07 Janar 2025

Referimi dhe vëzhguesit profesional mbesin “Thembra e Akilit” në Basketboll

Shkruar nga Liridon Hajdini

Duke pas parasysh se Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë hapa para ne ndërkombëtarizimin e këtij sporti, ku sot kemi 3 ekipe që marrin pjesë në këto 3 gara në Ligën Ballkanike, e njëra nga to edhe ne EuroCap, dhe të gjitha këto ekipe kanë performancë mesatarisht të mirë, por ajo se çfarë mbetet e dobët ne basketboll janë referët dhe vëzhguesit.

Referimi dhe vëzhguesit e kësaj federate janë shumë larg niveleve që kërkohen me norma ndërkombëtare të referimit, me përjashtim të një apo dy referëve. Këta nuk po mund ta kalojnë në provim në garat vendore e lëre më ne ato ndërkombëtare, kur analizohen shkaqet të cilat janë të shumta që qojnë deri te pasojat atëherë duhet radhitur disa nga to.

Fillimisht si është bërë përzgjedhja e referëve që janë tani, shumica nga ta duke u ftuar nga miqtë dhe shokët që janë të punësuar në federatë apo nga referët si dhe në disa raste të nepotizmit, asnjëherë nuk ka pasur ndonjë thirrje publike nga ana e FBK-se pranë Fakulteteve të Edukimit Fizikë dhe Sportivë, apo diçka të ngjashme.
Kush ishte trajner apo mësues të këtyre referëve të rinj që disa prej tyre sot referojnë në Superligën e Basketbollit të Kosovës, si dhe në ligat tjera? Ishin të gjithë ata referë apo delegatë që asnjëherë në jetën e tyre nuk arritën të dalin jashtë basketbollit vendor, e atëherë me thoni si do të përmirësohet cilësia?

Dhe se fundmi vendimi i bordit të SHGJFBK-së, vendim i cili Shoqata e Gjyqtarëve fton të gjithë gjyqtarët që pauzuanë për një vit t\'i drejtohen shoqatës për rianëtarësim dhe askund nuk kanë vend për referët e rinj të cilët do të dëshironin të ju nënshtroheshin testeve për të qenë referë, po ashtu edhe për vëzhguese ju ndalua aplikimi të gjithë atyre që nuk kanë qenë referë apo vëzhgues më herët, shumë e thjeshtë me këtë vendim SHGJFBK e ka mbyllur veten si në geto, duke u sjellë gjithçka në këta referë dhe vëzhgues që janë tani.

 Po ashtu edhe në komisionin për testimin e referëve dhe vëzhguesve të lartcekur, janë tre anëtarë të cilët ose janë të pa kualifikuar ose kanë kualifikim që nuk përputhët aspak me sportin ne përgjithësi e basketbollin në veçanti, po ashtu njëri nga ta edhe ishte akuzuar nga gjyqtarët (viti 2013) për manipulimin e një ndeshje.

Për fund dua të përgëzoj FBK-në për punën që ka bërë këtë vit rreth ndërkombëtarizimit, me shpresë se vitin tjetër do të punohet edhe ne fushën e referimit, fushë kjo shumë specifike dhe që luan rolë jetik në përmirësimin e cilësisë në basketboll.

/Autori është Master për Kulturë, Fizike, Sport dhe Rekreacion/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)