23 Dhjetor 2024

Reflektimet i ngjarjeve të fundit në Luginë të Preshevës

Shkruar nga Skender Jashari

Lugina e Preshevës  aspiron edhe sot, Bashkimin me  Republikën e  Kosovës, pjesë e së cilës ishim  deri më  1945, e që përdhuni për të ndryshuar përbërjen  etnike Shqipëtare, u bënë  ndarje  të tilla.

Të gjithë  Shqipëtarët  e Luginës së Preshevës, e shikojnë këtë  si opsionin e  vetëm, duke mos pasur asnjë  opsion alternativ.

Kohëve të fundit, ngjarjet në   rajon e më larg  janë  duke u zhvilluar me shpejtësi më të madhe se më parë. Padyshim  ngjarjet e tilla shkaku i  lidhjeve të ndryshme  reflektohen edhe në Luginë të Preshevës.

Kryesisht shohim dy ngjarje që  patjetër reflektohen në Luginë të Preshevës, ato janë: zgjedhjet parlamentare  të Republikës së Kosovës dhe  invazioni turk në territorin kurd të Sirisë.

Zgjedhjet  parlamentare të parakohshme  në Republikë të Kosovës, kanë patur interferim të dyanshëm.

Qytetarë të Luginës së Preshevës, të  cilët nuk janë  banorë  resident të  Republikës së Kosovës, madje edhe të tillë që  jetojnë nëpër  vende  të  ndryshme të Europës, kanë qenë të politizuar dhe ishin  aktivizuar në fushatën  parazgjedhore dhe zgjedhore për  zgjedhjet  parlamentare të 06.10.2019.

Për dallim nga  zgjedhjet  e   më hershme,  qytetarët  e Luginës së Preshevës, në këto zgjedhje  kanë  qenë  kryesisht ithtarë të një partie politike- dhe nga  duket  që kanë luajtur rrolë  në rezultatin  përfundimtarë.

Përgjegjësia  kushtetuese dhe  sipas ligjeve  ndërkombëtare, bie  mbi Republikën e Shqipërisë, në   mbrojtjen e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, po të njejtën  përgjegjësi  ka edhe  Republika e Kosovës.

Deri më tash, asnjë hap relevant  nuk kanë  bë, nuk mund të pritet që as  në të ardhmen të  bëhet- edhe pse shpresat e  Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës  paksa janë  riforcuar.

Tashmë  janë  dy opsione, rreth  Luginës së Preshevës: ai i presidentit të Republikës së Kosovës, për bashkimin e  saj Kosovës dhe  opsioni i status quos alias reciprocitetit me  serbët  e Kosovës. Opsioni i Bashkimit  me Kosovës,  i promovuar së fundmi nga  presidenti i Republikës së Kosovës,  është  ideal dhe dëshirë e çdo Shqipëtari, pra edhe të Shqipëtarëve të Luginës, por  zgjedhjet e fundit dëshmuan që as Shqipëtarët e Luginës nuk e  besojnë këtë.

Derisa tashmë   SHBA, por edhe vende të  fuqishme të BE-së, janë  për zgjedhjen përfundimtare të çështjes së shekullit, atë  Shqipëtaro-serbe, ne Shqipëtarët e  Luginës së Preshevës, më fuqishëm se kurrë  duhet të  ngrisim  zërin për  Bashkimin me Kosovën.

Presidenti i Republikës së Kosovës nuk mund ta  privatizoj e patronizoj dhe përfaqësoj  idealin e Shqipëtarëve të Luginës, siç askush tjetër  pos popullit nuk është i denjë ta  përfaqësojë këtë ideal.

Por edhe mjegullimi  i  kërkesës së Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës për Bashkim me Kosovën, pjesë e së cilës  vazhdimisht ishim e që u ndamë  pas Luftës së II botërore, është po aq i dëmshëm, e  mos të flasim më për  reciprocitet me serbët e  Kosovës.

Lugina e Preshevës, nuk mund  në asnjë mënyrë të pranojë reciprocitet me serbët e   Kosovës, për faktet: serbët  nuk kanë  kontinuitet historik dhe territorial-gjeografik, pra edhe  Kosova Veriore( Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani) por janë  sediment kolonësh, derisa Shqipëtarët e Luginës së Preshevës nuk janë minoritet por   shumicë  në shtrirjen e tyre territoriale-gjeografike.

