mund të fokusohen (specializohen) më tepër se në pesë fusha (veprimtari)”.

Për këtë arsye, kompanitë serioze janë duke i shfrytëzuar burimet e jashtëm për sigurimin e autputëve të caktuara. Në ditët e sotme produktiviteti mund arrihet, kur kompania, disa nga punët ua lë kompanive të tjera të profesionalizuara për prodhimin e një produkti ose shërbimi, i cili për kompaninë është si lëndë e parë.

P.sh. kompania e njohur “Westinghouse” është njëra nga kompanitë që ka treguar sukses në prodhim, por në anën tjetër ka bërë një marrëveshje afatgjate me një kompani për transport, e cila ka transportuar produktet e kompanisë me një kosto të ulët, dhe konsiderohej njëra nga kompanitë më të suksesshme për transportimin e mallrave. Marrëveshja me kompaninë e transportit ka ndikuar dukshëm në uljen e shpenzimeve të kompanisë.

Po ashtu, edhe kompania e transportit është fokusuar që të profesionalizohet në fushën e transportit,  përmes të cilit ka treguar epërsi konkurruese, ndaj konkurrentëve të sektorit të njejtë.

Sot, disa nga kompanitë, me qëllim të uljes së shpenzimeve, janë duke i shfrytëzuar burimet e jashtëm, edhe nëse ato janë në largësi prej 10000 km, sikurse është rasti i shfrytëzimit të fuqisë punëtore të lindjes së largët.

Shfrytëzimi i burimeve të jashtëm siguron avantazh edhe për departamentin e burimeve njerëzore.

P.sh. kur synohet të implementohen programet e trajnimit të personelit, departamenti duhet të merret me një varg punësh si: gjetja e një qendre për trajnim, krijimi i kontakteve, negociatat e stërzgjatura, marrëveshjet për trajnim, sigurimi i hapësirës për trajnim etj.

Të gjitha këto detyra janë nën supet e departamentit për burime njerëzore. Por nëse një punë e caktuar i besohet një kompanie konsultuese si burim i jashtëm do të evitohen gabimet e mundshme dhe dukshëm do të kursehet koha.

Rëndësia e shfrytëzimit të burimeve të jashtëm është dëshmuar edhe në rastin e dy ndërmarrjeve prestigjioze në fushën e burimeve njerëzore.

Rasti është me kompaninë British Telecom që ka bërë marrëveshje me kompaninë e specializuar për burime njerëzore “Accenture HR”, e cila ka marrë përsipër rekrutimin, largimin nga puna dhe menaxhimin e bazës së të dhënave për personelin e rekrutuar.

Me këtë strategji kompania British Telecom ka arritur që të kursejë 20% prej momentit që ka kontraktuar këtë kompani të specializuar.

Ndërmarrjet në Kosovë për të treguar epërsi konkurruese ndaj konkurrentëve domosdoshmërisht duhet të shfrytëzojnë burimet e jashtëm dhe të përqendrohen në aktivitetet qendrore të afarizmit të tyre.

P.sh. ndërmarrjet në Kosovë që nuk e kanë departamentin e burimeve njerëzore (kryesisht mikrobizneset, që përbëjnë 98 % të bizneseve në Kosovë), mund t’i kontraktojnë kompanitë konsulente për burime njerëzore, të cilat do të mund të rekrutonin punonjës me kualifikime të nevojshëm.

Disa nga dobitë e shfrytëzimit të burimeve të jashtëm:

-    Ju mundëson që të fokusoheni në veprimtaritë kryesore të kompanisë,
-    Ju mundëson që të arrini në informacionin e kërkuar në një kohë të shkurtër,
-    Është faktor i ruajtjes së sekreteve të kompanisë,
-    Është faktor i kursimit të kohës,
-    Rritet produktiviteti,
-    Punët kryhen nga profesionistët,
-    Shfrytëzimi i burimeve është më racional,
-    Pakësohen shpenzimet,
-    Shërbimet merren sipas nevojës,
-    Krijon epërsi konkurruese,
-    Nuk shprehet nevoja për të investuar në teknologji,
-    Niveli i pagave mbetet i fshehur me kërkesë të punonjësve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)