Rektori politik? Po, ai do të jetë Marjan Dema
Shkruar nga Berat Armagedoni
Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina këtë herë do të bëhet me rektor, por se kush nga gjashtë kandidatët që kanë konkurruar do të zgjedhet rektor, kushdo që di të bëjë një analizë të tillë, e di që Marjan Dema do ti mund të gjithë kandidatët e tjerë, Nuredin Mestanin, Afrim Hamidin, Xhevat Berishën, Azem Lajçin, madje edhe Jusuf Musliun, i cili po ngul këmbë se tash i duhet Hasan Prishtinës me shumë se dikur Shtimes. Marjani do ti mund të gjithë këta për këto arsye
Këtë të martë, kur edhe është mbyllur konkursi për rektor, është paralajmëruar që këtë të enjte Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina do të bëhet me rektor, ani pse anëtari i Këshillit Drejtues të UP-së, Sigurd Hollinger, i deleguar nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, smund marrë pjesë prapë edhe pse po negociojnë me të që tia paguajnë të gjitha shpenzimet e udhëtimit vetëm të vijë ta hedhë votën për
Po për kënd se?!
Siç morëm vesh në fund të ditës së martë, gjashtë kandidatë në konkursin e ripërtërirë synojnë të bëhen rektor të UP-së. Natyrisht, prej të gjashtëve, njëri prej tyre do të bëhet rektor. Absolutisht jo Jusuf Musliu sepse, meqë nuk i është dashur Shtimes, nuk do ti duhet as Hasan Prishtinës. Se sdo të bëhet ai që ka merita intelektuale e shkencore, por që ka merita intelektuale e shkencore njëfarë dore, marrim vesh në pasdreken e së enjtes, kur Këshilli Drejtues i UP-së do ta shkelë çfarëdo rregullore, kur ky Këshill sdo ti mbyllë sytë, por do ti hapë veshët shumë e ti mbajë edhe jashtë derës së mbledhjes së objektit të Rektoratit, se çfarë po thonë krerët e partive, duke pritur vendimin e tyre, e bërë publik pëlqimin e tjetërkujt para nesh.
Dhe prej gjashtë kandidatëve për rektor, Jusuf Musliu, Nuredin Mestani, Marjan Dema, Afrim Hamidi, Xhevat Berisha dhe Azem Lajçi, një prej tyre do të zgjidhet ose me hatër, ose më zor, rektor. Në këtë kontekst duhet bërë një pyetje, e cila për shumëkënd ka përgjigje të qartë: se kush prej këtyre kandidatëve i ka gjasat politike më të mëdha të zgjedhet në krye të Hasan Prishtinës dhe pse i ka gjasat ai e nuk i ka një tjetër?
Pse vetëm Marjan Dema e jo të tjerët?!
Sepse, Marjan Dema, gjatë viteve 2006-2009, në kohën kur baba Enver (Hasani) ishte rektor, ky ishte prorektor për çështje financiare e ushtrues detyre i rektorit për disa muaj, pas mbarimit të mandatit rektor të babës, Enver Hasanit. Kushdo që ka pak kujtesë, i kujtohet që në kohën kur Dema ishte prorektor për çështje financiare e ushtrues detyre i rektorit po në atë kohë plasën aferat e keqpërdorimeve financiare, me përkthimin e librave dhe investimet në infrastrukturën e disa fakulteteve. Prandaj, shtrojmë pyetjen, kush është i interesuar ta kthejë dorën e zgjatur të Enver Hasanit në krye të UP-së dhe për çarsye duhet të vazhdojnë keqpërdorimet në UP?
Cilëve prej krerëve të partive në pushtet u duhet Dema?! Kujt i duhet një u.d. i rektorit i konsumuar dhe një prorektor që, sa i kryente këto detyra, nuk i ka kryer ndershmërisht?! Po ashtu, shtrojmë pyetjen, për çfarë qëllimesh sot politika, natyrisht edhe anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, e favorizojnë dhe e zgjedhin Demën rektor?! Mos po e bëjnë këtë për ti fshehur gjurmët e keqpërdorimeve të shumta dhe të malverzimeve me pronat e uzurpuara të UP-së?! Mendoni dhe arsyetoni vetë, arsyeshëm dhe qetë!
Ndër të tjera, Marjan Dema po favorizohet nga politika dhe nga Këshilli Drejtues i UP-së, i cili është vegël e partive, sepse ai ishte kryetar i PSHDK-së e, pas kalimit të PSHDK-së në PDK, kandidat i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2010, ku besimin, në gjithë Kosovën, nuk ia dhanë katër mijë veta.
Na kujtohen edhe ankesat e shumta të tij të bëra publike në medie pas zgjedhjeve, kur ankohej se Thaçi nuk po e përfillte dhe nuk po i gjente as pesë minuta kohë për tu takuar me të. Dhe pse ky kandidat për rektor, puro politik, të cilit dikur nuk ia varte Thaçi, sot ia varë e gjithë PDK-ja, LDK-ja dhe shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues, e i premtojnë ta bëjnë rektor?