Influenca  turke  në Luginë të Preshevës, është më  e madhe sesa në pjesët  tjera të Trojeve  Shqipëtare, krysisht për arsye të tre faktorëve: lidhjeve  me muhaxherët së bashku me ndikimin serb për turqizimin  e Shqipëtarëve dhe ndikimit të hoxhallarëve  të  Akaidës turke.

Lugina e Preshevës, është pjesa e fundit trashëgimtare  e  Golgotës Shqipëtare të Sanxhakut të Nishit,  të viteve 1877 deri më sot. Golgota jonë ishte me përmasa biblike, kështu e ilustrojnë shumë historian, mes tyre edhe historiani amerikan Justin McCarthy flet për 131.000 musliman( nënkupto Shqipëtar) në Sanxhakun e Nishit në vitet 1876, derisa në vitin 1882 kishin mbetur 12.000 të tillë. 

Pas vitit 1912, me pushtimin serb të  Luginës së Preshevës,  Shqipëtarët  e  kësaj ane, u përballën  me asimilimin, muslimanizimin, boshnjakëzimin, turqizimin,  me  të cilat edhe sot përballen.

Shpërnguljet  edhe  gjatë  viteve  1912-1914, të rreth 500.000 Shqipëtar, gjatë viteve 1923 deri në Luftën e II Botërore mbi 300.000, në vitet 1953-1956 mbi 530.000 Shqipëtar për në Turqi, një pjesë  e tyre ishin edhe  nga Lugina e Preshevës, në përqindje më të lartë.

Kjo ka bërë  që edhe  sot,  Muhaxherët  të kenë  lidhje  farefisnore  me farefisin e tyre në Luginë të Preshevës.

Madje analizuar më në detaje, shumica e tyre  janë  ithëtarë të  Taip Erdoganit, të cilën  e reflektojnë edhe  farefisi i tyre në Luginë të Preshevës.

Prandaj  si lidhjet  farefisnore  ashtu edhe ndikimi i qëllimshëm  i  Serbisë, që Shqipëtarët  e Luginës së Preshevës, edhe sot  të orientohen  drejt lindjes-Turqisë, siç ishim orientuar  gjatë viteve 1877-1908,  prej nga  Serbia  fitoi  territor  nga ne Shqipëtarët,  ashtu edhe më pas  fitoi asimilim dhe shpërngulje të Shqipëtarëve për në Turqi, janë vetëm në interesin e saj.

Derisa  në këtë  drejtim  Institucionet e Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë janë të shurdhëra. Derisa ndikimi i hoxhallarëve, të cilët predikojnë Akaidën turke të besimit islam, ende  reflektojnë  dhe ndikojnë në shtimin e  influencës  Erdoganiste në Luginë të Preshevës.

Së fundmi me  invazionin turk, në  Sirinë veriore,  në tokat etnike Kurde,  reflektoi edhe në Luginë të Preshevës, por edhe tek Shqipëtarët  në Republikën e  Maqedonisë së Veriut,  troje këto ku  është më evident  influenca turke.

Reagimi i ashpër i botës demokratike, kryesisht SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Izraelit, nuk u shoqëru edhe nga  reagimi  i zëshëm i politikës tonë Shqipëtare.

Andaj Shqipëtarët e  Luginës së Preshevës, duhet të vazhdojmë edhe sot, kur situata është në dobi  tonën, që të kërkojmë  asipiratën  për Bashkim me Kosovën, si zgjedhje  definitive  e problemit Shqipëtaro-serb.

 Çdo zgjedhje tjetër,  vetëm do ishte në interes të Serbisë, që  të “ngrijë problemin” për ta  rihapur  kur  situata të jenë  në favor të saj. Bashkimi  i Luginës së Preshevës me  Kosovën, do i jepte fund edhe shumë ndikimeve   tjera, qoftë atij  turk mbi  këtë pjesë, qoftë edhe ndikimit serb në asimilimin e  Shqipëtarëve të kësaj ane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)