23 Dhjetor 2024

Recensioni i teksteve shkollore

Shkruar nga Prof.Dr. Naim Syla 

Informacionet nga TV tona dhe shtypi ditor si dhe bisedat e ndryshme me kolegë mjerisht vërtetojnë se ndërmarrja për tekstet e reja shkollore mund të quhet me çfarëdo emri tjetër, por jo me atë pedagogjik.

Shembujt  të cilët i dëgjojmë në TV tona për tekstet  dhe lëndët  e ndryshme vërtetojnë pohimin e lartcekur.

Ne, në Kosovë jemi mësuar të dëgjojmë afera të ndryshme korruptive të kamufluara më logjikën e tenderëve, e të cilat kanë pasoja tejet negative në zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë.

Mirëpo, kjo me tekste do të lë gjurmë dhe  varrë të thella e të gjata në sistemin tonë arsimor edhe ashtu të dërmuar.

Po ku jemi ne me këtë rast? A duhet të jemi spektator të thjeshtë dhe të strukemi  anash nga frika se po na kap rrëmuja, apo të flasim.

Unë mendoj se të gjithë, bash të gjithë, nxënës, prindër, mësimdhënës, autor, shtëpi botuese e të tjerë e kemi obligim mos të ndalemi dhe ta çmontojmë në detaje këtë ndërmarrje jo pedagogjike për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Shtëpitë botuese për mes prokurorisë duhet ta zbërthejnë tërë zinxhirin e njerëzve përgjegjës për këtë çështje, prej ministrit, varësve të tij e deri tek recensentët. 

Jam i bindur se ky hulumtimi do të zbulon interesat grupore e ndoshta edhe  familjare të cilat për bazë kanë pasur paranë, thjeshtë logjikën e “tugjarit”.   

Ndërsa, ne të tjerët duhet ta themi atë që e dimë dhe e posedojmë. Për shembull, unë për veten time do të sjell një shembull të recensionit për librin e klasës së gjashtë bashkautor i së cilës jam edhe unë. 

Është shumë qesharak. Le të gjendet njeri i cili mundet ta kuptoj dhe deshifroj këtë logjik recensuese. 

X recensenti paraprakisht sjell disa vërejte (të numëruar prej b! e deri në m) të gjitha këto të pa faktuara. 

Pastaj nxjerrë disa përfundime të cilat nuk janë në vijimësi me ato të parat. Për shembull nën m,  recensenti thotë: Në tekst mungojnë pyetjet dhe detyrat në fund të secilit kapitull.

Ndërsa në arsyetimin e tij për përdorim, në përfundimin e parafundit thotë: Teksti ka një lidhje logjike në mes të tekstit, fletores së punës, librit të mësuesit, gjë që mundëson arritjen e rezultateve të nxënit.

E po çfarë është fletorja e punës  o i/e nderuar recensent? Më shumë se qesharake!  Unë po të isha recensent dhe të kisha vërejtje prej b në m të faktuar propozimin do ta kisha negativ për këtë tekst. 

Si duket këta kanë punuar me logjikë të shablloneve, për të cilat rezultati është ditur paraprakisht, ose kurrë nuk kanë recensuar, ose çfarë është më e keqja ju mungon ndërgjegjja dhe morali profesional.

Besoj se çdo lexues i vëmendshëm do të jetë në gjendje të nxjerr përfundimet për këtë “recension”.  Sipas nevojës dhe rrethanave do të vazhdojmë pas disa ditësh me shembuj të tjerë, me shpresë se nuk po i marr kohë “fushatës zgjedhore”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)