Reflektimet e patologjive sociale në shoqëri
Shkruar nga Ma. sci. Ilir Maqastena
Sa do që i kthehemi mbrapa retrospektives historike të shoqërive, literaturës së tyre, hulumtimit të arkivave socio historik, nuk mundë të gjejmë shoqëri, e cila ka qenë plotësisht e çliruar nga fenomenet të klasifikuar në kuadrin e tipologjisë negative socio - patologjike.
Këto fenomene në shkencën e Sociologjisë njihen si socio - patologji, si të tilla gjejnë një trajtim të rëndësisë së veçantë dhe shumë dimensional, duke përfshirë: Prostitucionin, Krimin e organizuar, shpërndarjen dhe marrjen e drogave, trafikimin me qenie njerëzore etj.
Fenomene të tilla, pa dyshim që prodhojnë situata të pa qëndrueshme sociale, dhe me përplot impakte negative.
Ekspansioni i tyre, kryesisht është i predispozuar të ndodhë në situata të caktuara sociale, si psh; kur shoqëritë kalojnë në etapat e tranzicionit, problemet e tilla mbeten sfidë, apo në anën tjetër gjenden në situata të ngarkuara të natyrës socio ekonomike, etj, si fjala vije në varfëri, papunësi ekstreme, etj, kur ndodhë që të kemi transformimin e segmenteve sociale nga një dimension tek një dimension i formatit më ndryshe, i mënyrës së funksionimit, renditjes strukturore etj, si veçori përshkuese, tranzicioni kryesisht karakterizohet me mungesën e disa rregullave të cilat do të duhej të ishin në shërbim të rregullimit të dimensioneve të ndryshme shoqërore, për mungesën e normave, do të doja të përmendi sociologun Emil Dyrkem, që kësaj problematike të lartë përmendur i kishte vënë emrin anomi.
Prandaj lënia e hapësirës, krijon fushë për shtrirje të patologjive sociale, me çka si të tilla, din të marrin, po atë kahe sa që mundë të bëhen aq të mprehta, dhe mundë të vënë njëkohësisht në dyshim arritjet e realizuara apo projektet që presin për ti realizuar.
Pasojat sociale, të cilat arrijnë, si rezultat i fenomeneve patologjike, nuk janë të pakta, psh; prostitucioni është një fenomen i cili ka arritur ti sfidoj shumë shoqëri, përveç tjerash, nuk mungojnë edhe përhapjet e sëmundjeve të ndryshme, për këtë më së miri flet virusi HIV-AIDS, pastaj dëmtimet e shëndetit fizik e mendor, krijimi i mungesës së familjes, reflektime emocional, etj.
Tani shkenca, e ka edhe fjalën e fundit për shërbimin dhe rolin e familjes, është institucioni me peshën më të madhe, vendi ku individi gjen lumturin, ndan dhimbjen dhe harenë, është ajo që pikërisht vendoset në vijën e parë të frontit për të ju kundër vënë çdo situate që trazon rehatin, prej aty buron krijimi i personalitetit të individit, mësimi për shkathtësitë për integrim tek grupet tjera sociale dhe interaktivitetit mes tyre, zhvillimi i roleve që i merr ose i ndahen, ku rolet që njerëzit bartin në institucionet sociale kanë peshën e pa kontestuar, sepse pikërisht institucionet ngritën si mekanizma, të cilët vihen në përdorim, për të rregulluar jetën e njerëzve, në kuptimin e një mirëqenie socio ekonomike, në kuptimin e një sigurie të përgjithshme, apo thënë në të përgjithshmen reagojnë aty ku shfaqen simptomat sociale të cenimit të të gjitha lirive të garantuara, por, dua që edhe një herë ti kthehem roleve, aty ku secili ka një përgjegjësi të caktuar, aty ku secili duhet të gjendet në vendin e vetë, për të bashkërenduar me të tjerët, dhe për këtë do doja të shkëpus një citat të Profesorit sociologjisë Steve Bruce të Universitetit të Aberdeen-it ku në librin e tij Sociologjia,
Një hyrje e shkurtër, ai ndër të tjera shkruan, bashkëshorti dhe bashkëshortja, prindi dhe fëmija, punëdhënësi dhe punëmarrësi, kamerieri dhe klienti, mësuesi dhe nxënësi, kryekomandanti dhe pasuesit e tij; secili prej tyre merr kuptim vetëm kur hyn në mardhënie me të tjerët.
