Reformimi i kuadrit ligjor nga shmangia tatimore, në evazion tatimor
Shkruar nga Ma. Sc. Burim Haliti
Ndërtimi dhe funksionimi i sistemit të bizneseve në qdo shoqëri dhe shtet bashkëkohorë është shumë me rëndësi, sepse varet drejtpërdrejt edhe zhvillimi ekonomik dhe financiar i vendit.
Në rregullimin e kësaj fushe rol të madh luan edhe legjislacioni ekonomik dhe financiar që shtetet e ndërtojnë për ti lehtësuar procedurat ligjore të të bërit biznes.
Zhvillimi i biznesit përveç se kërkon procedura të lehta në të bërit biznes kërkon edhe legjislacion ekonomik (financiar) të përshtatshëm për subjektet ekonomike dhe njëherit parashikim të saktë dhe të drejtë të sanksioneve ekonomike për subjektet të cilat nuk i përmbahen procedurave ligjore.
Sfidë kryesore e legjislacionit ekonomik (financiar) në Republikën e Kosovës paraqet qështja se evazionit tatimor se a është shmangie nga tatimi apo mashtrim tatimor.
Terminologjia ligjore në Republikën e Kosovës nuk e njeh fare termin evazion tatimor sepse askund nuk parashihet, mirëpo e njeh termin shmangie nga tatimi.
Koncepti evazion tatimor në kuptimin teorik sipas studiuesve bashkëkohorë perëndimorë nuk nënkuptohet se është shmangie nga tatimi por është mashtrim tatimor.
Tek ne mentaliteti ligjor dhe jetësor automatikisht evzionin tatimor e nënkupton edhe shmangie tatimore, gjë që sipas teorisë dhe koncepteve moderne finaciare nuk është e njëjta kategori ligjore dhe praktike.
Sipas koncepteve bashkëkohore nëse dikush shkakton evazion tatimor (mashtrim tatimor) atëherë ai duhet të ndëshkohet, sepse nuk deklaron saktë detyrimet e tij tatimore ndaj shtetit dhe kjo paraqet rrezik për të përgjithshmen ose kolektiven (shtetin).
Ndërsa nëse dikush shkakton shmangie tatimore nuk paraqet kategori ligjore të ndëshkueshme, sepse nuk kemi të bejmë me fshehje të taimeve detyrimore por kemi të bëjmë me mos arritje të cakut tatimor për të cilën është zotuar apo janë nxjerrë konkluzat se ai subjekt ekonomik mund të paguaj obligime tatimore për një periudhë të caktuar (mujore, tre mujore, gjashtë mujore apo një vjeqare).
Praktikisht evazioni tatimorë ose mashtrimi tatimorë shkaktohet atëherë kur një subjekt ekonomik i cili është i karakterit prodhues nuk deklaron saktë prodhimin, tatimin dhe numrin e punëtorëve.
Përmes këtij mos deklarimi të saktë mundohet tu ikë tatimeve shtetërore të cilat për shtetin janë të hyra të shenjta dhe në momentin kur shteti e vërteton këtë atëherë ndëshkohet në bazë të ligjit penal.
P.sh: nëse një kompani prodhon patate 10 tonë brenda një muaji dhe paraqet në institucionet tatimore se ka prodhuar 5 tonë atëherë, kjo është mashtrimi tatimor sepse subjekti ekonomik është munduar të fsheh dhe të mashtrojë shtetin.
Ndërsa shmangia nga tatimi që tek ne është e ndëshkueshme (Kodi penal nenin 313), në shoqëritë moderne perëndimore nuk ka karakter ndëshkues ligjor sepse nuk paraqet shkelje ligjore, ngase është procedurë e rregullt e cila mund ti ndodhë qdo subjekti ekonomik.
P.sh: nëse një kompani ekonomike është stabile në kuptimin e funksionimit të saj dhe për 5 vite me radhë ka paguar tatime nga 1 milion euro qdo vit.
Sipas kësaj shteti nga planifikimi nënkupton se edhe në vitin e 6 do të inkasojë përafërsisht 1 milion euro nga tatimet e kësaj kompanie ekonomike, mirëpo nëse kjo kompani nuk i ka arrit këto parashikime dhe jep si arsyetim se e ka reduktuar numrin e punëtorëve, se ka mungesë të investimeve kapitale apo se nuk ka lëndë të parë të prodhimit atëherë kjo paraqet edhe shmangie nga tatimi i cili nuk mund të ndëshkohet, sepse askush nuk mund ta ndëshkojë dikë pse nuk ka arrit një prodhim më të lartë por sepse ka fshehë tatimet.
Konceptet bashkëkohore të financave publike janë në kontradiktë të madhe me realitetin ligjor në Republikën e Kosovës, sa i përket masave ndëshkimore për ata që bëjnë evazion tatimor. Tek ne ndëshkohen ata që bëjnë shmangie nga tatimi gjë që në aspektin teorik, profesional dhe shkencor kjo nuk parashihet, ndërsa fare nuk parashihet ndëshkimi i atyre që shkaktojnë evazion tatimor.
Përfundime: Sipas analizave profesionale dhe ligjore sistemi financiar dhe tatimor në përgjithësi në Republikën e Kosovës duhet reformuar, ndryshuar dhe plotësuar aty ku ka nevojë në kuptimin ligjor, infrastrukturor dhe në kuptimin e resurseve njerëzore. Ne si shoqëri dhe si institutcione shtetërore duhet marrë masa të menjëhershme që ta sanojmë sistemin tatimor dhe fiskal në përgjithësi tek ne, si:
· Të përgatiten qytetarët në aspektin e teorik ose të njohurive ligjore se çka mund të shkaktojnë evazionin tatimor, apo shmangien nga tatimet.
· Të ndryshohet urgjentisht kuadri ligjor sa i përket ndëshkimit të gjithë atyre personave të cilët kryerjnë veprime jo ligjore sa i përket mos pagimit të tatimeve.
· Të ndryshohet emërtimi i veprës penale nga Shmangie nga tatimi, në emërtimin vepra penale për evazion tatimor ose mashtrim tatimor.
· Të ndryshohet neni 313, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës ku ceket se të gjithë ata që kryejnë shmangie nga tatimi të ndëshkohen me gjobë dhe me dënim me burg. Të formulohet në formë tjetër dhe të thuhet se do të dënohen me gjobë ose me dënim me burg.
· Të parashihet maksimumi dhe minimumi i dënimit me gjobë në këto paragrafë dhe të mos u lihet barrë gjyqtarëve që të vendosin. Nuk duhet të parashihet në formë valutor por duhet të parashihet në formë të përqindjes nga ajo se sa ka bërë evazion tatimor.