Çfarë interesa kanë me të dhe ku tjetër përputhen interesat e tyre?! A i duhet HASAN PRISHTINËS një njeri kaq i politizuar?! Një kandidat i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës? A mos e ka djegur karrierën akademike Marjani me angazhimin politik? Dhe a i bën nder sot HASAN PRISHTINËS një njeri kaq politik, në kohën kur të gjithë studentët e UP-së, të gjithë liderët e partive dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së deklarojnë gjatë ditës, se UP-së nuk i duhet kurrfarë kandidati politik?!
Pra, pse studentët duhet ta pranojnë kompromisin e partive e të anëtarëve të Këshillit Drejtues për bërjen e Marjanit rektor?!
Megjithatë, megjithatë, pikërisht për këto arsye e shumë të tjera që mund tjua përmendim një ditë tjetër, ka një fije shprese që Marjan Dema të mos i prijë HASAN PRISHTINËS siç nuk i priu as Rektoratit të Universitetit të Gjakovës, kur humbi përballë Shaban Buzës, meqë Marjan Dema gjatë gjithë jetës së vet i kishte të publikuara vetëm gjashtë punime shkencore, tri në Kosovë e tri jashtë Kosovës, e Buza i kishte qindra në Kosovë e qindra jashtë Kosovës.
Dhe meqë Marjan Dema, me vetëm tri punime shkencore, nuk ka bërë për rektor për Universitetin e Gjakovës, si mund të bëjë për rektor të Universitetit të Prishtinës? Kur u bë Gjakova kryeqytet e Prishtina qytet?! Pse nuk iu besua Marjan Demës pozita e rektorit të Universitetit të Gjakovës e po i zihet tash e Prishtinës?
Gjithashtu, shtrohet këtu dhe një çështje tjetër, e vlerësimit: çnivel të Këshillit Drejtues pati Universiteti i Gjakovës që ia dha vetëm dy vota Marjan Demës për rektor, e çnivel ka Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës që ia beson pozitën e rektorit?!
A nuk i mjafton Këshillit Drejtues të UP-së të kujtojë e të veprojë ndershëm, edhe të gjithë atyre që ndërhyjnë në procese të tilla të zgjedhjes së rektorëve e të drejtorëve, që kryetar i KQZ-së së UP-së ishte Marjan Dema, i cili monitoroi dhe e menaxhoi gjithë procesin e fundit zgjedhor, i cili u përsërit në disa fakultete, kurse në shumicën prej tyre u shprehën pakënaqësi për shkak të dallavereve nëpër zyra e lokale për zgjedhje të dekanëve e të anëtarëve të Senatit.
Po pra, ishte vetë Marjan Dema ai që i numëroi votat e tyre, që i certifikoi kandidatët e zgjedhur në të gjitha nivelet dhe ata të Këshillit Drejtues, që e menaxhoi garën për Rektor, që i numëroi votat, që i shpalli rezultatet, që shpalli pretencën se kandidatët kishin numër të barabartë të votave, që shpalli anulimin e procesit të zgjedhjes së rektorit, që tha se nuk kanë të drejtë aplikimi të njëjtit e, në fund, si kushto tjetër që mendon mirë për vete, shpalli kandidaturën për rektor.
Cili prej jush, që tashmë e lexuat këtë tekst, mund të besoni edhe më tutje se gjithë ky proces, i gjithi ky eliminim, nuk ka qenë i montuar politikisht dhe i sajuar personalisht, vetëm për tia hapur dyert vetes siç ia hapi tashmë, e që pritet të zgjidhet rektor, kur pret tia kthejnë argatët që ua ka bërë atyre që janë bërë anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së, e atyre të tjerëve që ua ka mundësuar zgjedhjen dekanë, e nënës parti që i ka sjellë kokrra e dokrra?!
Marrë parasysh të gjitha këto dhe kushdo që e ndan drejtësinë në këtë vend, vëren se kandidimi i Marjan Demës për rektor të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina është konflikt interesi, i pastër si loti. Para se të ecet më tutje me këtë kandidat, Këshilli Drejtues i UP-së, meqë mund të harrojë, duhet ti ketë para syve dhe para sysh të gjitha këto për Marjan Demën, i cili mund të zgjidhet të enjten politikisht rektor, por gjithë ditëve të tjera, prej që ta pranojë detyrën e derisa ta mbarojë, do të kontestohet gjerësisht: nga studentët e dalluar e të drejtë të UP-së, nga akademikët e elitat intelektuale, nga profesorët universitarë që janë apartiakë, e nga ata njerëz që UP-në e duan të papartishëm.
Kështu që, duke qenë Marjan Dema një prej tyre, i zhytur thellë në politikë dhe që ka bërë shumë miq në politikë, as tash e as pas 50 vjetëve nuk i duhet universitetit publik, absolutisht as atyre private.
Kushdo që di diçka për artin e së mundshmes, kurrë atë sduhet ta bëjë të mundshëm në UP. Sduhet ta bëjë sepse politika e dëmton universitetin, siç e ka dëmtuar që prej pas luftës. Prandaj, të gjithë duhet të bëjnë apel, të zgjedhet një rektor që si ka futur hundët në politikë përpos në shkencë. Kështu u bëftë! Amin, Marjan! Amen, Demë!