Me këtë rast të sapo cituar, do të ndaloja tek rolet e disa agjensve socializuese, me lindjen e fëmijës, kontakti i parë social ndodhë me institucionin primar social, pra me familje, kjo e fundit, ka funksionet e veta fundamentale, që mundë tia kultivoj, e ato janë: Krijimi i pikëpamjeve dhe shprehive të sjelljes emocionale, sociale, kulturore, ekonomike etj.
Por, nuk ndalon vetëm me kaq, aty merret edhe mësimi për respektimin e tjetrit, fëmija për herë të parë nga institucioni familje mësohet, për rregullat primare të aplikimit për gjatë jetës së tij/ saj.
Pastaj, qasja e vazhdueshme ndaj arsyes jetësore, për të vazhduar me zhvillimin e ekonomisë familjare, si psh; fitimin dhe kursimin, mësimi për qasjet pozitive të lartë përmendura, për edukim të shëndoshë, kanë qenë dhe janë faktor i çmueshëm socializues, reflektuese, me mjaft pozitivitet, në shoqërinë e së nesërmes.
Shkolla një agjens i rëndësishëm i edukimit, socializmit dhe përparimit, është faktor substancial në përballjen me të pa durueshmen sociale, me plagët sociale, institucion i cili qëndron në kohë permanente për të kundërshtuar sjelljet devijante, fëmijët dërgohen në shkolla, për të marrë edukim dhe arsimim, dhe kjo më së miri bëhet, duke krijuar kuadër profesional e të specializuar, i kombinuar më plan dhe programe adekuate, të cilat do t ju përgjigjeshin me dinamizëm dhe kohë reale atyre problemeve që e kërcënojnë shëndetin social dhe të mirat sociale, përveç tjerash kthimi i punëtorëve social në shkolla, paraqet rëndësi të posaçme, pasi që njoftimi, këshillimi, rekomandimi dhe konstatimi, do të ishte permanente nga ana e të sipër përmendurve, kësi soj, shkathtësitë për jetë, pregaditja për sfida gjatë rrugëtimit jetësor, ofrimi i rrugëve të suksesit, janë interes i nxënësve, që më së miri mund t ju ofrojnë bartësit e lëndëve sociale dhe punëtorët social.
Mediat, përveç rolit informuese, natyrshëm në skemat programore përfshijnë edhe programe; edukative, sensibilizuese, mbështetëse etj, tani që kur njerëzimi po vuan nga situata të pa qëndrueshme, në anën tjetër më shumë se kurrë ka nevojë edhe për suportimin akoma më të madh të institucionit të medias, kjo e fundit, sigurisht do të arrihej duke shfrytëzuar në radhë të parë një zgjerim të më tejmë të programeve informuese, edukative dhe sensibilizuese në raport me elementet e lartë përmendura, prononcimet e ekspertëve të fushave përkatëse, duke përfshirë, dhënien e këshillave, elaborimet shkencore, kumtimin e arritjeve shkencore në lidhje me patologjitë sociale, qëllimin dhe marrjen e masave preventive ndaj fenomeneve socio patologjike, krijimi i zyrave konsultuese dhe ofrimi i shërbimeve profesionale, përbëjnë vetëm disa dhe vetëm disa masa që do duhej të ndërmerreshin në kuadrin e shumë sosh.
Mundë të thuhet se, luftimi i fenomeneve të patologjive sociale, natyrshëm krijon një shoqëri vitale, të shëndoshë, një shoqëri e cila me institucionet e saj, do të jetë garantim i zhvillimit, progresit dhe e arritjes së rezultateve të larta e të dëshirueshme.